Video informuese mbi shërbimin “Street view 360º”
Në kuadër të projektit për përmirësimin e sistemit të Gjeoportalit Kombëtar të ASIG, është mundësuar integrimi i shërbimit “Street view 360º” në këtë gjeoportal.
Ky shërbim ofron mbulimin me fotografi 360 º të gjeoreferencuara, për infrastrukturën rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përpunimi i fotove imazherike është kryer me software desktop të cilët kryejnë përpunimin, pozicionimin e saktë të imazheve dhe ngarkimin e të dhënave në një webserver. Përdoruesit do të mund të aksesojnë databazën e fotografive nëpërmjet internetit në Gjeoportalin Kombëtar dhe do ti kenë të pozicionuara qendrat e fotografive një hartë/ortofoto online për një orientim sa më të thjeshtë si dhe do të vizualizojnë fotografitë 360 gradë ku mund të kryejnë identifikim të elementëve të ndryshëm.
Aplikacioni “Street view 360º” ofron shumë lehtësira për ndërtimin e databazës me fotografi panoramike të gjeoreferencuara për monitorimin dhe identifikimin e gjendjes së infrastrukturës rrugore në Republikën së Shqipërisë. Nëpërmjet kësaj databaze imazherike mund të realizohet me efektivitet të lartë dhe me kosto të ulët:
- Kontrolli i mirëmbajtjes së akseve rrugore të cilat i janë kontraktuar operatorëve ekonomike.
- Kontrolli i investimeve të kryera në akse rrugore (sinjalistikë , gjelbërim, ndriçim, etj.)
- Përcaktimi i zonave të cilat kërkojnë ndërhyrje në kuadër të mirëmbajtjes.
- Përcaktimi i investimeve në akset rrugore në të cilën nuk janë kryer investime.
Për t’iu njohur më shumë me këtë shërbim më poshtë gjeni videon informuese të përgatitur nga ASIG.
ASIG anëtarësohet në Copernicus Relay
Në fillim të muajit shkurt Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), është bërë pjesë e rrjetit Copernicus Relay.
Anëtarët e këtij komuniteti të ri janë përfaqësuesit e Copernicus në terren dhe do të promovojnë përfitimet e programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës.
Si pjesë e Strategjisë Hapësinore për Evropën, Komisioni Evropian ka krijuar këtë rrjet të ambasadorëve të Copernicus i cili ekziston që prej vitit 2017.
Anëtarët e këtij rrjeti veprojnë si pika kontakti lokale dhe rajonale duke koordinuar dhe promovuar aktivitetet në të gjithë programin Copernicus, si dhe përfitimet dhe mundësitë e tij për bizneset dhe publikun vendas.
Mbledhje e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor, datë 01.02.2023
U zhvillua në ambientet e sallës Europa, më 01.02.2023, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të ASIG, znj. Vilma Tomço, mbledhja e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG).
Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor.
Ekspertët e ASIG me anë të prezantimeve të tyre i njohën anëtarët e BIG me ndryshimet e fundit ligjore të cilat prekin fushën e veprimtarisë së ASIG, projektin e shërbimeve satelitore dhe risitë e Gjeoportalit Kombëtar.
Zhvillohet takim mes ASIG dhe përfaqësuesve të Satellogic USA Inc
Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm znj. Vilma Tomço, në datën 19.01.2023, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e kompanisë Satellogic, në kuadër të realizimit të projektit “Për realizimin e Shërbimit Satelitor për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Në këtë takim u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit, aktivitetet e realizuara deri më tani, dhe hapat që duhet të ndiqen në të ardhmen për plotësimin e nevojave të institucioneve shqiptare, për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2
Më 03 Janar 2023, nga baza e Cape Canaveral në Florida, u realizua nisja në hapësirë e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2, nga kompania SpaceX me Falcon 9 në misionin e përbashkët Transporter-6, Space Launch Complex 40 (SLC-40).
Bazuar në kontratën e nënshkruar në shtator të vitit 2022 mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe operatorit ekonomik “Satellogic Inc” e cila konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë me teknologji të avancuar satelitore, për herë të parë në vendin tonë do të sigurohet informacion gjeohapësinor i përditësuar si dhe do të ofrohen produkte të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj nga satelitët e dedikuar Albania-1 dhe Albania-2 .
Trajnime nga Satellogic mbi shërbimet satelitore
Në zbatim të kontratës “Për realizimin e “Shërbimit Satelitor për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë””, nga data 5 dhjetor, në ambientet e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, ASIG, po zhvillohet trajnimi nga operatori ekonomik Satellogic USA Inc. dhe GDI i personelit teknik që do të përgjigjet për realizimin e këtij shërbimi.
Disa prej moduleve të këtij trajnimi janë:
- Shërbimet satelitore;
- Produktet që do të përftohen;
- Hyrje në GIS dhe ArcGIS;
- ArcGIS online: Elementet thelbësore në rrjedhën e punës;
- ArcGIS në institucionin tuaj;
- ArcGIS pro: Elementet thelbësore në rrjedhën e punës;
- Njohuri të thelluara mbi mjetet e imazherisë;
- Menaxhimi i të dhënave Raster duke përdorur ArcGIS;
Publikohet rregullorja për sigurinë e informacionit.
Më poshtë gjeni linkun e urdhrit nr.30 datë 17.01.2022 për miratimin e rregullores për sigurinë e informacionit:
THIRRJA #7: PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS
Thirrja e shtatë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme.
Aplikimi behet në platformën online deri më 31 korrik 2022, në linkun e mëposhtëm:
Workshop rajonal me agjencitë përgjegjëse për informacionin gjeohapësinor në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të projektit SPATIAL II
Në ambientet e Tirana International Hotel, u organizua në datat 30 Qershor dhe 1 Korrik, në kuadër të projektit SPATIAL II, workshop-i me temë: “Forcimi i aksesit profesional në informacionin rreth tokës në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë workshop morën pjesë ekspertë të Autoritetit Holandez të Kadastrës, drejtues të projektit SPATIAL II si dhe përfaqësues të agjencive të Ballkanit Perëndimor që mbulojnë çështje të informacionit gjeohapësinor.
Z. Lorenc Çala drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, në rolin e mikpritësit dhe bashkë-organizatorit të këtij workshop-i, mbajti fjalën hapëse në këtë event.
Disa nga çështjet e trajtuara nga ekspertët holandezë në këtë takim ishin: regjistrimet në kadastër, tarifimi i shërbimeve që ofrojnë agjencitë përkatëse, inovacioni si dhe zhvillimet e NSDI në tërësi.
Përfaqësuesit e agjencive ballkanike, të pranishëm në këtë workshop, sollën në prezantimet e tyre, arritjet e deritanishme në fushën e gjeoinformacionit, problematikat e hasura, eksperiencat në bashkëpunimin me projektin SPATIAL II, planet e tyre të ardhshme për zhvillimet në fushën e informacionit gjeohapësinor, si dhe pritshmërinë e tyre nga ky projekt.