Zhvillohet takim mes ASIG dhe ESRI

Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në funksion të projekteve me teknologji të avancuara satelitore që po zhvillon së fundmi, pati dje një takim informues me ekspertët e Esri-t, z. Nick Sutherland (Esri European Defence and Intelligence BDM), z. Anthony Giles (Solution Engineer Esri European National Government) dhe GDI Albania.

Esri është kompania lider e tregut global për softuerët e sistemit të informacionit gjeografik (GIS), inteligjencës së vendndodhjes dhe hartave. Që nga viti 1969, kjo kompani mbështet qeveritë, bizneset dhe akademitë me Sisteme Informatike Gjeografike në të gjithë botën. Ekspertët e Esrit në prezantimet e tyre sollën informacion mbi aplikimet e ArcGIS në fushën e imazherisë inteligjente (burime nga imazhet satelitore dhe dron), të gjitha risitë, idetë e ndryshme, këshilla mbi platformën Esri dhe zgjidhjet që ajo ofron.

Twitter

Trajnimi i autoriteteve publike përgjegjëse mbi përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) pas përfundimit me sukses të projektit për përmirësimin e sistemit të Gjeoportalit Kombëtar,ka ndërmarrë nismën për rritjen e kapaciteteve teknike të stafeve të autoriteteve publike përgjegjëse për gjeoinformacionin.

Trajnimi fokusohet në tematikat e mëposhtme:

  • Përdorimin e moduleve dhe funksionaliteteve të reja të sistemit të përmirësuar të Gjeoportalit Kombëtar;
  • Përdorimin e shtresave bazë për krijimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga aplikimet GIS duke përdorur shërbimet e rrjetit të Gjeoportalit Kombëtar;
  • Harmonizimin dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore sipas temave të gjeoinformacionit;
  • Ndërveprimin e gjeoportalit me sistemet GIS që autoritetet publike administrojnë.

Ekspertë të ASIG nga sektorët e GIS-it Kombëtar, Gjeoportalit Kombëtar dhe Standardet e Gjeoinformacionit, në vijim të kësaj nisme kanë zhvilluar trajnime me autoritetet publike përgjegjëse si më poshtë:

  • Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU);
  • Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN);
  • Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC);
  • Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM);
  • Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK);
  • Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO).

ASIG merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EuroGeographics

Drejtues të ASIG marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EuroGoegraphics 2023 e cila po zhvillohet në Maltë, në datat 20 dhe 21 mars.

Kjo asamble ka në fokusin e saj këtë vit Inteligjencën Artificiale dhe ndikimi i saj në sektorin e të dhënave gjeohapësinore. Gjithashtu mes anëtarëve të EuroGeographics po diskutohen tema të cilat janë të harmonizuara me fushat e agjendës së BE-së siç janë:

  • Grupet e të dhënave me vlerë të lartë
  • Etika e të dhënave
  • Burime për të ardhmen
  • Të dhënat e hapura për hartat kadastrale
  • Bashkëpunimi mes autoriteteve ushtarake dhe civile për mbledhjen e të dhënave gjeohapësinore

Twitter

ASIG anëtarësohet në Copernicus Relay

Në fillim të muajit shkurt Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), është bërë pjesë e rrjetit Copernicus Relay.

Anëtarët e këtij komuniteti të ri janë përfaqësuesit e Copernicus në terren dhe do të promovojnë përfitimet e programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës.

Si pjesë e Strategjisë Hapësinore për Evropën, Komisioni Evropian ka krijuar këtë rrjet të ambasadorëve të Copernicus i cili ekziston që prej vitit 2017.

Anëtarët e këtij rrjeti veprojnë si pika kontakti lokale dhe rajonale duke koordinuar dhe promovuar aktivitetet në të gjithë programin Copernicus, si dhe përfitimet dhe mundësitë e tij për bizneset dhe publikun vendas.

Twitter

Mbledhje e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor, datë 01.02.2023

U zhvillua në ambientet e sallës Europa, më 01.02.2023, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të ASIG, znj. Vilma Tomço, mbledhja e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG).

Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor.

Ekspertët e ASIG me anë të prezantimeve të tyre i njohën anëtarët e BIG me ndryshimet e fundit ligjore të cilat prekin fushën e veprimtarisë së ASIG, projektin e shërbimeve satelitore dhe risitë e Gjeoportalit Kombëtar.

