U zhvillua ditën e premte më 07.06.2024, në ambientet e Bashkisë Librazhd, trajnimi me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të kësaj bashkie, me fokus përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit.
Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga:
- Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit;
- Drejtoria e Menaxhimit dhe Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave;
- Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit;
- Drejtoria e Sigurisë Publike.