Telefon: +355 4 223 6762

Programi i Transparencës

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor

Rreth Autoritetit

Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota

E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues
që veprojnë mbi ASIG

Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të ASIG

Informacion për procedurat e
prokurimit/procedurat konkurruese të
koncesionit/partneritetit publik privat

Shërbimet që ofrohen nga ASIG

Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të ASIG

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga ASIG

Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga ASIG

Bazuar në nenin 7, të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), dhe në Urdhrin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nr.187, datë 18.12.2020, “Për miratimin e Programit të Transparencës të rishikuar” Autoriteti Publik, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, (në vijim “ASIG”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Institucionit.

ASIG publikon informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT, të ASIG, janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të ASIG. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit ASIG vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga titullari i ASIG.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, ASIG mban parasysh interesin e publikut, për të mundësuar aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Njoftimi dhe konsultimi publik

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga ASIG

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga ASIG
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
  • Procedura e ankimimit
  • Kërkesat dhe përgjigjet

Shënim: ASIG nuk ofron ndihma shoqërore apo subvencione