
Me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore, ekspertë të ASIG zhvilluan sot trajnimin me stafet teknike të Bashkive Kukës dhe Has.
Nisur nga interesi dhe kërkesat gjithnjë e në rritje për produktet e gjeoinformacionit në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga ASHK – Drejtoria Vendore Kukës, ASHK Zyra vendore Tropojë, dhe përfaqësues të stafeve teknike të Bashkive Kukës dhe Has si më poshtë:
- Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit;
- Drejtoria e Emergjencave Civile;
- Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave;
- Drejtoria e Bujqësisë;
- Njësia Administrative Bicaj;
- Njësia Administrative Tërthore;
- Drejtoria e Urbanistikës.





