Trajnim me stafin teknik të Bashkive Korçë, Kolonjë dhe Maliq
Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ASIG me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore, ekspertë të ASIG zhvilluan sot trajnimin me stafet teknike të Bashkive Korçë, Kolonjë dhe Maliq.
Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:
- Njohja me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
- Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
- Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
ASIG merr pjesë në Simpoziumin GGHS 2024
Përfaqësues të Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) të kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Hartografisë z. Kristaq Qirko, morën pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të GGHS 2024 “Graviteti, Gjeoidi, Sistemet e Lartësive 2024”, të mbajtur në datat 4-6 Shtator 2024, në Selanik, Greqi pranë Qendrës së Shpërndarjes Kërkimore, të Universitetit Aristoteli të Selanikut (KEDEA).
Në këtë koferencë u prezantuan dhe u diskutuan nga autoritetet e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare tema mbi metodat dhe teknikat gjeodezike më të fundit mbi llogaritjen e Modeleve Gjeopoteciale Globale (GGM) dhe Referencave GjeodezikeVertikale Moderne.
Me rëndësi për përfaqësuesit e ASIG në këtë simpoziumin ishte prezantimi dhe diskutimi i projekteve të Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare Moderne me ekspertët më të njohur evropianë dhe ndërkombëtarë në fushën e gjeodezisë së lartë, të cilët e vlerësuan dhe mbështetën implementimin e rrjeteve të Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare si dhe objektivat e saj në të ardhmen mbi llogaritjen e Gjeoidit Gravimetrik, bazuar në standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu në këtë simpozium ishin pjesëmarrës dhe pedagogë të Departamentit të Gjeodezisë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT), të cilët prezantaun temat e tyre në funksion të qëllimit të përbashkët mbi krijimin e Referencës Gjeodezike Vertikale Moderne në Shqipëri.
Publikohet në Gjeoportalin Kombëtar paraqitja 3D e ndërtesave për zonat urbane të disa qyteteve
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në kuadër të projektit për zgjerimin e hartës bazë topografike 1:2 000, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar paraqitjen 3D të ndërtesave për zonat urbane të qyteteve Belsh, Përmet, Rrogozhinë, Prrenjas, Peqin dhe Divjakë (fotografim i vitit 2015).
Me realizimin e paraqitjes 3D, ASIG ju vjen në ndihmë të gjithë të interesuarve për të eksploruar qytetet tashmë edhe në lartësinë e tyre si nga ana vizuale ashtu edhe për llogaritje e aplikime të ndryshme.

Vijon realizimi i fotografimit 360° të gjeoreferencuar të rrjetit rrugor kombëtar
Në vijim të nismë së ndërmarrë nga ASIG për krijimin e fotografive panoramike të gjeoreferencuara, të akseve rrugore kombëtare me teknologjinë e avancuar me kamera Street View 360°, dhe përditësimin e tyre të vazhdueshëm, ASIG ka realizuar fotografimin dhe publikimin në Gjeoportalin Kombëtar të aksit rrugor:
“Kozmaç-Koman-Pukë-Fushë Arrës-Ura e Qafës-Iballë-Blinisht”
Gjatësia e këtij aksi të mbuluar me fotografi 360 gradë është 177 km.
![]()
http://360.asig.gov.al/AlbaniaStreetView/player2/
Publikohet informacion gjeohapësinor për temën “Imazhi i Hartës Bazë”
Publikohet në Gjeoportalin Kombëtar Harta Bazë e shkallës 1:2000, në formatin Imazh (raster), zona me sipërfaqe140 km² ku përfshihen 113.5 km² zona Tiranë-Durrës (fotografimi i vitit 2018), si dhe Qytetet Belsh, Rrogozhinë, Prrenjas, Peqin dhe Divjakë (fotografimi i vitit 2015).
Në total gjendet e publikuar një sipërfaqe prej 520 Km2.
Të dhënat janë konform standardit me VKM-në nr. 952, datë 02.12.2020, për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri”.
Publikohet realizimi i fotografimit 360o të gjeoreferencuar të Tunelit të Llogarasë
Në vijim të nismës për krijimin e fotografive panoramike të gjeoreferencuara të akseve rrugore kombëtare me teknologjinë e avancuar, me kamera Street View 360°, dhe përditësimin e tyre të vazhdueshëm, ASIG ka realizuar fotografimin dhe publikimin në Gjeoportalin Kombëtar të aksit rrugor: “Orikum-Tuneli i Llogarasë -Dhërmi”.
Gjatësia e këtij aksi të mbuluar me fotografi 360 gradë është 56 km.
https://360.asig.gov.al/AlbaniaStreetView/player2/
Realizimi i fotografimit 360° të gjeoreferencuar të rrjetit rrugor kombëtar, aksi Thuman-Kashar
Menjëherë pas hapjes së aksit rrugor Thuman-Kashar, autosdrada e parë e kategorisë A në Shqipëri, ASIG realizoi realizoi fotografimin 3600 të këtij aksi, me qëllim përfshirjen e tij në fondin e akseve rrugore kombëtare të mbuluara me fotografi panoramike të gjeoreferencuara me teknologjinë e avancuar me kamera Street View 360°.
Aksi i mbuluar me fotografim ka një gjatësi prej 50 km (në të dy drejtimet) dhe është publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.

http://360.asig.gov.al/AlbaniaStreetView/player2/



Nënshkruhet marrëveshja ndërinstitucionale e bashkëpunimit mes ASIG dhe ASPA
U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).
Drejtuesit e këtyre dy institucioneve Znj. Vilma Tomço, Drejtor i Përgjithshëm i ASIG dhe Znj. Arlinda Hoti, Drejtor i Deleguar i ASPA nënshkruan në ambientet e ASIG këtë marrëveshje bashkëpunimi dy palëshe, e cila përfaqëson një hap thelbësor në rritjen e aftësive teknike në fushën e gjeoinformacionit brenda Administratës Publike të Shqipërisë.
Në sajë të këtij bashkëpunimi synohet;
- Ofrimi e programeve të përbashkëta të trajnimit, duke marrë parasysh ekspertizën e kombinuar të këtyre institucioneve;
- Zhvillimi i kurrikulave në fushën e gjeoinformacionit, për të përmbushur nevojat specifike të profesionistëve të Administratës Publike.
- Rritja e kapaciteteve, në sajë të organizimit të programeve të trajnimeve për të forcuar kompetencat e punonjësve të Administratës Publike në fushën e gjeoinformacionit.
Ky bashkëpunim i bazuar në kuadrin ligjor, siguron zbatimin efektiv dhe përfitimin reciprok për të dy institucionet. ASIG dhe ASPA janë të përkushtuar për të avancuar aftësitë e sektorit publik përmes zgjidhjeve inovative dhe të integruara të fushës së gjeoinformacionit.




































