Zhvillohet workshop-i me temë “Pricing and open data”

Në ambientet e Hotel, Butik Padam, u organizua në datat 23-24 Maj, në kuadër të projektit SPATIAL II, workshop-i me temë: “Pricing and open data”.

Në këtë workshop morën pjesë ekspertë të fushës së marketingut nga Autoriteti Holandez i Kadastrës, drejtues të projektit SPATIAL II si dhe përfaqësues nga të gjitha drejtoritë teknike të ASIG.

Fokusi i këtij workshop-i ishte ofrimi i njohurive të reja nga ekspertët holandez me qëllim organizimin e një marketingu sa më të plotë dhe cilësor të produkteve të ASIG.

Gjatë zhvillimit të këtij workshop-i përfaqësuesit e ASIG patën mundësi të njihen me praktikat më të mira të përcjella nga ekspertët holandez në fushën e marketingut të të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore si dhe demonstrimin e drejtpërdrejt të shembujve konkret me produkte të ASIG.

Drejtori i Përgjithshëm i ASIG znj. Vilma Tomço ndoqi nga afër prezantimet e gjetjeve nga grupet e punës gjatë e këtij workshop-i, ku dhe përgëzoi ekspertët holandez dhe stafin e ASIG për rezultatet e arritura gjatë këtij workshop-i dy ditor.

Trajnim me stafet teknike të bashkive Vlorë dhe Selenicë

Më shumë njohuri për stafet teknike të Bashkive Vlorë dhe Selenicë përgjatë ditës së djeshme, në përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe aplikimeve GIS, në funksion të krijimit dhe publikimit të të dhënave gjeohapësinore në Gjeoportalin Kombëtar si dhe ofrimit të njohurive mbi produktet e përftuara nga projekti Shërbimi Satelitor.

Ekspertët e ASIG gjatë këtij trajnimi diskutuan me të pranishmit tematikat e lidhura me:

  • Përdorimin e moduleve dhe funksionaliteteve të reja të sistemit të përmirësuar të Gjeoportalit Kombëtar si: moduli i editorit, moduli i gjeoreferimit, funksionalitetet e hartës, katalogu i metadatave, shërbimet e rrjetit, etj.
  • Përdorimin e shtresave bazë për krijimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga aplikimet GIS duke përdorur shërbimet e rrjetit të Gjeoportalit Kombëtar.
  • Asistencën teknike të kërkesave specifike në lidhje me sistemet dhe të dhënat në fushën e gjeoinformacionit.
  • Harmonizimin dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore sipas temave të gjeoinformacionit.

Trajnim me stafin teknik të bashkisë Himarë

Në vazhdën e trajnimeve me stafet teknike të njësive të qeverisjes vendore, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) zhvilloi trajnimin me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të Bashkisë Himarë.

Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga;

  • Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve, Kullotave dhe Ujitjes;
  • Drejtoria e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes;
  • Drejtoria e Menaxhimit të Aseteve;
  • Drejtoria e Burimeve Njerëzore.

Trajnim mbi gjeoinformacionin me agjenci në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

U zhvillua sot në ambientet e sallës EUROPA trajnimi me agjenci në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP) dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB).

Ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) trajtuan me të pranishmit tematikat e mëposhtme:

1. Përdorimi i funksionaliteteve të Gjeoportalit Kombëtar (aksesimi i ortoimazherive, shkarkimi i tyre, sistemimi i të dhënave sipas specifikave të secilit institucion, krijimi i hartave për përdorime të ndryshme, identifikimi i treguesve mjedisorë, përditësimi i të dhënave etj.),

2.  Përpunimi i imazheve satelitore për qëllime të ndryshme mjedisore,

3.  Standardizimi i të dhënave gjeohapësinore.

Trajnim me stafet teknike të Bashkive Mallakastër, Patos dhe Roskovec

 

Vijojnë trajnimet në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ASIG me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore. Ekspertët e ASIG zhvilluan dje trajnimin me stafet teknike të Bashkive Mallakastër, Patos dhe Roskovec.

Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:

    1. Njohja me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
    2. Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
    3. Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

       

Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Fier

 

Vijojnë trajnimet me stafet teknike të njësive të qeverisjes vendore me qëllim ofrimin e njohurive në përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe aplikimeve GIS, në funksion të krijimit, përditësimit dhe publikimit të të dhënave gjeohapësinore në Gjeoportalin Kombëtar si dhe njohuri mbi produktet e përftuara nga projekti Shërbimi Satelitor.

Ekspertët e Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor zhvilluan sot trajnimin me stafin teknik të Bashkisë Fier ku morën pjesë përfaqësues nga:

  • Drejtoria e Projekteve të Infrastrukturës;
  • Drejtoria e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit;
  • Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit;
  • Drejtoria e Sistemit të Adresave, Transportit Publik dhe Sinjalistikës Rrugore;
  • Drejtoria e Administrimit të Fondit Pyjor, Kullotave dhe Mbrojtjes së Mjedisit;
  • Drejtoria e Programimit dhe Kontrollit të Punëve Publike dhe Investimeve.

Vijojnë trajnimet me institucionet publike

 

Sot në ambientet e sallës EUROPA, ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), vijuan trajnimet për përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga institucionet publike të:

  •  Autoritetit Rrugor Shqiptar;
  •  Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore;
  • Autoritetit Portual Durrës;
  • Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:

  •  Njohja me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit;
  • Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Leksion i hapur me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit

Ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nga Drejtoria e Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing zhvilluan më 09.05.2024, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, leksionin e hapur me temë: “Monitorimi i territorin me teknologji të avancuar”.

Në këtë leksion morën pjesë pedagogë dhe studentë të Departamentit të Gjeodezisë të cilët u njohën dhe diskutuan mbi temat e më poshtme:

  1. Parimet Bazë të Remote Sensing,
  2. Koncepte të përgjithshme mbi satelitët Albania 1 dhe Albania 2,
  3. Aplikimet e shërbimeve të të dhënave satelitore,
  4. Vështrim i përgjithshëm i ecurisë së projektit,
  5. Analizimi i Imazherisë Satelitore.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *