Pjesëmarrje në workshop-in mbi koordinimin e NSDI

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) morën pjesë në workshop-in e organizuar në kuadër të projektit “IMPULS” me temë: “Zhvillimi i proceseve të koordinimit dhe njohja në punë me modelet e shpërndarjes së të dhënave”. Në këtë workshop të mbajtur me 27-29 Mars, në Gavle të Suedisë, janë prezantuar arritjet e secilit shtet, pjesëmarrës i projektit “IMPULS”, në fushën e krijimit infrastrukturës së të dhënave gjeohapësinore, dhe veçanërisht roli dhe përgjegjësitë e strukturave koordinuese.

Në fokus të aktiviteteve ka qenë prezantimi i strukturës organizative koordinuese, për implementim të NSDI në secilin vend, respektivisht i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG). Gjithashtu në këtë workshop, përfaqësuesit e ASIG kanë prezantuar modelin e krijuar për shpërndarjen e të dhënave nëpërmjet shërbimeve online të Gjeoportalit Kombëtar.

Twitter

Publikohen harta të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit

ASIG ka publikuar, në Gjeoportalin Kombëtar, harta të vëna në dispozicion nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN) “Planshet e shkallës 1:500, për qytetin e Tiranës, e vitit1980” Këto planshete janë ndërtuar me metodën takeometrike nga ish ndërmarrja Gjeologji-Gjeodezi. Qëllimi kryesor i krijimit të këtyre plansheteve ishte krijimi i hartave dhe planeve për territoret ku shtriheshin qytetet dhe veprat e mëdha inxhinierike, në shkallë 1:500 dhe 1:1000. Qëllimi i publikimit të tyre, nga ASIG, është për t’iu ardhur në ndihmë institucioneve edhe publikut, kryesisht për çështje të planifikimit dhe pronësisë. Më shumë informacion mund të merrni, në metadatën e shtresës “Tirana 1980 (AQTN)”, në linkun:
https://geoportal.asig.gov.al/geonetwork/srv/alb/catalog.search?auto=true#/metadata/abfb3644-2f0d-4024-864c-0629b04a0e34

Twitter

Workshop mbi Menaxhimin e Rreziqeve Natyrore

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor morën pjesë në workshop-in me temë “Menaxhimi i rreziqeve natyrore” i organizuar nga Misioni i Programit IPA DRAM në datat 26-27 Shkurt 2018, në ambientet Hotel Tirana International, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile. Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë workshop ishin:

1- Përshkrime të përgjithshme mbi konceptet e riskut, rreziqeve natyrore dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

2- Trajnim për plotësimin e të dhënave në programin e Desinventarit (versioni i ri i softit), i cili mundëson lidhjen e informacioneve për fatkeqësitë natyrore me pozicionimin gjeografik.

3- Vlerësimi i riskut dhe menaxhimi i fatkeqësive me anë të simulimit të disa rasteve konkrete sipas metodikave të ndryshme.

Twitter

Mbas 25 vitesh vihet në funksionim stacioni i ri Mareografik

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), i ngarkuar nga ligji nr. 72/2012,

“Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, si autoritet përgjegjës për krijimin dhe mirëmbajtjen e Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare ka hartuar projektin e Rrjetit Mareografik në Republikën e Shqipërisë.

Në funksion të plotësimit të kësaj detyre ASIG ka filluar implementimin e këtij projekti me vënien në funksionim të Mareografit në Kepin e Palit (Durrës), pas 25 vitesh mungesë të informacionit mbi monitorimin e nivelit mesatar të detit. Ky projekt po zbatohet në kuadër të ndihmës norvegjeze, nëpërmjet projektit ALNO-HIP, që ka si synim ndërtimin e dy stacioneve mareografike në Durrës dhe Sarandë. Parashikohet që brenda muajit prill të këtij viti të vihet në funksionim edhe stacioni i Sarandës. ASIG gjithashtu parashikon, që me fondet e vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare, të ndërtojë dhe instalojë edhe dy stacione të tjera mareografike (Shëngjin dhe Orikum), e gjithë kjo në kuadrin e realizimit të projektit kombëtar të rrjeteve gjeodezike. Këto stacione do të përmbushin një boshllëk shumëvjeçar mbi të dhënat e nivelit të detit në bregdetin shqiptar, të domosdoshme si të dhëna bazë për krijimin e Referencës Gjeodezike Shqiptare. Gjithashtu të dhënat që do të gjenerohen, analizohen dhe publikohen i shërbejnë plotësimit të kërkesave të shumë agjencive: institucione shtetërore, pushtetit vendor dhe ndërkombëtare që merren me studimin e dinamikës së Bregdetit Shqiptar. Të dhënat nga mareografët e instaluar në vijën bregdetare do të transmetohen nëpërmjet një linje komunikimi online nga stacionet tek qendra e kontrollit pranë ASIG. Më pas këto të dhëna do t’iu nënshtrohen përpunimeve dhe analizave përkatëse për llogaritjen e nivelit mesatar të detit, LAT etj. të cilat do të publikohen nëpërmjet një shërbimi të dedikuar në faqen zyrtare të ASIG.

