Trajnim me stafin teknik të Bashkive Kukës dhe Has

Me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore, ekspertë të ASIG zhvilluan sot trajnimin me stafet teknike të Bashkive Kukës dhe Has.

 

Nisur nga interesi dhe kërkesat gjithnjë e në rritje për produktet e gjeoinformacionit në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga ASHK – Drejtoria Vendore Kukës, ASHK Zyra vendore Tropojë, dhe përfaqësues të stafeve teknike të Bashkive Kukës dhe Has si më poshtë:

 

  • Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit;
  • Drejtoria e Emergjencave Civile;
  • Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave;
  • Drejtoria e Bujqësisë;
  • Njësia Administrative Bicaj;
  • Njësia Administrative Tërthore;
  • Drejtoria e Urbanistikës.

Trajnim me stafet teknike të Bashkive Delvinë, Konispol dhe Finiq

Vijojnë trajnimet në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ASIG me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore. U zhvilluan sot trajnimi me stafet teknike të Bashkive Delvinë, Konispol dhe Finiq.

 

Ekspertët e ASIG patën mundësi ti ofronin të pranishmëve njohuri dhe informacion më të zgjeruar mbi:

 

  • Përdorimin dhe funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
  • Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Trajnim me stafin teknik të Bashkisë  Sarandë

Stafet teknike të Drejtorisë  së Planifikimit të Territorit, Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Civile, Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Kullotave dhe Drejtorisë së Projekteve në Bashkinë Sarandë zhvilluan sot më 18.06.2024, në ambientet e kësaj bashkie, nën asistencën e ekspertëve të ASIG trajnimin mbi;

  • Përdorimin dhe funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
  • Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Trajnim me stafin teknik të bashkisë Librazhd

U zhvillua ditën e premte më 07.06.2024, në ambientet e Bashkisë Librazhd, trajnimi me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të kësaj bashkie, me fokus përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit.

Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga:

  • Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit;
  • Drejtoria e Menaxhimit dhe Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave;
  • Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit;
  • Drejtoria e Sigurisë Publike.

Trajnim me stafet teknike të Bashkive Gramsh dhe Peqin

U zhvillua sot në ambientet e bashkisë Gramsh trajnimi me stafet teknike të Bashkisë Gramsh dhe Bashkisë Peqin. Ekspertët e ASIG patën mundësi ti ofronin të pranishmëve njohuri dhe informacion më të zgjeruar mbi:

  • Përdorimin dhe funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
  • Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Tiranë

Ekspertët e ASIG zhvillua sot seancën e dytë të trajnimit me stafet teknike të Bashkisë Tiranë me pjesëmarrje nga:

  • Njësitë Administrative në përbërje të Bashkisë Tiranë;
  • Drejtoria e Inovacionit, Zhvillimit dhe GIS-it;
  • Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik;
  • Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve të Punëve Publike;
  • Drejtoria e Transportit dhe Trafikut Rrugor;
  • Drejtoria e Objekteve në Bashkëpronësi dhe Fondit të Komuniteteve.

Të pranishmit gjatë këtij trajnimi patën mundësi të njihen më nga afër me:

1. Funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;

2. Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;

3. Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Trajnim me stafin teknik të bashkive Cërrik dhe Belsh

Në vijim të nismës së ndërmarrë nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) me qëllim rritjen e kapaciteteve 💪 të stafeve teknike të bashkive të vendit, u zhvillua dje më 📆 27.05.2024, trajnimi me stafet teknike të bashkive Cërrik dhe Belsh, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga:

  • Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit;
  • Drejtoria e Ndihmës Juridike dhe Zhvillimit të Territorit;
  • Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve, Mjedisit dhe Pronave Publike.

Trajnim me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve

Ekspertë të ASIG nga  sektorët e GIS-it Kombëtar, Sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin dhe Sektori i Përpunimit të Imazherive Satelitore,  ditën e  premte më 24.05.2024, në ambientet e sallës Europa zhvilluan trajnimin për përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit me përfaqësues të  Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin si më poshtë:

  • Njohje me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit;
  • Prezantim mbi produktet e përfituara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Trajnim me stafet teknike të bashkive Vlorë dhe Selenicë

Më shumë njohuri për stafet teknike të Bashkive Vlorë dhe Selenicë përgjatë ditës së djeshme, në përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe aplikimeve GIS, në funksion të krijimit dhe publikimit të të dhënave gjeohapësinore në Gjeoportalin Kombëtar si dhe ofrimit të njohurive mbi produktet e përftuara nga projekti Shërbimi Satelitor.

Ekspertët e ASIG gjatë këtij trajnimi diskutuan me të pranishmit tematikat e lidhura me:

  • Përdorimin e moduleve dhe funksionaliteteve të reja të sistemit të përmirësuar të Gjeoportalit Kombëtar si: moduli i editorit, moduli i gjeoreferimit, funksionalitetet e hartës, katalogu i metadatave, shërbimet e rrjetit, etj.
  • Përdorimin e shtresave bazë për krijimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga aplikimet GIS duke përdorur shërbimet e rrjetit të Gjeoportalit Kombëtar.
  • Asistencën teknike të kërkesave specifike në lidhje me sistemet dhe të dhënat në fushën e gjeoinformacionit.
  • Harmonizimin dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore sipas temave të gjeoinformacionit.

Trajnim me stafin teknik të bashkisë Himarë

Në vazhdën e trajnimeve me stafet teknike të njësive të qeverisjes vendore, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) zhvilloi trajnimin me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të Bashkisë Himarë.

Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga;

  • Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve, Kullotave dhe Ujitjes;
  • Drejtoria e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes;
  • Drejtoria e Menaxhimit të Aseteve;
  • Drejtoria e Burimeve Njerëzore.