Vijojnë trajnimet me institucionet publike
Sot në ambientet e sallës EUROPA, ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), vijuan trajnimet për përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga institucionet publike të:
- Autoritetit Rrugor Shqiptar;
- Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore;
- Autoritetit Portual Durrës;
- Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:
- Njohja me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
- Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit;
- Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
Leksion i hapur me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit
Ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nga Drejtoria e Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing zhvilluan më 09.05.2024, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, leksionin e hapur me temë: “Monitorimi i territorin me teknologji të avancuar”.
Në këtë leksion morën pjesë pedagogë dhe studentë të Departamentit të Gjeodezisë të cilët u njohën dhe diskutuan mbi temat e më poshtme:
- Parimet Bazë të Remote Sensing,
- Koncepte të përgjithshme mbi satelitët Albania 1 dhe Albania 2,
- Aplikimet e shërbimeve të të dhënave satelitore,
- Vështrim i përgjithshëm i ecurisë së projektit,
- Analizimi i Imazherisë Satelitore.
Trajnim me përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare
- Njohje me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
- Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit;
- Prezantim mbi produktet e përfituara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
Trajnim me stafin teknik të bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë
Në vijim të nismës së ndërmarrë nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit, u zhvillua dje trajnimi me stafet teknike të bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga:
- Drejtoria e Politikave Urbane;
- Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit;
- Drejtoria e Urbanistikës;
- Drejtoria e Kadastrës Urbane dhe Menaxhimi i Aseteve Publike;
- Bordi i Kullimit.
ASIG merr pjesë në workshop-in “Digital Innovation Profile for Albania”
Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nga sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin dhe sektori i Gjeoportalit Kombëtar morën pjesë në workshop-in “Digital Innovation Profile for Albania” (DIP).
Ky workshop u organizua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me ekspertët e Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacionit të International Telecommunication Union (ITU), dhe kishte si qëllim krijimin e një Profili Digjital Inovativ i cili synon të sigurojë një vlerësim të saktë të kapacitetit të ekosistemit të vendit tonë për të ndihmuar palët e interesuara të eksplorojnë në rrjedhën e inovacionit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe të mbështetur nga Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Në këtë workshop dy ditor ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve publike dhe botës akademike të cilët diskutuan mbi:
- Vlerësimin dhe rishikimin e mundësive në ekosistem që zhbllokojnë burimet kritike thelbësore për transformimin digjital,
- Analizimin dhe kuptimin e veprimeve specifike të kërkuara nga secili grup interesi për të mbështetur udhëtimin sipërmarrës.
- Prioritizimin e veprimeve, politikave, platformave dhe programeve kryesore të nevojshme për të adresuar boshllëqet në ekosistem.
Duke diagnostikuar saktësisht kapacitetin e vendit për inovacionin digjital, synohet të zhvillohen projekte konkrete që e pozicionojnë Shqipërinë si një lider digjital në rajon. Kjo nismë parashikon një ekosistem ku inovatorët kanë akses në burimet, programet dhe mundësitë e nevojshme për të ndërtuar komunitetet e tyre, duke përshpejtuar arritjen e agjendës kombëtare të zhvillimit.
Trajnim me stafin teknik të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës
Vijojnë trajnimet me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit, nga ekspertët e ASIG të sektorëve të GIS-it Kombëtar, Sektorit të Standardeve për Gjeoinformacionin dhe Sektorit të Përpunimit të Imazherive Satelitore.
U zhvilluan këto ditë trajnime me stafet teknike të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.
Realizimi i fotografimit 360° të gjeoreferencuar, të rrjetit rrugor kombëtar dhe zonave urbane
Në kuadër të mbulimit me fotografim 360° gradë të rrjetit rrugor kombëtar, është realizuar fotografimi 360 ° i aksit rrugor Vorë – Kepi i Rodonit dhe është publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.
Fushat ku mund të përdoret ky produkt janë: dokumentimi fotografik i etapave të ndërtimit të veprave të infrastrukturës, objekteve të ndryshme arkitektonike dhe hapësirave publike, kontrolli dhe mirëmbajtja e akseve rrugore, kontrolli i investimeve të kryera në akse rrugore (sinjalistikë, gjelbërim, ndriçim, etj.), përcaktimi i zonave që kërkojnë ndërhyrje në kuadër të mirëmbajtjes, promovimi i turizmit apo evidentimi i objekteve social – ekonomike.