Twitter

Të dhënat e publikuara në Gjeoportalin Kombëtar

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në periudhën 4 vjeçare të funksionimit, ka hedhur hapa të rëndësishëm në realizimin e misionit të tij, ndërtimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë, bazuar në ligjin Nr. 72/2012, datë 28.06.2012, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Një nga arritjet më të rëndësishme të ASIG është ndërtimi i Gjeoportali Kombëtar, i cili ofron shërbimet e rrjetit, në përputhje të plotë me ligjin 72/2012 dhe Direktivën 2007/2/EC “INSPIRE”, të Parlamentit dhe Këshillit Evropian. Gjeoportali Kombëtar, ofron për institucionet, biznesin, publikun dhe çdo palë tjetër të interesuar, të dhëna dhe shërbime gjeohapësinore, për një numër temash të nenit 11, të ligjit 72/2012, të cilat i gjeni në materialin më poshtë. Më shumë informacion lidhur me të dhënat dhe shërbimet e publikuara mund të gjeni më metadatën e cdo shtrese, në katalogun e metadatave të publikuar në Gjeoportalin Kombëtar (https://geoportal.asig.gov.al/geonetwork)

 

Shiko – “Lista e të dhënave të publikuara në Gjeoportalin Kombetar”

 

 

Twitter

Publikohen Hartat Tematike të Gjeologjisë

ASIG në bashkëpunim me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar, për temën “Gjeologjia”, hartat tematike për qarqet: Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë. Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://geoportal.asig.gov.al/map/?auto=true

Twitter

“Infrastruktura e Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri- Gjeoportali Kombëtar”

Në ambjentet e Hotel Tirana International, ASIG në kuadër të projektit IMPULS

zhvilloi workshopin me temë “Infrastruktura e Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri- Gjeoportali Kombëtar”. Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të autoriteteve publike përgjegjëse për temat e nenit 11 të ligjit 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera që kanë bazë të punës së tyre gjeoinformacionin. Objektivi i këtij Workshop-i ishte tju mundësoj autoriteteve publike përgjegjëse të përfitojnë nga shërbimet e Gjeoportalit Kombëtar nëpërmjet demonstrimit live lidhur me: regjistrimin, krijimin dhe editimin e metadatave dhe veçanërisht shkarkimin e të dhënave.

Referuesit e këtij workshop-i theksuan rëndësinë Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në procesin e vendimmarrjes, hapat e ndërmarra për implementimin e direktivës ISPIRE dhe shërbimet që ofron Gjeoportali Kombëtar për autoritetet publike . Ekspertë të ASIG demostruan live procesin e regjistrimit të përdoruesve në Gjeoportal, editim dhe përditësimin e metadatave për shtresat përkatëse si dhe shërbimet e rrjetit që ofrohen nëpërmjet tij, që nga zbulimi i metadatave, shikimi të dhënave dhe shkarkimi i tyre.

Twitter

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

  Apliko tani !

– Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

– Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.

– Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

– Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit dhe pas konsultimit të profileve të kërkuara, mund të vijoni me plotësimin e formës së aplikimit. Një nga dokumentet kryesorë që duhet të plotësoni është letra e motivimit 

Twitter

Krijimi i grupit të ekspertëve nga EuroGjeografiks për të përforcuar përkushtimin ndaj Kopernikut

Anëtarët e EuroGeographics kanë nisur një grup ekspertësh për të forcuar angazhimin e tyre për të siguruar  dhe harmonizuar të dhënat dhe informacionet gjeohapësinore pan-Europiane  për Kopernikun.

Ky veprim bazohet në marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar më parë mes Shoqatës për Autoritetet Kombëtare të Kartografisë, Kadastrit dhe Regjistrimit të Tokave dhe Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA).

Rrjeti i sapokrijuar i Shkëmbimit të Njohurive të Kopernikut ” Copernicus Knowledge Exchange Network” (KEN) do të përmirësojë koordinimin dhe komunikimin midis dy organizatave, me fokus në lehtësimin e qasjes së të dhënave autoritative referente gjeohapësinore për përdorim në aktivitetet e iniciuara nga ZEE dhe iniciativa kryesore e Komisionit Evropian për vëzhgimin dhe monitorimin e Tokës . Ai gjithashtu do të vlerësojë kërkesat e shërbimeve të Kopernikut për të dhënat gjeohapësinore për të identifikuar boshllëqet e të dhënave dhe për të propozuar zgjidhje.

Anders Sandin, kryetar i Kopernikut KEN komentoi: “Ne presim me padurim ta vazhdojmë punën tonë me EEA për të përcaktuar se si mund të ofrohet një qasje në të Dhënat Autoritative Gjeohapësinore në përputhje me politikën e të dhënave dhe informacionit të programit Kopernik, duke respektuar gjithashtu edhe institucionin kombëtar EuroGeographics , politikën legjislative dhe kërkesat e biznesit. Kjo do të përfshijë shqyrtimin e zgjidhjeve për të siguruar qasje të plotë, të lirë dhe të hapur në të dhënat gjeohapësinore për programin Copernicus “.

Ne gjithashtu po punojmë së bashku për të vënë Portalin e Aksesit të të Dhënave të Referencës Kopernik (CORDA) në dispozicion të anëtarëve të EuroGeographics për të hetuar se si shërbimet kombëtare dhe rajonale të të dhënave gjeohapësinore mund të bëhen në mënyrë të gatshme dhe efikase. Të dhënat do t’i sigurohen CORDA-s nëpërmjet një projekti pilot për Shërbimet e Vendndodhjes së Evropës në të ardhmen që po zhvillohen nga EuroGeographics dhe anëtarët e saj.

“Vizioni parësor është që këto të dhëna do të ofrojnë një pikë hyrëse të vetme për përdoruesit ndërkombëtarë të informatave dhe shërbimeve gjeohapësinore të harmonizuara, pan-Europiane, autoritare. Gjithashtu mundëson që autoritetet kombëtare të hartave, kadastrave dhe regjistrit të tokës të njihen në përpjekjet e tyre ndërkombëtare për të kontribuar në të mirën më të gjerë publike “.

Komiteti koordinues i Copernicus KEN përbëhet nga përfaqësues nga Suedia, Austria, Danimarka, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja, ku të gjithë anëtarët e EuroGeographics janë të inkurajuar të marrin pjesë në aktivitetet e saj.

Për më shumë informacion vizitoni: www.eurogeographics.org.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi kontaktoni Rhian French në numrin +44 1264 300126, +447892 698 350 (celular) ose në email press@eurogeographics.org.

EuroGeographics

EuroGeographics është një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare (AISBL / IVZW sipas Ligjit Belge, regjistrimi i BE-së: 833 607 112) dhe shoqata e anëtarësimit për Autoritetet Kombëtare Evropiane të Kartografisë, Kadastrës dhe Regjistrimit të Tokës. Ajo aktualisht sjell së bashku 61 anëtarë nga 46 vende.

Twitter

Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor – BIG datë 24.05.2017

Në mbledhjen e radhës së Bordit për Informacionin Gjeohapësinor –BIG, e zhvilluar në datën 24.05.2017, ASIG prezantoi dokumente të rëndësishme që lidhen me Infrastrukturën Kombëtare të  Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, si:

 – Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri :Tema ‘Modeli Dixhital i Terrenit”.

– Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri: Tema “Ortoimazheria”.

– Rregullat për shkëmbimin e grupeve dhe shërbimeve të të dhënave gjeohapësinore mes autoriteteve publike.

– Udhëzues  teknik për planifikimin, realizimin dhe kontrollin e fotografimit ajror dhe skanimit lidar.

Twitter