Retreat në Bylis
ASIG zhvilloi më 03 Tetor 2024, në qytetit antik të Bylisit një retreat me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe motivimin mes kolegëve në një mjedis ku ndërthuret antikiteti dhe inovacioni.
Ky aktivitet ishte një mundësi shumë e mirë për të forcuar marrëdhëniet, për të rritur kreativitetin në ekip, për t’u larguar nga ambienti i zakonshëm i punës dhe për të krijuar një atmosferë relaksuese, e cila mund të gjenerojë ide të reja.
Një ditë e kaluar në natyrë, e mbushur me aktivitete dhe diskutime mbi arritjet dhe sfidat për të ardhmen, duke identifikuar mënyrat se si mund të punojnë më mirë së bashku.
Ky proces njohjeje kontribuon në motivimin e stafit të ri dhe integrimin e tyre në dinamikat e institucionit tonë, duke e bërë më të lehtë arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
Trajnim me stafin teknik të Bashkive Tepelenë e Memaliaj
U zhvillua sot në ambientet e bashkisë Tepelenë trajnimi me stafet teknike të bashkive Tepelenë e Memaliaj .
Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:
- Përdorimi dhe funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
- Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
- Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
Trajnim me stafet teknike të Bashkive Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull
Vijojnë trajnimet për rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit nga ekspertët e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG). U zhvillua sot, në ambientet e Bashkisë Gjirokastër, trajnimi i radhës me pjesëmarrjen e stafeve teknike të bashkive Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull nga:
- Drejtoria e Shërbimit Urban;
- Drejtoria e Administrimit të Ujërave, Pyjeve, Kullotave dhe Livadheve;
- Njësia e Integrimit Evropian, Koordinimit dhe Ndihmës së Huaj;
- Sektori i bujqësisë.