Telefon: +355 4 223 6762

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) pas përfundimit me sukses të projektit për përmirësimin e sistemit të Gjeoportalit Kombëtar,ka ndërmarrë nismën për rritjen e kapaciteteve teknike të stafeve të autoriteteve publike përgjegjëse për gjeoinformacionin.

Trajnimi fokusohet në tematikat e mëposhtme:

  • Përdorimin e moduleve dhe funksionaliteteve të reja të sistemit të përmirësuar të Gjeoportalit Kombëtar;
  • Përdorimin e shtresave bazë për krijimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga aplikimet GIS duke përdorur shërbimet e rrjetit të Gjeoportalit Kombëtar;
  • Harmonizimin dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore sipas temave të gjeoinformacionit;
  • Ndërveprimin e gjeoportalit me sistemet GIS që autoritetet publike administrojnë.

Ekspertë të ASIG nga sektorët e GIS-it Kombëtar, Gjeoportalit Kombëtar dhe Standardet e Gjeoinformacionit, në vijim të kësaj nisme kanë zhvilluar trajnime me autoritetet publike përgjegjëse si më poshtë:

  • Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU);
  • Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN);
  • Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC);
  • Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM);
  • Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK);
  • Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO).