Ekspertë të ASIG nga sektorët e GIS-it Kombëtar, Sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin dhe Sektori i Përpunimit të Imazherive Satelitore, ditën e premte më 24.05.2024, në ambientet e sallës Europa zhvilluan trajnimin për përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin si më poshtë:
- Njohje me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
- Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit;
- Prezantim mbi produktet e përfituara nga projekti i Shërbimit Satelitor.