Vijojnë trajnimet për rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit nga ekspertët e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG).
U zhvillua sot, në ambientet e Bashkisë Lezhë, trajnimi i radhës me pjesëmarrjen e stafeve teknike të:
- Drejtorisë së Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës,
- Drejtorisë së Administrimit të Aseteve dhe Kadastrës,
- Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturës, Transportit dhe Mjedisit,
- Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban.