Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor dhe Universitetit të Tiranës
U nënshkrua sot në ambientet e Rektoratit të Tiranës marrëveshja e bashkëpunimit mes Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), i përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm znj. Vlima Tomço dhe Universitetit të Tiranës (UT) përfaqësuar nga Rektori z. Artan Hoxha.
Kjo marrëveshje konsiston në disa pika kyçe si:
- Identifikimin, nxitjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin në projekte me interes të përbashkët, në fushën e gjeoinformacionit, teknologjisë, promovimit dhe marketingut të produkteve.
- Bashkëpunimin për aplikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, organizmin e përbashkët të konferencave, simpoziumeve, kongreseve, seminareve etj..
- Nxitjen, mbështetjen, dhe realizimin e veprimtarive të përbashkëta në fushën e arsimit, trajnimit, kërkimit shkencor dhe mundësimin e praktikave profesionale dhe mësimore.
Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme znj. Tomço theksoi se ky partneritet është rezultat i një pune njëvjeçare së bashku me Departamentin e Gjeografisë, që solli edhe momentin e përshtatshëm për të forcuar dhe zhvilluar këtë bashkëpunim. Ajo vlerësoi këtë marrëveshje si një mundësi për të gjithë studentët e UT, e jo vetëm për ata të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë por duke përfshirë këtu edhe Fakultetin Ekonomik, atë të Shkencave të Natyrës, etj..
Zonja Tomço vuri theksin te kërkimet shkencore dhe leksionet e hapura për studentët, duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë edhe për organizmin që ajo drejton, për të zgjeruar më tej horizontet e bashkëpunimit, pas atyre të mëparshme me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Universitetin e Prishtinës, dhe AIC, ASPA e të tjera institucione.
Nga ana e tij, Rektori Hoxha vlerësoi këtë marrëveshje si një mundësi të mirë për të përfituar nga ekspertiza dhe mundësitë, duke bërë kështu të mundur që veprimtaritë e UT, të shkojnë në dobi të zhvillimeve të shoqërisë. Ai gjithashtu theksoi se këto janë mundësi të mira edhe për vet universitetin, që të ofrojë ekspertiza për palë të tjera, në funksion të ngritjes së financave, sikurse është parashikuar edhe në Ligjin për Arsimin e Lartë.
Publikohet në platformën digjitale ArcGIS Onile informacion gjeohapësinor për “Mbulesën e Tokës”, Bashkia Kurbin
Në vijim të punës për krijimin e hartës tematike “Mbulesa e Tokës” (Land Cover) për të gjitha Njësitë e Qeverisjes Vendore të territorit të Republikës së Shqipërisë, ASIG ka publikuar në platformën digjitale ArcGIS Onile informacionin gjeohapësinor për “Mbulesën e Tokës” Bashkia Kurbin.
Në Web-Map-in e platformës ArcGIS Online i cili përfshin hartat e mbulesës së tokës dhe produkte të tjera të përftuara nga imazheria satelitore janë publikuar Land Cover për 30 bashki dhe janë në proces analizimi 31 bashki të tjera.
Shtresat që përfshihen:
1️. Sipërfaqe me bimësi;
2️. Sipërfaqe pa bimësi;
3️. Pyje;
4️. Sipërfaqe urbane;
5️. Sipërfaqe ujore;
6️. Serra bujqësore.
Rëndësia e mbulesës së tokës:
- Ndihmon në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore;
- Siguron të dhëna për planifikimin urban dhe rural;
- Monitoron ndryshimet mjedisore;
- Përmirëson menaxhimin e tokës për bujqësi dhe pylltari.
Rilevimi UAV me fotogrametri dhe LiDAR në zonën e Kombinatit Metalurgjik, Elbasan
Drejtoria e Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing në ASIG dhe Sektori i Përpunimit të Imazherisë UAV kanë realizuar rilevimin UAV me fotogrametri dhe LiDAR në zonën e Kombinatit Metalurgjik, Elbasan.
Ky produkt përfshin realizimin e një rilevimi të detajuar fotogrametrik dhe LiDAR, duke përdorur dronin DJI Matrice 350, të pajisur me sensorin optik ZENMUSE P1 dhe sensorin LiDAR L2.
Të dhënat e përftuara janë përdorur për krijimin e ortofotove, modeleve digjitale të terrenit dhe points cloud. Ky produkt shërben si bazë për analizime teknike, për të mbështetur vendimmarrjen në planifikimin urban dhe zhvillimin infrastrukturor të zonës.