Mbledhje online e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor BIG

U zhvillua sot më 20.12.2024, online, mbledhja e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor BIG nën drejtimin e kryetarit të këtij bordi z. Ermal Nufi, Drejtor i Kabinetit të Zëvendëskryeministrit.

Në takim ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e BIG.

Drejtori i Përgjithshëm i ASIG znj. Vilma Tomço i njohu anëtarët e bordit me ndryshimet më të fundit ligjore që rregullojnë veprimtarinë e ASIG, arritjet e këtij institucioni gjatë vitit 2024, problematikat e hasura si dhe projektet e që ASIG ka planifikuar të zhvillojë gjatë vitit 2025.

Kryetari i bordit  z. Ermal Nufi falënderoi stafin e ASIG për punën e bërë dhe dha rekomandimet e tij veçanërisht për sa i përket përdorimit nga institucionet publike të produkteve të shërbimit satelitor. Gjithashtu ai kërkoi nga drejtoritë teknike të ASIG përgatitjen e një raporti të detajuar për këtë qëllim.

Mbledhje e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor, datë 28.03.2024

U zhvillua sot më 28.03.2024, në ambientet e Kryeministrisë mbledhja e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG), nën drejtimin e Kryetarit të këtij bordi z. Ermal Nufi.

Në prezantimin e mbajtur nga Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), znj. Vilma Tomço,  u evidentuan arritjet kryesore të ASIG gjatë vitit 2023 dhe objektivat punës për vitin 2024.

Në përfundim të prezantimit, kryetari i BIG z. Ermal Nufi vlerësoi arritjet e ASIG dhe kërkoi bashkëpunimin e institucioneve që përfaqësojnë anëtarët e BIG si aktorë të rëndësishëm në fushën e gjeoinformacionit.

Gjithashtu në këtë mbledhje u prezantuan  dy projekt akte të parashikuara nga ASIG për vitin 2024:

  • Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë””
  • Projekt vendimi për një ndryshim në dokumentin “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri –Tema: Imazhi i hartës bazë”.

Pas prezantimeve dhe diskutimeve të zhvilluara anëtarët e BIG shprehën miratimin e tyre për këto projekt akte.

Një pikë tjetër e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte prezantimi i projekteve dhe rolit të Institutit të Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake në fushën e gjeoinformacionit në Shqipëri.

Përfaqësuesit e IGJIU bënë një ekspoze të historikut të  hartografisë në Shqipëri dhe projekteve të IGJIU në fushën e gjeoinformacionit.

 

   

Mbledhje e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor, datë 22.06.2023

Më 22.06.2023 u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë mbledhja e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG), nën drejtimin e Kryetarit të këtij bordi z. Ermal Nufi, Drejtor i Kabinetit të Zëvendës Kryeministrit.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e BIG.

Z. Nufi në fjalën e tij hapëse falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe theksoi rëndësinë që ka ky bord në zhvillimin e Infrastrukturës së Informacionit Gjeohapësinor si dhe prioritetin dhe vëmendjen e veçantë që Qeveria Shqiptare i ka dhënë ndjekjes së projektit mbi Shërbimet Satelitore dhe përfitimet që pritet të kenë institucionet nga ky projekt.

Drejtori i përgjithshëm i ASIG, znj. Vilma Tomço i njohu të pranishmit me strukturën e re të ASIG, ecurinë e deri tanishme të projektit “Monitorimi i territorit me teknologji të avancuar” dhe hapat e hedhur nga ASIG për krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor (NSDI).

Përgjegjësi i sektorit të GIS-it Kombëtar z. Erin Mlloja në prezantimin e tij paraqiti modulet që do të ketë në përbërje GIS-i Kombëtar si dhe të dhënat gjeohapësinore, sistemet tematike dhe shërbimet që do të bëjnë të mundur ofrimin e informacionit për përdoruesit.

Pas këtij prezantimi anëtarët e BIG shprehën aprovimin e tyre për miratimin e dokumentit Standardet Shtetërore të GIS-it Kombëtar.

Twitter

Mbledhje e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor, datë 01.02.2023

U zhvillua në ambientet e sallës Europa, më 01.02.2023, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të ASIG, znj. Vilma Tomço, mbledhja e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG).

Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor.

Ekspertët e ASIG me anë të prezantimeve të tyre i njohën anëtarët e BIG me ndryshimet e fundit ligjore të cilat prekin fushën e veprimtarisë së ASIG, projektin e shërbimeve satelitore dhe risitë e Gjeoportalit Kombëtar.

Twitter