Pjesëmarrje në konferencën “Faster, Smarter, Safer”

Specialistë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), nga drejtoria e GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit, morën pjesë në konferencën “Faster, Smarter, Safer” të mbajtur më 02.04.2019, në ambientet e Hotel “Hilton Garden Inn”, organizuar nga “InfoSoft Systems” në bashkëpunim me “Cisco” dhe “F5”.

Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë konferencë ishin:

1. Hyrje në “F5 Networking & InfoSoft Systems”.

2. “Why application security is new must, F5 Networks”.

3. “Security’s new frontier- The Cloud”.

Twitter

Pjesëmarrje në workshop-in final të projektit SPATIAL

Drejtues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG) morën pjesë në takimin përmbyllës, të projektit SPATIAL, të mbajtur në datat 12-13.03.2019, në Podgoricë të Malit të Zi. Ky takim organizohej në kuadër të projekti “Përforcimi i qasjes profesionale për të informuar rreth tokës (SPATIAL) në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, i cili është pjesë e programit të para-pranimit në BE.

Tema e këtij workshop-i ishte, “Bashkëpunimi i ardhshëm dhe planifikimi i strategjive” dhe qëllimi i tij ishte ndarja e përvojave në planifikimin e strategjive dhe diskutimin për një bashkëpunim të ardhshëm midis Holandës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor për çështjet që kanë të bëjnë me informacionin mbi tokën.

Projekti synon të forcojë marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike në lidhje me hartografinë, regjistrin e tokës dhe kadastrën si dhe të sjellë përvojën holandeze në këto fusha.

Twitter

Workshop mbi standardizimin dhe harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me projektin IMPULS, organizoi më 28.02.2019, në ambientet e Hotel Tirana Internacional Workshop-in me temë: “Standardizimi dhe harmonizimi i të dhënave gjeohapësinore”.

Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të autoriteteve publike përgjegjëse, për temat e nenit 11, të ligjit Nr 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Qëllimi i këtij workshop-i ishte ndihma ndaj këtyre autoriteteve, për të harmonizuar sipas standardit të hartuar, të dhënat gjeohapësinore që ata disponojnë.

Ekspertët suedezë dhe kroatë të projektit IMPULS, prezantuan standardet e INSPIRE, për harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore, rëndësinë e këtij procesi për krjimin e NSDI, si dhe arritjet dhe eksperiencën e agjencive të tyre, të cilat luajnë rolin e autoritetit koordinues në Suedi dhe Kroaci.

Ekspertët e ASIG demostruan në këtë workshop procesin e harmonizimit të të dhënave gjeohapësinore për temat, “Emërtimet gjeografike” dhe “Hidrografia” me anë të software-ve të ndryshëm.

Twitter

THIRRJA #4: PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore

dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor ose të barasvlefshme.

Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.

Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm: http://praktika.arsimi.gov.al/.

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.

Dokumentet për aplikim:

a-CV e aplikantit;

b-Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;

c-Lista e notave;

d-Një letër motivimi.

Aplikimi do të bëhet online në linkun si më poshtë:

http://praktika.arsimi.gov.al/. 

Twitter

Trajnim profesional për ArcGIS Pro.

Në trajnimin e organizuar në ambientet e sallës Europa, nga data 09-11.01.2019, nga GDi Albania, me financim të JICA, Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në kuadër të projektit që ASIG ka me këtë agjenci, morën pjesë përfaqësues nga Sektori i GIS-it Kombëtar dhe Sektori i Hartografisë, pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.

Ky trajnim kishte në fokus përvetësimin e aftësive në përdorimin e programit ArcGIS Pro, mjaft i njevojshëm në veprimtarinë e këtyre sektorëve.

Twitter

THIRRJE PËR SHPREHJEN E INTERESIT PËR PUNËSIMIN E TË SAPODIPLOMUARVE

Vende Vakante Pune për nivelin ekzekutiv, në ASIG për vitin 2019.

1. Lloji i diplomës: “Gjeodezi/Gjeoinformatikë”- Niveli minimal i diplomës: “Bachelor”, Sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin, Drejtoria e GIS-it dhe Gjeoportalit, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor – 1 Specialist.

2. Lloji i diplomës: “Gjeodezi/Gjeoinformatikë/Planifikim Urban” – Niveli minimal i diplomës: “Bachelor”, Sektori i GIS-it Kombëtar, Drejtoria e GIS-it dhe Gjeoportalit, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor – 1 Specialist.

3. Lloji i diplomës: “Gjeodezi/Topogjeodezi” – Niveli minimal i diplomës: Bachelor, Sektori i Kornizës Referuese Gjeodezike, Drejtoria e Gjeodezisë dhe Hartografisë, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor – 1 Specialist.

