Takim mes ASIG, AKUK-së dhe UK-ve Rajonale

U zhvillua ditën e premte më 25.10.2024, në ambientet e sallës Europa një takim pune mes ASIG dhe përfaqësuesve të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) dhe Shoqërive Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve.

Fokusi i këtij takimi  ishte diskutimi mbi bashkëpunimin që do ndiqet me këto institucione  për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për “Rrjetin e Shpërndarjes së Ujit dhe Kanalizimeve”,  të cilat kërkohen të jenë konform standardit të miratuar me VKM nr. 998, datë 09.12.2020, për temën: “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”” .

Trajnim online me Satelogic

Drejtoria e përpunimit të të Dhënave Remote Sensing zhvilloi në datat 21, 22 dhe 24 Tetor një trajnim on-line me ekspertët e kompanisë amerikane Satelogic.

Tematikat e trajtuara gjatë këtij trajnimi ishin:

  • Inteligjenca Artificiale ( AI),
  • Prezantimi me Satelitin Mark V.

Pjesëtarët e stafit të kësaj drejtorie patën mundësi të diskutojnë gjatë këtij takimi on-line  me ekspertët amerikan të Satelogic mbi gjendje aktuale të teknologjisë për sa i përket AI dhe rastet e përdorimit në industri.

Gjithashtu me interes të veçantë për pjesëmarrësit ishte prezantimi me Satelitin Mark V, specifikimet e tij dhe statusi aktual.

Zhvillohet workshop në kuadër të projektit “SOFTMOVE”

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), nga Sektori i Përpunimit të Imazheve Satelitore dhe Sektori i Projekteve, morën pjesë në Workshop-in “Network of all mobility actors”, të organizuar në Podgoricë, Mali i Zi, më datë 23 Tetor 2024. Ky workshop u zhvillua në kuadër të projektit “SOFTMOVE” i cili bazohet në objektivat e programit “Interreg IPA South Adriatic” dhe synon të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar, si dhe lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës në rajon, përmes bashkëpunimit midis tre vendeve Shqipëri, Itali dhe Mali i Zi.

Pjesë e ekipit pjesëmarrës në këtë konferencë nga Shqipëria ishin gjithashtu Prof. Dr. Përparim Alikaj, ekspert i lartë për Lëndët e Para Minerale në Qendrën Rajonale Shqiptare të Inovacionit (RICEIT) dhe Prof.Asoc.Dr. Sonila Sinjari, përgjegjëse e Departamentit të Gjeografisë, Fakulteti i Histori – Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Ky workshop ishte i organizuar në katër sesione, ku të pranishmit prezantuan perspektivat akademike të përdorimit të dronëve, vështrimet e administratës publike dhe industrisë si dhe Startup-e e Inovacione mbi teknologjinë e dronëve.

Trajnim me stafet teknike të bashkive Berat, Kuçovë dhe Dimal

Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ASIG me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike, ekspertë të ASIG zhvilluan sot trajnimin në Kukës me stafet teknike të Bashkive Berat, Kuçovë dhe Dimal.

Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga stukturat e mëposhtme:

  • Drejtoria e Planifikimit Urban, Lejeve dhe Monitorimi i Investimeve;
  • Drejtoria e Urbanistikës;
  • Drejtoria e Bujqësisë, Administrimi i Pyjeve, Ujrave dhe Shërbimi Veterinar.

Vizitë studimore në Japoni

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) i përfaqësuar nga drejtori i Drejtorisë së Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing z. Dritan Prifti, ishte pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC),  në një vizitë studimore në Tokio, Japoni e cila u realizua në kuadër të projektit “Ndërtimi i Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS), dhe Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë për Zvogëlimin e Risqeve nga Fatkeqësitë (NbS-DRR)” mbështetur nga JICA. Gjithashtu pjesë e këtij delegacioni ishin dhe përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP), Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT).

Qëllim i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në menaxhimin e pyjeve dhe zbatimin e metodave për zvogëlimin e risqeve natyrore. Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit shqiptar morën pjesë në trajnime intensive me ekspertët japonezë, të cilët prezantuan strategjitë më të përparuara për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje, në një vend si Japonia ku 70% e sipërfaqes përbëhet nga pyje. Këto trajnime përfshinin teknika për përdorimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë, për zvogëlimin e risqeve nga fatkeqësitë, si dhe për aplikimin e teknologjive të reja për mbrojtjen e burimeve natyrore.

Grupi shqiptar vizitoi institucione si Agjencia e Pyjeve dhe Agjencia e Menaxhimit të Zjarreve dhe Fatkeqësive, ku u prezantuan projekte për mbrojtjen e pyjeve dhe metodat për kontrollin e erozionit, si dhe u demonstruan aktivitetet më të fundit për menaxhimin dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore.

Trajnim me stafet teknike të Bashkive Skrapar dhe Poliçan

Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ASIG me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore, ekspertë të ASIG zhvilluan sot trajnimin me stafet teknike të Bashkive Skrapar dhe Poliçan.

Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:

  1. Njohja me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  2. Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
  3. Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Vizitë studimore në ASIG

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor pritën ditën e premte më 18.10.2024, në ambientet e ASIG, grup profesorësh dhe studentësh nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Saxion i Holandës.

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte përzgjedhja e ASIG si rast praktik lidhur me projektet e ndryshme që ky grup po zhvillon në lidhje me ndërtimin e shtëpive brenda kontekstit të zhvillimit të qëndrueshëm të zonave urbane, ku me interes të veçantë për ta ishin të dhënat dhe shërbimet që ASIG ofron në Gjeoportalin Kombëtar.

Drejtori i GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit pasi bëri një prezantim të arritjeve të ASIG në fushën e gjeoinformacionit, hapat e hedhur në ndërtimin e NSDI, dhe projektet e ardhshme të institucionit tonë, i njohu gjithashtu vizitorët më në detaje me të dhënat dhe shërbimet e publikuara në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.

Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Fushë-Arrëz

Vijojnë trajnimet për rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit nga ekspertët e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.

U zhvillua sot, në ambientet e Bashkisë Fushë-Arrëz, trajnimi i radhës me pjesëmarrjen e stafeve teknike nga:

 

  • Drejtoria e Urbanistikës dhe Emergjencave Civile;
  • Drejtoria e Emigracionit dhe Çështjeve Sociale;
  • Drejtoria e Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave;
  • Drejtoria e Shërbimeve Publike;
  • Drejtoria Juridike;
  • Bordi i Kullimit dhe Bujqësisë.

Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Pukë

Ekspertë të ASIG nga sektorët e GIS-it Kombëtar, Standardeve të Gjeoinformacionit dhe Sektori i Përpunimit të Imazheve Satelitore ishin dje pranë stafit teknik të Bashkisë Pukë, në vijim të nismës së ndërmarrë nga ASIG, me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të Njësive të Qeverisjes Vendore në përdorimin e gjeoinformacionit.

Gjatë këtij trajnimi ekspertët e ASIG i ofruan të pranishmëve asistencë të drejtpërdrejtë në përdorimin e gjeoinformacionit si dhe njohuri të reja mbi:

  • Funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë Administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal; Identifikimi i pikave të interesit;
  • Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *