Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Kamëz

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor vijon trajnimet me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit. Ekspertët e ASIG zhvilluan sot trajnimin me stafin teknik të Bashkisë Kamëz me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga:

  1. Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
  2. Drejtoria e Kadastrës, Bordi i Kullimit, Pyjeve dhe Kullotave dhe Menaxhimit dhe Administrimit të Aseteve
  3. Drejtoria e Projekteve dhe Investimeve
  4. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.

   

   

Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Tiranë

Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit, u zhvillua sot trajnimi në Bashkinë Tiranë.

Trajnimi kishte për qëllim ofrimin e njohurive për stafet teknike të bashkisë në përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe aplikime GIS, në funksion të krijimit, përditësimit dhe publikimit të të dhënave gjeohapësinore në Gjeoportalin Kombëtar si dhe njohuri mbi produktet e përftuara nga projekti Shërbimi Satelitor.

Tematikat e trajtuara në këtë trajnim janë:

  1. Njohja me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar; :
  2. Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
  3. Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Të pranishmit në këtë trajnim u njohën me:

  • Përdorimin e moduleve dhe funksionaliteteve të reja të sistemit të përmirësuar të Gjeoportalit Kombëtar si: moduli i editorit, moduli i gjeoreferimit, funksionalitetet e hartës, katalogu i metadatave, shërbimet e rrjetit, etj.
  • Përdorimin e shtresave bazë për krijimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga aplikimet GIS duke përdorur shërbimet e rrjetit të Gjeoportalit Kombëtar.
  • Asistencën teknike të kërkesave specifike në lidhje me sistemet dhe të dhënat në fushën e gjeoinformacionit.
  • Harmonizimin dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore sipas temave të gjeoinformacionit.
  •  Përdorimi i imazheve satelitore për çështje të veçanta në interes të bashkive.

 

   

   

Vijojnë trajnimet e autoriteteve publike përgjegjëse mbi përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore

Ekspertë të Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nga sektorët e GIS-it Kombëtar, Gjeoportalit Kombëtar dhe sektori i Standardeve të Gjeoinformacionit, vijojnë trajnimet në kuadër të nismës për rritjen e kapaciteteve teknike, të stafeve të autoriteteve publike përgjegjëse për gjeoinformacionin me agjencitë e mëposhtme:

  • Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit;
  • Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore;
  • Institutin e Transporteve;
  • Agjencinë Kombëtare të Pyjeve;
  • Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile; (ASHK);

Twitter

ASIG merr pjesë në workshop-in e organizuar nga EUROSEA

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), mori pjesë në workshop-in e organizuar online, në kuadër të projektit EUROSEA, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian i cili ka për synim koordinimin në shkallë të gjerë, në kontinentin Evropian të agjencive kombëtare që menaxhojnë të dhënat oqeanografike dhe detare, duke kombinuar kapacitetet dhe përmbushur mangësitë ekzistuese në funksion të një sistemi vëzhgues ndërkombëtar.

Ky ishte edicioni i dytë i cili u zhvillua online më 4 dhe 5 maj në bashkëpunim me European Global Ocean Observing System (EuroGOOS). Nga ASIG morën pjesë në këtë workshop specialistë të sektorit të Kornizës Referuese Gjeodezike dhe sektorit të Infrastrukturës së Sistemeve CORS.

Gjatë këtij eventi u trajtuan çështjet e mëposhtme:

  • Pasqyra globale e rrjeteve, bazës së të dhënave dhe portaleve të të dhënave;
  • Statusi dhe mundësitë e ardhshme të teknikës GNSS-IR;
  • Rastet studimore të bazuara në të dhënat e matësve të baticës-zbaticës (Zona e Mesdheut);
  • Kontrolli automatik i cilësisë dhe përpunimit të të dhënave (në kohë reale dhe modaliteti i vonesës).

Grupi i specialistëve të ASIG që morri pjesë në këtë event u njoh me të rejat më të fundit, situatën e përgjithshme dhe angazhimet në të ardhmen duke vendosur gjithashtu kontakte me homologët e tjerë pjesëmarrës në këtë workshop.

Twitter

Trajnimi i autoriteteve publike përgjegjëse mbi përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) pas përfundimit me sukses të projektit për përmirësimin e sistemit të Gjeoportalit Kombëtar,ka ndërmarrë nismën për rritjen e kapaciteteve teknike të stafeve të autoriteteve publike përgjegjëse për gjeoinformacionin.

Trajnimi fokusohet në tematikat e mëposhtme:

  • Përdorimin e moduleve dhe funksionaliteteve të reja të sistemit të përmirësuar të Gjeoportalit Kombëtar;
  • Përdorimin e shtresave bazë për krijimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga aplikimet GIS duke përdorur shërbimet e rrjetit të Gjeoportalit Kombëtar;
  • Harmonizimin dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore sipas temave të gjeoinformacionit;
  • Ndërveprimin e gjeoportalit me sistemet GIS që autoritetet publike administrojnë.

Ekspertë të ASIG nga sektorët e GIS-it Kombëtar, Gjeoportalit Kombëtar dhe Standardet e Gjeoinformacionit, në vijim të kësaj nisme kanë zhvilluar trajnime me autoritetet publike përgjegjëse si më poshtë:

  • Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU);
  • Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN);
  • Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC);
  • Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM);
  • Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK);
  • Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO).