Mbledhje e BIG date 27.10.2016
Në mbledhjen e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor (BIG) të datës 27.10.2016, ASIG prezantoi dy dokumenta të rëndësishëm që
lidhen me Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri. U diskutua dhe u miratua dokumenti: -Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri. Tema :Emërtimet gjeografike. Gjithashtu u diskutua dhe u miratua dokumenti: -Rregullat e Ndërveprueshmërisë së të Dhënave, Grupeve të të Dhënave dhe Shërbimeve Gjeohapësinore.
Matjet gravimetrike absolute në Shqipëri.
Përshëndetje të gjithëve !
ASIG dëshiron të japë një lajmë të mirë për të gjithë komunitetin Gjeodezik.
Kanë filluar matjet gravimetrike absolute në Shqipëri.
Këto matje bëhen për herë të parë në vendin tonë dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm dhe fundamental për shkencën aplikative të Gjeodezisë në Shqipëri.
Janë përzgjedhur tre stacione për të kryer këto matje në bashkëpunim me Inst. e Gjeoshkencave, Departamenti i Sizmikës, në stacionin e Shkodrës,Tiranës dhe Sarandës. Aktualisht kanë përfunduar matjet në Shkodër dhe përgatiten për të matur dhe dy të tjerat. Matjet po kryhen nga BEV Austri, me mbështetje financiare nga Qeveria Norvegjeze.
ASIG po koordinon të gjitha punimet si përfituese për palën shqiptare.
Për më shumë informacion do të mbetemi në kontakt.
Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor- BIG, datë 21.07.2016
Në mbledhjen e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG) të datës 21.07.2016
nën drejtimin e Ministres së Shtetit për Inovacion dhe Administraten Publike Znj.Milena Harito,
ASIG prezantoi një dokument të rëndësishëm mbi Standardet Shtetërore për Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri për temat:
- Sistemi i Adresave
Gjithashtu në mbledhje u prezantua dokumenti mbi “Mbledhjen dhe Përditesimin e të Dhënave Gjeohapësinore të Autoriteteve Publike”
Në këtë mbledhje u theksua, rëndësia që ka miratimi dhe implementimi i standardeve nga Autoritetet Shtetërore përgjegjëse dhe impakti që do të ketë në rritjen e cilësisë së prodhimit të informacionit gjeohapësinor.
Vizita e Kryeministrit në ambjentet e ASIG
Me rastin e çeljes së javës së Inovacionit, u organizua në mjediset e Godinës së Inovacionit ceremonia e përurimit të projektit “Innovation Hub”, në të cilin mori pjesë edhe Kryeministri SH.T.Z. Edi Rama.
Gjithashtu në këtë kuadër, Kryeministri vizitoi edhe ambientet e punës së Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor- ASIG, ku u njoh me arritjet e këtij institucioni në misionin e tij për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor.
Publikimi i Ortofoto 2015
ASIG ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar Ortofoton 2015 për zonat urbane, e cila ju vjen në ndihmë planeve rregullese në vend, procesit të legalizimit dhe përmirësimit të të dhënave të hartës së pasurive të paluajtshme.
Ortofoto RGB
Ortofoto CIR
Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor- BIG, datë 28.01.2016
Në mbledhjen e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG) të datës 28.01.2016 nën drejtimin e Ministres së Shtetit për Inovacion
dhe Administraten Publike Znj.Milena Harito, ASIG prezantoi një produkt të rëndësishëm të informacionit gjeohapësinor , Ortofoto 2015 për zonat urbane ,si fazë e parë e një investimi të Qeverisë Shqiptare.
Gjithashtu në mbledhje u miratuan dy dokumente të rëndësishëm që lidhen me Standardet Shtetërore për Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri për temat:
- -Parcelat Kadastrale.
-Ndërtesat
Tema të rëndësishme të diskutimit në BIG ishin prezantimi I termave të referencës për “Gjeoportalin Kombëtar” dhe implementimi i projekteve të KRGJSH-së për vitin 2016 (faza e parë).
Në fokus të takimit ishte edhe prezantimi mbi nismat e autoriteteve përgjegjëse ,në fushën e gjeoinformacionit, për vitin 2016 dhe informimi I ASIG-ut për to.
Njoftim mbi sistemin e ALBPOS-it
Te nderuar perdorues !
Ju bejme me dije se qe prej dates 13.01.2016 sistemi ALBPOS ka rifilluar funksionimin e tij, gjithashtu dhe web faqa zyrtare e tij albpos.net .
Per zhvillime te metejshme do te mbetemi ne kontakt!
Tenderim – Gjeoportali Kombëtar.
Ju njoftojmë se përmes linkut në site-in zyrtar të publikimeve publike Norvegjeze, Doffin, janë në dispozicion dokumentat e tenderit për Zhvillimi dhe Ofrimin e një Gjeoportali për Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
WorkShop i Projektit IMPULS. Tiranë 17-19 Nëntor 2015
Në datat17-19 Nëntor 2015 , në kuadër të projektit “Impuls” që sponsorizohet nga agjencia “SIDA” e Qeverisë Suedeze u zhvillua Workshop për Grupet e Punës 2,3,4 dhe 5 në Tiranë, që kishte për qëllim ngritjen profesionale të stafeve që merren me të dhënat gjeohapësinore në vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet projektit Impuls, KE do të monitorojë implementimin e Direktivës INSPIRE në vendet e rajonit të Ballkanit dhe do të asistojë njëkohësisht me eksperincën e saj nëpërmjet Agjencisë Suedeze “Lantmateriet” (Mapping , Cadaster and Property Registration Authority) dhe “State Geodesy Authority” i Kroacisë, Agjencitë e këtyre vendeve.