WorkShop i Projektit IMPULS. Tiranë 17-19 Nëntor 2015
Në datat17-19 Nëntor 2015 , në kuadër të projektit “Impuls” që sponsorizohet nga agjencia “SIDA” e Qeverisë Suedeze u zhvillua Workshop për Grupet e Punës 2,3,4 dhe 5 në Tiranë, që kishte për qëllim ngritjen profesionale të stafeve që merren me të dhënat gjeohapësinore në vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet projektit Impuls, KE do të monitorojë implementimin e Direktivës INSPIRE në vendet e rajonit të Ballkanit dhe do të asistojë njëkohësisht me eksperincën e saj nëpërmjet Agjencisë Suedeze “Lantmateriet” (Mapping , Cadaster and Property Registration Authority) dhe “State Geodesy Authority” i Kroacisë, Agjencitë e këtyre vendeve.
Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor- BIG, datë 22.10.2015
Në mbledhjen e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG) të datës 22.10.2015 në drejtim të Ministrit të Shtetit për Inovacion
Znj.Milena Harito, ASIG prezantoi disa dokumenta të rëndësishëm që lidhen me Standardet Shtetërore për Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri për temat:
-Kufijtë e Njesive Administrative.
-Parcelat Kadastrale.
-Ndërtesat.
Gjithashtu u diskutua dhe miratua Drafti VKM për “Përcaktimin e rregullave të hollësishme për krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e metadatave” për informacionin gjeohapësinor në Shqipëri.
Në këtë mbledhje u theksua, rëndësia që ka miratimi dhe implementimi I këtyre standardeve nga Autoritetet Shtetërore përgjegjëse dhe impakti që do të kenë në rritjen e cilësisë së prodhimit të informacionit gjeohapësinor.
Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor- BIG, datë 16.07.2015
Më datë 16.07.2015,ora 09:00, pranë Godines “Ish-Inima” Kati II (Salla Europa), Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë,
u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor –BIG, me pjesmarrjen e shumicës së së anëtarëve të tij. Mbledhja u drejtua nga znj. Milena Harito Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike.
Në mbledhje u diskutuan dhe u miratuan sipas rendit të ditës këto çështje:
- Planit Strategjik 5 vjecar për ASIG, prezantuar nga përfaqësuesi i “MOG”, z. Dritan Agolli.
- Kërkesa për komente mbi termat e referencës për krijimin e Sistemit Shqiptar të Informacionit të Pyjeve, paraqitur nga Drejtori i Drejtorisë së Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit.
- Projekt VKM “Për planifikimin dhe realizimin e fotografimit ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë”, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.
- Dokumenti “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të infrasrukturës së informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema Hidrografia” dhe projekt VKM-ja përkatëse, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.
- Ecuria e projektit për Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.
- Të dhënat e publikuara në Gjeoportalin Kombëtar të Informacionit Gjeohapësinor, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.
Mbledhja e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor – BIG
Organizohet më datë 16/07/2015 ora 09:00 mbledhja e rradhës e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor -BIG
Mbledhja organizohet pranë Godinës “Ish-Inima” Kati II (Salla Europa), Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë.
Axhenda e Takimit paraqitet në dokumentin e mëposhtëm:
Java e Inovacionit 2015 (High Tech Expo)
Java e Inovacionit në datat 11,12,13 Maj në Tirana Expo Center Me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike dhe Znj.Milena Harito,Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor bëhet pjesë e këtij eventi për të dytën herë.ASIG paraqiti shërbimet e tij për publikun si :
1) Gjeoportali
2) Projekti i Fotografimi Ajror & LIDAR
Qëllimi i këtij eventi ishte promovimi i Institucionit tonë si dhe prezantimi i shërbimeve tona në mënyrë që çdo qytetar,biznes apo institucion qeveritar të informohet për rëndësinë dhe funksionimin e tyre.Në këtë event ishte i pranishëm dhe Zëvendës Kryeministri Z.Niko Peleshi,Ministri Për Çeshtjet Vendore Z.Bledar Çuçi,Ministri i Shëndetësisë Z.Ilir Beqja.
KRGJSH 2010
KRGJSH-2010
Korniza Rreferuese Gjeodezike Shqiptare që përdoret në Republikën e Shqipërisë është miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 669, datë 07.08.2013 dhe quhet:
“Korniza Rreferuese Gjeodezike Shqiptare 2010” ose shkurt (KRGJSH-2010), ku “2010” është indeksi që lidhet me “epokën” në të cilën janë përcaktuar koordinatat e pikave gjeodezike të monumentalizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.
KRGJSH -2010 do të përcaktohet duke u mbështetur në Kornizën Referues Gjeodezike Europiane. KRGJSH-2010 përdoret për të gjitha aplikacionet që lidhen me përdorimin e koordinatave në territorin e vendit. Lidhja midis KRGJSH-2010 dhe sistemeve të references koordinative klasike të përdorura në vendin tonë, deri në momentin e hyrjes në fuqi të KRGJSH-2010, bëhet duke përdorur parametrat e transformimit që llogariten për ç’do rast.
KRGJSH- 2010 përfshin: I.Parametrat gjeodezike bazë të përcaktuara në Sistemin Referues Gjeodezik 1980 (GRS- 80 ) të cilat janë:
1) Rrezja e ekuatorit të Tokës; a = 6 378 137m
2) Konstantja gravitacionale gjeocentrike e Tokës duke përfshirë edhe atmosferën; GM = 3 986 005 x 10-8 m3s-2
3) Faktori dinamik i figures së Tokës pa përfshirë baticën e qëndrushme; J2 = 108 263 x 10-8
4) Shtypja në pole e Tokës; 1/f = 298.257 222 101
5) Shpejtësia këndore e rotullimit të Tokës; ω = 7 292115.0 x 10-11rad.sek-1
II.Sistemin koordinativ gjeodezik ETRS 89. Realizimi ETRF200, Epoka 2010. III.Sistemin e lartësive. Sistem që realizohet nëpërmjet reperave të rrjetit shtetëror të nivelimit të përfshirë në Rrjetin Unik Europian të Nivelacionit (UELN) dhe të përcaktuara në Sistemin Referues Vertikal Europian (EVRS) me ndihmën e të dhënave për forcën e rëndesës të unifikuara në sistemin International Gravity Standardization Network 1971 (IGSN 1971). IV.Sistemin e koordinatave në plan. Sistemi i koordinatave në plan mundësohet nga dy Projeksione Hartografike: 1.Projeksioni Tërthor Zonal të Merkatorit (TMzn) për harta në shkallë më të madhe se 1 : 500 000; 2.Projeksioni Konik Konform i Lambertit (LCC) për harta në shkallë 1 : 500 000 dhe më të vogla; 3.Meridian qëndror që përdoret në të gjitha punimet civile është meridian: λ = 20 0 Gjatësi gjeografike lindore; 4. Shkalla e shformimit në meridian: 1; 5. Spostimi fals lindor: 500 000 m; 6. Spostimi fals veri: 0 m; <img src=”/images/epsg.png”
Twitter
Workshop “Grupi i Punës për Hidrografinë”
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) është i impenjuar seriozisht në krijimin e një infrastrukture kombëtare të gjeoinformacionit (NSDI) bazuar në direktivën INSPIRE të bashkimit europian.Në funksion të kësaj është krijuar grupi i përbashkët ASIG dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujrave me objektiv krijimin e standardeve dhe strukturës së të dhënave hidrografike si një nga temat kryesore të kësaj direktive.Mbi bazën e rezultateve dhe të kësaj eksperience do të trajtohen dhe temat e tjera që përfshihen nga anekset e kësaj direktive.