Trajnim me stafet teknike të Bashkive Mallakastër, Patos dhe Roskovec
Vijojnë trajnimet në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ASIG me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore. Ekspertët e ASIG zhvilluan dje trajnimin me stafet teknike të Bashkive Mallakastër, Patos dhe Roskovec.
Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:
-
- Njohja me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
- Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
- Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Fier
Vijojnë trajnimet me stafet teknike të njësive të qeverisjes vendore me qëllim ofrimin e njohurive në përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe aplikimeve GIS, në funksion të krijimit, përditësimit dhe publikimit të të dhënave gjeohapësinore në Gjeoportalin Kombëtar si dhe njohuri mbi produktet e përftuara nga projekti Shërbimi Satelitor.
Ekspertët e Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor zhvilluan sot trajnimin me stafin teknik të Bashkisë Fier ku morën pjesë përfaqësues nga:
- Drejtoria e Projekteve të Infrastrukturës;
- Drejtoria e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit;
- Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit;
- Drejtoria e Sistemit të Adresave, Transportit Publik dhe Sinjalistikës Rrugore;
- Drejtoria e Administrimit të Fondit Pyjor, Kullotave dhe Mbrojtjes së Mjedisit;
- Drejtoria e Programimit dhe Kontrollit të Punëve Publike dhe Investimeve.
Vijojnë trajnimet me institucionet publike
Sot në ambientet e sallës EUROPA, ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), vijuan trajnimet për përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga institucionet publike të:
- Autoritetit Rrugor Shqiptar;
- Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore;
- Autoritetit Portual Durrës;
- Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:
- Njohja me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
- Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit;
- Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
Leksion i hapur me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit
Ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nga Drejtoria e Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing zhvilluan më 09.05.2024, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, leksionin e hapur me temë: “Monitorimi i territorin me teknologji të avancuar”.
Në këtë leksion morën pjesë pedagogë dhe studentë të Departamentit të Gjeodezisë të cilët u njohën dhe diskutuan mbi temat e më poshtme:
- Parimet Bazë të Remote Sensing,
- Koncepte të përgjithshme mbi satelitët Albania 1 dhe Albania 2,
- Aplikimet e shërbimeve të të dhënave satelitore,
- Vështrim i përgjithshëm i ecurisë së projektit,
- Analizimi i Imazherisë Satelitore.
Arritjet e ASIG 2022-2023
Shfletoni më poshtë :
Trajnim me përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare
- Njohje me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
- Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit;
- Prezantim mbi produktet e përfituara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
Trajnim me stafin teknik të bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë
Në vijim të nismës së ndërmarrë nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit, u zhvillua dje trajnimi me stafet teknike të bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga:
- Drejtoria e Politikave Urbane;
- Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit;
- Drejtoria e Urbanistikës;
- Drejtoria e Kadastrës Urbane dhe Menaxhimi i Aseteve Publike;
- Bordi i Kullimit.
Trajnim me stafin teknik të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës
Vijojnë trajnimet me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit, nga ekspertët e ASIG të sektorëve të GIS-it Kombëtar, Sektorit të Standardeve për Gjeoinformacionin dhe Sektorit të Përpunimit të Imazherive Satelitore.
U zhvilluan këto ditë trajnime me stafet teknike të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.
Realizimi i fotografimit 360° të gjeoreferencuar, të rrjetit rrugor kombëtar dhe zonave urbane
Në kuadër të mbulimit me fotografim 360° gradë të rrjetit rrugor kombëtar, është realizuar fotografimi 360 ° i aksit rrugor Vorë – Kepi i Rodonit dhe është publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.
Fushat ku mund të përdoret ky produkt janë: dokumentimi fotografik i etapave të ndërtimit të veprave të infrastrukturës, objekteve të ndryshme arkitektonike dhe hapësirave publike, kontrolli dhe mirëmbajtja e akseve rrugore, kontrolli i investimeve të kryera në akse rrugore (sinjalistikë, gjelbërim, ndriçim, etj.), përcaktimi i zonave që kërkojnë ndërhyrje në kuadër të mirëmbajtjes, promovimi i turizmit apo evidentimi i objekteve social – ekonomike.
Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Elbasan
Në vazhdën e trajnimeve me stafet teknike të njësive të qeverisjes vendore, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) zhvilloi trajnimin me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafit teknik të Bashkisë Elbasan.
Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga;
- Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit,
- Drejtoria e Emergjencave Civile,
- Drejtoria e Bujqësisë dhe Menaxhimit të Pyjeve,
- Drejtoria e Projektimit.