U zhvillua sot në ambientet e sallës Europa, nga ekspertët e Drejtorisë së GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), trajnimi i dedikuar për përfaqësuesit e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, mbi përdorimin e funksionaliteteve të Gjeoportalit Kombëtar.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim morën njohuri mbi:
- Përdorimin e moduleve dhe funksionaliteteve të reja të sistemit të përmirësuar të Gjeoportalit Kombëtar;
- Përdorimin e shtresave bazë për krijimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga aplikimet GIS, duke përdorur shërbimet e rrjetit të Gjeoportalit Kombëtar;
- Asistencën teknike për kërkesat specifike në lidhje me sistemet dhe të dhënat e gjeoinformacionit.