Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në periudhën 4 vjeçare të funksionimit, ka hedhur hapa të rëndësishëm në realizimin e misionit të tij, ndërtimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë, bazuar në ligjin Nr. 72/2012, datë 28.06.2012, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Një nga arritjet më të rëndësishme të ASIG është ndërtimi i Gjeoportali Kombëtar, i cili ofron shërbimet e rrjetit, në përputhje të plotë me ligjin 72/2012 dhe Direktivën 2007/2/EC “INSPIRE”, të Parlamentit dhe Këshillit Evropian. Gjeoportali Kombëtar, ofron për institucionet, biznesin, publikun dhe çdo palë tjetër të interesuar, të dhëna dhe shërbime gjeohapësinore, për një numër temash të nenit 11, të ligjit 72/2012, të cilat i gjeni në materialin më poshtë. Më shumë informacion lidhur me të dhënat dhe shërbimet e publikuara mund të gjeni më metadatën e cdo shtrese, në katalogun e metadatave të publikuar në Gjeoportalin Kombëtar (https://geoportal.asig.gov.al/geonetwork)
Shiko – “Lista e të dhënave të publikuara në Gjeoportalin Kombetar”