Ekspertët e ASIG zhvillua sot seancën e dytë të trajnimit me stafet teknike të Bashkisë Tiranë me pjesëmarrje nga:
- Njësitë Administrative në përbërje të Bashkisë Tiranë;
- Drejtoria e Inovacionit, Zhvillimit dhe GIS-it;
- Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik;
- Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve të Punëve Publike;
- Drejtoria e Transportit dhe Trafikut Rrugor;
- Drejtoria e Objekteve në Bashkëpronësi dhe Fondit të Komuniteteve.
Të pranishmit gjatë këtij trajnimi patën mundësi të njihen më nga afër me:
1. Funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
2. Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
3. Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.