Telefon: +355 4 223 6762

Mbledhje e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor datë 15.09.2020

Nën drejtimin e Znj. Majlinda Dhuka, Drejtore e Departamentit të Zhvillimit Mirëqeverisjes në Kryeministri, Kryetare e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor , në datën 15.09.2020, u zhvillua mbledhja online e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor –BIG. Në këtë mbledhje ASIG prezantoi aktivitetet e planifikuara për 6- mujorin e dytë të vitit 2020, si dhe dokumente të rëndësishme që lidhen me Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, që mundësojnë ndërveprueshmërinë dhe standardizimin e informacionit gjeohapësinor. U prezantuan dhe u miratuan standardet e gjeoinformacionit si më poshtë :

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Demografia”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Njësitë statistikore”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Detet”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Burimet minerale”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Burimet energjitike”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare””

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Pedologjia”

-“Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Imazhi i hartës bazë”

Nga anëtarët e BIG u vlerësua puna e ASIG dhe bashkëpunimi i suksesshëm me autoritetet publike përgjegjëse.

Twitter

Mbledhje e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor – BIG datë 08.06.2020

Nën drejtimin e Znj. Majlinda Dhuka, Drejtore e Departamentit të Zhvillimit Mirëqeverisjes në Kryeministri, Kryetare e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor, në datën 08.06.2020, u zhvillua mbledhja online e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor –BIG. Në këtë mbledhje ASIG prezantoi dokumente të rëndësishme që lidhen me Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, që mundësojnë ndërveprueshmërinë dhe standardizimin e informacionit gjeohapësinor.

U prezantuan dhe u miratuan standardet e gjeoinformacionit si më poshtë:

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Përcaktimi i Kornizës referuese gjeodezike dhe kontrolli gjeodezik”

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Sistemi i rrjeteve gjeografike”

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Zonat e mbrojtura”

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Mbulesa e tokës”

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Përdorimi i tokës”

– “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Zonat me rreziqe natyrore”

Gjithashtu nga përfaqësues të projektit që bashkëpunon me MZHBR u prezantua projekti GIS i AZHBR-së i cili u miratua në parim.

Twitter

THIRRJA #5: PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së pestë të Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor ose të barasvlefshme dhe që nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.

Afati i fundit për aplikim është data 29 shkurt 2020.

Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj. Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe aplikimin online mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://praktika.arsimi.gov.al

Twitter

ASIG merr pjesë në nisjen e projektit SPATIAL II

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në role drejtuese, morën pjesë në eventin e organizuar nga “Agjencia e Regjistrit të Tokës dhe Hartografisë”, të Kadastrës hollandeze, në datat 05-07 Shkurt, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të nisjes së projektit “Fuqizimi i aksesit profesional në informacionin për tokën, “SPATIAL II” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojë kapacitetet e Agjencive Kadastrale dhe Hartografike në rajonin e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që t’i sigurojnë institucioneve dhe publikut informacion të besueshëm në lidhje me tokën.

Përfaqësuesit e ASIG prezantuan në këtë event një material informues rreth përdorimit të dokumentit të politikave të UN-GGIM “Integrated Geospatial Information Framwework ” në zhvillimin e projektit “Reformimi i sektorit të Gjeoinformacionit në Republikën e Shqipërisë.

Twitter

ASIG merr pjesë në workshop-in e organizuar për Kadastrën Kombëtare të Burimeve Ujore në Shqipëri

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore AMBU organizoi më 15 Nëntor 2019 në ambientet e Grand Hotel, Tiranë, workshop-in në kuadër të projektit “Për krijimin e platformës institucionale dhe rregullatore për qeverisjen dhe funksionimin e Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore në Shqipëri” ku morën pjesë edhe përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nga sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin dhe sektori i GIS-it Kombëtar.

Ky workshop u fokusua kryesisht në paraqitjen e një përmbledhjeje të projektit të implementimit të Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore në Shqipëri si dhe në prezantimin e punës së deritanishme dhe hapat e mëtejshëm duke evidentuar mangësitë dhe gjendjen aktuale të infrastrukturës matëse për burimet ujore në Republikën e Shqipërisë.

Twitter

ASIG merr pjesë në konferencën e përfundimit të programit IPA DRAM

Konsorciumi i programit IPA DRAM, “Vlerësimi i Riskut nga fatkeqësitë dhe hartat”, organizoi konferencën finale më datë 19 nëntor 2019, si dhe takimin e Komitetit Drejtues të IPA DRAM në datë 20 nëntor 2019, në Bruksel, Belgjikë. Ky program synon mbështetjen në fushën e menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë, për të siguruar menaxhimin e duhur të tij në nivel kombëtar, për vendet e Evropës Juglindore si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) u përfaqësua në këtë event si institucion qendror i përfshirë në këtë program, me z. Dritan Prifti, përgjegjës i sektorit “Remote sensing” i cili mori pjesë në panelin e Atlasit Elektronik Rajonal të Riskut (ERRA) ku paraqiti kontributin e Shqipërisë si një praktikë e mirë e përfshirjes së Infrastrukturës së të Dhënave Gjeohapësinore Kombëtare në mbështetjen e aktiviteteve për mbrojtjen civile, si dhe sinergjitë midis projekteve rajonale, të IPA DRAM dhe projektit IMPULS.

Qëllimi kryesor i konferencës ishte të prezantojë arritjet dhe rezultatet e partnerëve të programit IPA DRAM, të shkëmbejë eksperiencat e krijuara dhe të diskutojë se si mund të të përdoren rezultatet e programit.

Twitter

Workshop mbi ndarjen e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me projektin IMPULS, organizoi në datë, 20.11.2019, në ambientet e Hotel Tirana Internacional workshop-in me temë: “Ndarja e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore” Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të autoriteteve publike përgjegjëse, për temat e nenit 11, të ligjit nr 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” si dhe eksperti i autoritetit suedez të hartografisë “Lantmateriet”, Z.Gunnar Lysell, përfaqësuesi i projektit IMPULS. Ekspertetët e ASIG në këtë workshop prezantuan;

• Aktet nënligjore të miratuara për rregullat uniforme të infrastrukturës së informacionit gjeohapësinor dhe shkëmbimin e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore mes autoriteteve publike.

• Projekti i GIS-i Kombëtar dhe hapat e ndërmarra nga ASIG për realizimin e këtij projekti .

• Shkëmbimi i të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore nëpërmjet Gjeoportalit Kombëtar dhe demonstrim praktik të këtij shkëmbimi.

Eksperti suedez prezantoi në këtë workshop modele mbi licensimin dhe të drejtën e autorit për të dhënat gjeohapësinore, tarifimin e tyre dhe eksperiencën suedeze në shkëmbimin e informacionit gjeohapësinor.

Pjesëmarrësit nga autoritetet publike vlerësuan arritjet e ASIG në krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor dhe asistencën e ofruar prej tij për autoritetet publike.

Twitter

ASIG merr pjesë në eventin e mbylljes së projektit IMPULS

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Lorenc Çala, morën pjesë në eventin e mbylljes së projektit IMPULS, i cili u mbajt më datë 13 Nëntor 2019, në Banja Luka të Bosnje-Hercegovinës.

Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte prezantimi i arritjeve dhe rezultateve kryesore të projektit IMPULS nga koordinatorët dhe drejtuesit rajonalë, të institucioneve përgjegjëse për hartografinë dhe kadastrën nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, respektivisht nga Kosova, Shqipëria, Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Sllovenia dhe Kroacia.

Objektivat kryesore të projektit ishin:

· Implementimi i Direktivës INSPIRE në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke i ndihmuar vendet përftuese të plotësojnë kërkesat e BE- së në fushën e gjeoinformacionit si dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, transparencën dhe luftën kundër korrupsionit.

· Kontributi i sektorit të gjeoinformacionit nëpërmjet ndërveprimit të të dhënave dhe shërbimeve, në zhvillimin e E-Qeverisjes së shteteve pjesëmarrëse në nivel qendror dhe vendor.

Twitter

ASIG merr pjesë në Konferencën XII Rajonale për Kadastrën dhe Infrastrukturën e Informacionit Gjeohapësinor

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Lorenc Çala, morën pjesë në Konferencën e 12-të Rajonale për Kadastrën dhe Infrastrukturën e Informacionit Gjeohapësinor në Ballkanin Perëndimor e cila u mbajt më 5 dhe 6 shtator 2019, në Neum të Bosnje-Hercegovinës.

Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis institucioneve përgjegjëse për hartografinë dhe kadastrën nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, respektivisht nga Kosova, Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Bosnie-Hercegovina, Serbia, Sllovenia dhe Kroacia.

Kjo marrëveshje synon ngritjen e shkallës së bashkëpunimit mes institucioneve respektive në fushat e interesit të përbashkët, duke përfshirë avancimin e bashkëpunimit në kadastër, gjeodezi dhe hartografi, në zhvillimin dhe ndërveprueshmërinë e sistemeve GNSS, në zhvillimin e rrjeteve gravimetrike dhe trigonometrike, në harmonizimin dhe hapjen e të dhënave gjeohapësinore konform politikave dhe direktivave të BE-së.

Kjo marrëveshje pati mbështetje edhe nga autoritetet në fushën e hartografisë dhe kadastrës të Suedisë, Norvegjisë, Holandës, si dhe organizatat ndërkombëtare, Banka Botërore dhe JICA, të cilat ishin njëkohësisht edhe promotorë të arritjes së kësaj marrëveshjeje.

Twitter