Rreth Nesh
“ASIG” është Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor,i ngritur në zbatim të ligjit nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore në Republikën e Shqipërisë”.
Gjeoportal
Gjeoportali Kombëtar është një hap shumë i rëndësishëm në krijimin e infrastrukturës së të dhënave gjeohapësinore dhe do t’i mundësojë publikut dhe përdorueseve të këtyre të dhënave, të zbulojnë, shikojnë dhe të aksesojnë përdorimin në mënyrë shumë të thjeshtë të të dhënave gjeohapësinore.
NSDI
Infrastruktura Kombëtare e të Dhënave Hapësinore (NSDI) përfaqëson një sistem të integruar të dhënash gjeohapësinore, duke u bërë të mundur përdoruesve identifikimin dhe përdorimin e informacionit hapësinor të marrë nga burime të ndryshme, në nivel lokal dhe kombëtar, në mënyrë gjithëpërfshirëse.
INSPIRE
INSPIRE (Infrastructure for Spatial Information in Europe) është një iniciativë e nisur, zhvilluar dhe miratuar nga Bashkimi Evropian, në 14 Mars 2007, në bashkëpunim me shtetet anëtare dhe shtetet e asociuara.
KRGJSH
ASIG është autoriteti përgjegjës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Kornizës Referuese Gjeodezike të Shqipërisë. KRGJSH ka për qëllim të realizojë, nëpërmjet rrjeteve të pikave të kontrollit dhe stacioneve permanente sipas komponentëve përbërëse të saj, një sistem referues unik gjeodezik nëpërmjet të cilit përcaktohen pozicioni planimetrik, lartësitë, shkalla, graviteti dhe orientimi për çdo pikë të territorit të Republikës së Shqipërisë.