Me qëllim rritjen e kapaciteteve në menaxhimin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) organizoi dy trajnime të dedikuara për stafin teknik të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlorë, më 22 shtator 2026, dhe të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë, më 29 shtator 2026.
Trajnimet u fokusuan në mbledhjen, strukturimin dhe publikimin e të dhënave për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, si dhe në përmirësimin e proceseve të administrimit të tyre sipas standardeve kombëtare të gjeoinformacionit.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u njohën me kërkesat e standardit teknik të gjeoinformacionit “Infrastruktura Urbane dhe Shërbimet Qeveritare”, si dhe me procedurat për administrimin, përditësimin dhe shpërndarjen e të dhënave gjeohapësinore.
Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, ASIG synon të nxisë praktika të unifikuara për administrimin dhe shkëmbimin e informacionit gjeohapësinor, duke kontribuar në rritjen e cilësisë dhe aksesueshmërisë së të dhënave në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.