Twitter

Zhvillohet takim mes ASIG dhe përfaqësuesve të Satellogic USA Inc

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm znj. Vilma Tomço, në datën 19.01.2023, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e kompanisë Satellogic, në kuadër të realizimit të projektit “Për realizimin e Shërbimit Satelitor për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Në këtë takim u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit, aktivitetet e realizuara deri më tani, dhe hapat që duhet të ndiqen në të ardhmen për plotësimin e nevojave të institucioneve shqiptare, për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë. 

Twitter

Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2

Më 03 Janar 2023, nga baza e Cape Canaveral në Florida, u realizua nisja në hapësirë e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2, nga kompania SpaceX me Falcon 9 në misionin e përbashkët Transporter-6, Space Launch Complex 40 (SLC-40).

Bazuar në kontratën e nënshkruar në shtator të vitit 2022 mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe operatorit ekonomik “Satellogic Inc” e cila konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë me teknologji të avancuar satelitore, për herë të parë në vendin tonë do të sigurohet informacion gjeohapësinor i përditësuar si dhe do të ofrohen produkte të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj nga satelitët e dedikuar Albania-1 dhe Albania-2 . 

Twitter

Trajnime nga Satellogic mbi shërbimet satelitore

Në zbatim të kontratës “Për realizimin e “Shërbimit Satelitor për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë””, nga data 5 dhjetor, në ambientet e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, ASIG, po zhvillohet trajnimi nga operatori ekonomik Satellogic USA Inc. dhe GDI i personelit teknik që do të përgjigjet për realizimin e këtij shërbimi.

Disa prej moduleve të këtij trajnimi janë:

  • Shërbimet satelitore;
  • Produktet që do të përftohen;
  • Hyrje në GIS dhe ArcGIS;
  • ArcGIS online: Elementet thelbësore në rrjedhën e punës;
  • ArcGIS në institucionin tuaj;
  • ArcGIS pro: Elementet thelbësore në rrjedhën e punës;
  • Njohuri të thelluara mbi mjetet e imazherisë;
  • Menaxhimi i të dhënave Raster duke përdorur ArcGIS;

Twitter

Workshop mbi përdorimin e programeve FME (feature manipulation engine) për harmonizimin dhe implementimin e të dhënave gjeohapësinore konform standardeve të gjeoinformacionit

Përfaqësuesit e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor z.Mikel Millja, zj.Denisa Kukaj nga Sektori i Standardeve të Gjeoinformacionit dhe z.Erin Mlloja, Sektori i GIS-it Kombëtar morën pjesë në Workshop-in mbi Përdorimin e programeve FME (Feature Manipulation Engine) për harmonizimin dhe implementimin e të dhënave gjeohapësinore konform standardeve të gjeoinformacionit i mbajtur në datat 01-04 Tetor 2018, në Zagreb, Kroaci.

Ky trajnim kishte për qëllim përfitimin e aftësive në përdorimin e programit FME, mbi harmonizimin dhe implementimin e të dhënave gjeohapësinore konform direktivës INSPIRE. Disa nga çështjet më të rëndësishme në të cilat u fokusua ky trajnim ishin:

• Njohuri themelore në përdorimin e programit FME (krijim, përpunim dhe modelim të proceseve të punës)

• Interpretimi i modelimit konceptual të të dhënave (UML-Language) të INSPIRE sipas programit FME (elementë të përgjithshëm).

• Harmonizimi i informacionit ekzistues gjeohapësinor sipas specifikimit të të dhënave për temat e gjeoinformacionit.

Twitter

Albanian Space System

Ditën e mërkurë më datë 5 korrik 2023, në ambientet e “Maritim Hotel Plaza” në Tiranë, u organizua nga Ministria e Mbrojtjes eventi “Albanian Space System”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Z. Edi Rama.

Skuadra e satelitëve e kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Znj. Vilma Tomço, në bashkëpunim me Autoritetet Publike Përgjegjëse, përfituese të projektit me satelitët, sollën për të pranishmit produktet e krijuara nga mbledhja dhe përpunimi i imazheve të dy satelitëve “Albania 1” dhe Albania 2”, me një mbulim mbi 13 mijë kilometra katrorë.

Ekspertë nga ASIG, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezantuan këto produkte për të evidentuar përfitimet në kosto logjistike dhe analitike, burime njerëzore, si dhe shkurtimin e kohës së vendimmarrjes për implementimin e protokolleve të emergjencave civile dhe jo vetëm.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij vuri theksin në rëndësinë që ka ky projekt për vendin tonë, vëmendjen dhe përkushtimin që Qeveria Shqiptare po tregon për mbarëvajtjen e tij, si dhe koordinimin e të gjitha Autoriteteve Publike Përgjegjëse për bashkërendimin e punës me ASIG.