4. Lloji i diplomës: “Gjeodezi/Topogjeodezi” – Niveli minimal i diplomës: Bachelor, Sektori Remote Sensing, Drejtoria e Gjeodezisë dhe Hartografisë, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor  – 2 Specialist.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është data 27/01/2019.

Më shumë informacion mbi kriteret që duhet të plotësoni, dhe mënyrën e aplikimit do të gjeni në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike në linkun më poshtë:

http://www.hrm.gov.al/ShowStudentsPublication.aspx?ID=2

Twitter

ANALIZA ASIG 2018

Në ambientet e sallës Europa, më 14.01.2019 u mbajt analiza vjetore e ASIG për vitin 2018.

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor z.Lorenc Çala, falenderoi të gjithë pjesëtarët e stafit të ASIG, për punën e bërë dhe impenjimin maksimal në realizimin e objektivave madhore të ASIG për vitin që lamë pas.

Në vijim drejtuesit e drejtorive përkatëse të ASIG paraqitën arritjet dhe produktet e secilit sektor si dhe problematikat e hasura për realizimin e tyre.

Twitter

Pjesëmarrje në Forumin e Dytë Interaktiv të Inovatorëve për Thatësirën BRIGAID/AKPT

Më 20 Dhjetor 2018, në Hotel Plaza, Tiranë, u mbajt Forumi i Dytë Interaktiv i Inovatorëve për Thatësirën, organizuar nga programi “BRIGAID” në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).

Në këtë Forum morën pjesë edhe specalistë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nga sektori i Standardeve të Gjeoinformacionit. Disa nga çështjet kryesore të cilat u trajtuan në këtë forum ishin:

• Përshkrimi i përgjithshëm mbi sfidat e deritanishme dhe pritshmëritë e projektit “BRIGAID”.

• Prezantimi i katër risive inovatore me temë:

a- “Stacione meteorologjike me kosto të ulët”

b- “Blloqe betoni të polemerizuara”

c- “QoAir-Sistemi teknologjik për menaxhimin e valës së të nxehtit në zonat urbane”

d- “Tapete kundra zjarrit dhe erozionit”

Twitter

Takim Bashkëpunues i Aktorëve Kombëtarë në Kuadër të Nismës Rajonale, GEO-CRADLE

Në kuadër të projektit GEO-CRADLE, i financuar nga Programi HORIZON 2020 i Bashkimit Evropian, Instituti për Ruajtjen e Natyrës (INCA) në Shqipëri, në bashkëpunim me Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), organizuan më 19.12.2018, takimin me aktorët kombëtarë institucionalë, për angazhimin e tyre në nismat rajonale për vëzhgimin dhe monitorimin e Tokës.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i arritjeve të kësaj nisme rajonale që koordinohet nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA), duke synuar mundësinë e përdorimit të rrjetit kombëtar të aktorëve kryesorë që kanë në praktikën e tyre përdorimin e të dhënave gjeohapësinore , si dhe aplikimin e modeleve statistikore për vrojtimin dhe monitorimin e Tokës.

Pjesë e kësaj nisme është edhe nominimi i ASIG si pikë fokale e programit GEO për Shqipërinë, për të krijuar mundësinë e informimit, aksesit dhe bashkëpunimit përmes këtij programi me bashkëpunëtorë në rajonin e Ballkanit, Evropës dhe më gjerë.

Drejtori i ASIG z. Lorenc Çala, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi hapat e ndërmarrë për ndërtimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinore dhe nevojën e bashkëpunimit me nisma kombëtare, rajonale dhe evropiane në fushën e gjeoinformacionit.

Drejrori i drejtorisë së GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit pranë ASIG, z. Klaudio Çollaku në këtë takim mbajti një prezantim ku evidentoi përgjegjësitë dhe arritjet e këtij autoriteti, si dhe arsyen pse ASIG mund të shërbejë si pikë fokale e programit GEO për Shqipërinë.

Seminar mbi sigurinë kibernetike kombëtare

Në seminarin me temë: “Siguria kibernetike kombëtare, Korniza&Veprimtaritë CERT/CSIRT” organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) në bashkëpunim me KISA( Korea Internet&Security Agency), ishin të pranishëm edhe specialistë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), nga sektori i Gjeoportalit Kombëtar.

Disa nga çështjet kyesore të cilat u trajtuan në këtë seminar ishin:

1. Problemet e Sigurisë së informacionit në botën e teknologjisë dixhitale.

2. Efektet dhe dëmet kolosale në vlera monetare që vijnë si pasojë e sulmeve kibernetike.

3. Llojet dhe kategoritë e rreziqeve që hasen më së shumti në internet.

4. Siguria që ofron KISA me produktet e veta në mbrotje të përdoruesve.

5. Eksperienca e ofruar nga ekspertët e KISA për të eleminuar rreziqet që vijën nga sulmet kibernetike.

Twitter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *