Krijimi i grupit të ekspertëve nga EuroGjeografiks për të përforcuar përkushtimin ndaj Kopernikut

Anëtarët e EuroGeographics kanë nisur një grup ekspertësh për të forcuar angazhimin e tyre për të siguruar  dhe harmonizuar të dhënat dhe informacionet gjeohapësinore pan-Europiane  për Kopernikun.

Ky veprim bazohet në marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar më parë mes Shoqatës për Autoritetet Kombëtare të Kartografisë, Kadastrit dhe Regjistrimit të Tokave dhe Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA).

Rrjeti i sapokrijuar i Shkëmbimit të Njohurive të Kopernikut ” Copernicus Knowledge Exchange Network” (KEN) do të përmirësojë koordinimin dhe komunikimin midis dy organizatave, me fokus në lehtësimin e qasjes së të dhënave autoritative referente gjeohapësinore për përdorim në aktivitetet e iniciuara nga ZEE dhe iniciativa kryesore e Komisionit Evropian për vëzhgimin dhe monitorimin e Tokës . Ai gjithashtu do të vlerësojë kërkesat e shërbimeve të Kopernikut për të dhënat gjeohapësinore për të identifikuar boshllëqet e të dhënave dhe për të propozuar zgjidhje.

Anders Sandin, kryetar i Kopernikut KEN komentoi: “Ne presim me padurim ta vazhdojmë punën tonë me EEA për të përcaktuar se si mund të ofrohet një qasje në të Dhënat Autoritative Gjeohapësinore në përputhje me politikën e të dhënave dhe informacionit të programit Kopernik, duke respektuar gjithashtu edhe institucionin kombëtar EuroGeographics , politikën legjislative dhe kërkesat e biznesit. Kjo do të përfshijë shqyrtimin e zgjidhjeve për të siguruar qasje të plotë, të lirë dhe të hapur në të dhënat gjeohapësinore për programin Copernicus “.

Ne gjithashtu po punojmë së bashku për të vënë Portalin e Aksesit të të Dhënave të Referencës Kopernik (CORDA) në dispozicion të anëtarëve të EuroGeographics për të hetuar se si shërbimet kombëtare dhe rajonale të të dhënave gjeohapësinore mund të bëhen në mënyrë të gatshme dhe efikase. Të dhënat do t’i sigurohen CORDA-s nëpërmjet një projekti pilot për Shërbimet e Vendndodhjes së Evropës në të ardhmen që po zhvillohen nga EuroGeographics dhe anëtarët e saj.

“Vizioni parësor është që këto të dhëna do të ofrojnë një pikë hyrëse të vetme për përdoruesit ndërkombëtarë të informatave dhe shërbimeve gjeohapësinore të harmonizuara, pan-Europiane, autoritare. Gjithashtu mundëson që autoritetet kombëtare të hartave, kadastrave dhe regjistrit të tokës të njihen në përpjekjet e tyre ndërkombëtare për të kontribuar në të mirën më të gjerë publike “.

Komiteti koordinues i Copernicus KEN përbëhet nga përfaqësues nga Suedia, Austria, Danimarka, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja, ku të gjithë anëtarët e EuroGeographics janë të inkurajuar të marrin pjesë në aktivitetet e saj.

Për më shumë informacion vizitoni: www.eurogeographics.org.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi kontaktoni Rhian French në numrin +44 1264 300126, +447892 698 350 (celular) ose në email press@eurogeographics.org.

EuroGeographics

EuroGeographics është një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare (AISBL / IVZW sipas Ligjit Belge, regjistrimi i BE-së: 833 607 112) dhe shoqata e anëtarësimit për Autoritetet Kombëtare Evropiane të Kartografisë, Kadastrës dhe Regjistrimit të Tokës. Ajo aktualisht sjell së bashku 61 anëtarë nga 46 vende.

Twitter

Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor – BIG datë 24.05.2017

Në mbledhjen e radhës së Bordit për Informacionin Gjeohapësinor –BIG, e zhvilluar në datën 24.05.2017, ASIG prezantoi dokumente të rëndësishme që lidhen me Infrastrukturën Kombëtare të  Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, si:

 – Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri :Tema ‘Modeli Dixhital i Terrenit”.

– Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri: Tema “Ortoimazheria”.

– Rregullat për shkëmbimin e grupeve dhe shërbimeve të të dhënave gjeohapësinore mes autoriteteve publike.

– Udhëzues  teknik për planifikimin, realizimin dhe kontrollin e fotografimit ajror dhe skanimit lidar.

Twitter

Fotografimi ajror në Republikën e Shqipërisë

Fotografimi ajror i terrenit është baza gjeografike në kuadër të krijimit të planeve të qëndrueshëm të zhvillimit, të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të infrastrukturës sociale dhe standardit të jetesës. Për zbatimin e planeve të zhvillimit, studimin e fizibilitetit dhe projektet e detajuara, si dhe ruajtjen e mjedisit, informacioni i përditësuar gjeohapësinor është shtylla kryesore e këtij procesi.

Fotografimi Ajror Dixhital, i cili do të prodhohet nga projekti i financuar nga Qeveria Shqiptare në kuadër të projektit “Krijimi i infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore në Republikën e Shqipërisë”, do të jetë padyshim informacioni kryesor për krijimin e një harte të re të unifikuar të Republikës së Shqipërisë, e cila është domosdoshmëri për krijimin e informacionit topografik për shume institucione shqiptare si: Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI, Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si dhe cdo njësi e qeverisjes vendore.

Produkti i marë nga ky fotografim ajror është me cilësori i aritur deri më tani në shqipëri dhe nga më të avancuarit në realizimet në nivel kombëtar, krahësuar me ekperiencat ndërkombëtare, pasi janë përdorur teknologji të avancuara si ‘LiDAR technologies’.

Përdorimi i kësaj teknologjie ka mundësuar prodhimin e një DTM dhe DSM kualitative, të rezolucioneve të larta të terenit (5 pika/m2 për zona urbane (sip.1028 km2); 2 pika /m2 në zona fushore (sip.10340km2) dhe deri në 1pike/m2 në zonat malore (Sip.17380km2), që më pas janë mbështetur për prodhimin e orotofotos cilësore sipas rezolucioneve të zonave të përcaktuara në specifikime teknike. Deri më tani është mbuluar 83% e teritorit me fotografim ajror.

Tashmë këto produke janë të aksesueshme per publikun dhe cdo subjekti të interesuar si shërbime nëpërmjet Gjeoportalit Kombëtar të ASIG

http://geoportal.asig.gov.al/InfoandServices.aspx?lang=AL

Twitter

Prezantimi i Gjeoportalit të Ri Kombëtar

Nga eventi i organizuar në kuadër të Javës së Inovacionit 2017 në ambientet e Universitetit “Polis” ku u prezantua Gjeoportali i Ri Kombëtar  i zhvilluar nga ASIG në përputhje me standardet europiane të direktivës INSPIRE, ku morën pjesë përfaqësues të Botës Akademike, përfaqësues të Instutucioneve Shtetërore si dhe përfaqësues të Subjekteve Private.

Hartat  Dixhitale janë  një instrument i rëndësishëm për të gjithë institucionet publike e private si dhe  ekspertët e fushës .Në këtë aktivitet  u diskutua mbi  përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe se si Universitetet po i përdorin të dhënat e këtij Gjeoportali duke krijuar hapësira të reja punësimi për të rinjtë.

Twitter

Programi i Aktiviteteve të ASIG

Një nga përgjegjësitë themelore të ASIG është krijimi dhe administrimi Gjeoportalit Kombëtar si dhe garantimi i aksesit të publikut dhe subjekteve të intersuara në përputhje  me dispozitat e ligjit 72/2012. Ky Gjeoportal është një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të Qeverisjes të Hapur (OGP), që në thelb ka politikën e të dhënave të hapura për qytetarët, duke u ofruar shërbime larg burokracisë dhe afër cilësisë. Gjeoportali Kombëtar do të shërbejë për bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër të eficiencës në shërbim të qytetarit.

Duke qenë  një nga prioritetet e qeverisë shqiptare,  referuar edhe kuadrit ligjor rregullues i cili tashmë është plotësuar edhe me amendimet që u bënë së fundmi, fokusi do të jetë zhvillimi i këtyre shërbimeve online.Në këtë kuadër ASIG ka organizuar disa aktivitete si më poshtë:

       

27.10.2016    –   Mbledhje BIG

10.11.2016    –   Takim pranë ALUIZNI-t Lezhë mbi përdorimin e Hartës Unike Dixhitale në procesin e LEGALIZIMEVE

08.02.2017    –   Workshop Metadata dhe cilësia e të dhënave

09.02.2017    –   Workshop Metadata dhe cilësia e të dhënave

22.02.2017    –   Nënshkrimi i marrëveshjes me JICA për kadastrën dixhitale

09.03.2017    –   Mbledhje BIG

21.03.2017    –   Takim me flotën detare të Durrësit.Krijohet infrastruktura e hartave dixhitale detare! Bazë për zhvillim e porteve dhe turizmit detar si çdo vend i Mesdheut dhe për  të patur kufij detarë të saktë.  

05.04.2017    –   ASIG merr pjesë në Konferencën e 8-të Infocom World Albania

12.04.2017    –   Takim mbi  Përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar në Bashkinë Durrës.

24.05.2017    –   Mbledhje BIG

15.05.2017    –  Prezantimi I Gjeoportalit të ri Kombëtar

14.06.2017    –  CLOSING EVENT  Në kuadër të mbylljes me sukses të projektit të bashkëpunimit mes Qeverisë Norvegjeze dhe asaj Shqiptare në lidhje me  krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republiken e Shqipërisë

Twitter

Mbledhja e rradhës e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor

Nga mbledhja e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor (BIG) në datë 09.03.2017 ku ASIG prezantoi disa dokumenta të rëndësishme që lidhen me Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri, u diskutuan dhe miratuan:

  • Standartet Shtetërore për Specifikimet teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri :Tema ‘Rrjete e Transportit’.
  • Standartet Shtetërore për Specifikimet teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri: Tema ‘Gjeologjia’.
  • Rregullat uniforme për krijimin dhe administrimin e informacionit gjeohapësinor.

Gjithashtu u prezantua:

  • Zhvillimi i projektit të Kadastrës Ujrave per temën ‘Hidrografia’
  • Ecuria e mbledhjes dhe përpuniminit të të dhënave gjeohapësinore për temën ‘Emërtimet Gjeografike’.

Twitter

Marrëveshje bashkëpunimi midis ASIG dhe JICA

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nënshkroi më datë 25.01.2017 procesverbalin mbi dakortësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit me JICA (Japan International Cooperation Agency) për projektin mbi “Informacionin Gjeohapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në zonën me intensitet të lartë zhvillimi Tiranë-Durrës”.
Ky projekt parashikon krijimin e hartave dixhitale në shkallë të mëdha për trekëndëshin ekonomik Tiranë-Vorë-Durrës sipas metodikave dhe standardeve bashkëkohore të përdorura në Japoni, si dhe transferimin e teknologjisë, ku përfshihen infrastruktura harduerë dhe softuerë, si dhe trajnimi i punonjësve të ASIG. Nga ky projekt përveç ASIG janë përfitues të gjitha autoritetet publike qendore dhe lokale të cilat kanë si bazë të aktiviteteve të tyre informacionin hartografik. 

Twitter

Përdorimi i Hartës Unike Dixhitale rriti numrin e legalizimeve

Znj. Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, vizitoi zyrat e ALUIZNI-it në Lezhë, ku vuri në dukje se përdorimi i Hartës Unike Dixhitale 

ka rritur numrin e lejeve të legalizimit.

Falë përdorimit të kesaj harte dhe investimeve të qeverisë, nga 1300 legalizime në 7 vjet që janë bërë  para vitit 2013,kanë arritur të bëhen mbi 4000 legalizime në 2 vjet.

Ajo evidentoi rëndësinë e dixhitalizimit të të dhënave shtetërore dhe hapjen e tyre për publikun në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, rëndësinë e hartës unike dixhitale në zgjidhjen e problemeve të akumuluara dhe shërbimeve të shpejta e cilësore ndaj qytetarit.

Z. Lorenc Çala, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor vuri në dukje rolin e  informacionit gjeohapësinor bazuar në standardet europiane dhe të përditësuar, për të ndihmuar qeverinë në vendimmarrje të drejta në funksion të publikut. Si dhe rolin e gjeoinformacionit në zgjidhjen e problemeve të akumuluara të Shtetit Shqiptar në fushën e pronësisë.

Twitter

Mbledhje e BIG date 27.10.2016

Në mbledhjen e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor (BIG) të datës 27.10.2016, ASIG prezantoi dy dokumenta të rëndësishëm që

lidhen me Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri. U diskutua dhe u miratua dokumenti: -Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri. Tema :Emërtimet gjeografike. Gjithashtu u diskutua dhe u miratua dokumenti: -Rregullat e Ndërveprueshmërisë së të Dhënave, Grupeve të të Dhënave dhe Shërbimeve Gjeohapësinore.

Twitter

Matjet gravimetrike absolute në Shqipëri.

Përshëndetje të gjithëve !

ASIG dëshiron të japë një lajmë të mirë për të gjithë komunitetin Gjeodezik.
Kanë filluar matjet gravimetrike absolute në Shqipëri.

Këto matje bëhen për herë të parë në vendin tonë dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm dhe fundamental për shkencën aplikative të Gjeodezisë në Shqipëri.

Janë përzgjedhur tre stacione për të kryer këto matje në bashkëpunim me Inst. e Gjeoshkencave, Departamenti i Sizmikës, në stacionin e Shkodrës,Tiranës dhe Sarandës. Aktualisht kanë përfunduar matjet në Shkodër dhe përgatiten për të matur dhe dy të tjerat. Matjet po kryhen nga BEV Austri, me mbështetje financiare nga Qeveria Norvegjeze.
ASIG po koordinon të gjitha punimet si përfituese për palën shqiptare.

Për më shumë informacion do të mbetemi në kontakt.

Twitter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *