Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor- BIG, datë 16.07.2015

Më  datë 16.07.2015,ora 09:00, pranë  Godines “Ish-Inima” Kati II (Salla Europa), Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë,

u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor –BIG, me pjesmarrjen e shumicës së së anëtarëve të tij. Mbledhja u drejtua nga znj. Milena Harito Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Në mbledhje u diskutuan dhe u miratuan sipas rendit të ditës këto çështje:

  1. Planit Strategjik 5 vjecar për ASIG,  prezantuar nga  përfaqësuesi i “MOG”, z. Dritan Agolli.
  2. Kërkesa për komente mbi termat e referencës për krijimin e Sistemit Shqiptar të Informacionit të Pyjeve, paraqitur nga Drejtori i Drejtorisë së Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit.
  3. Projekt VKM “Për planifikimin dhe realizimin e fotografimit ajror  të territorit të Republikës së Shqipërisë”, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.
  4. Dokumenti “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të infrasrukturës së informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema Hidrografia” dhe projekt VKM-ja përkatëse, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.
  5. Ecuria e projektit për Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.
  6. Të dhënat e publikuara në Gjeoportalin Kombëtar të Informacionit Gjeohapësinor, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.

Twitter

Java e Inovacionit 2015 (High Tech Expo)

Java e Inovacionit në datat 11,12,13 Maj në Tirana Expo Center Me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike dhe Znj.Milena Harito,Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor bëhet pjesë e këtij eventi për të dytën herë.ASIG paraqiti shërbimet e tij për publikun si :

 1) Gjeoportali

 2) Projekti i Fotografimi Ajror & LIDAR

Qëllimi i këtij eventi ishte promovimi i Institucionit tonë si dhe prezantimi i shërbimeve tona në mënyrë që çdo qytetar,biznes apo institucion qeveritar të informohet për rëndësinë dhe funksionimin e tyre.Në këtë event ishte i pranishëm dhe Zëvendës Kryeministri Z.Niko Peleshi,Ministri Për Çeshtjet Vendore Z.Bledar Çuçi,Ministri i Shëndetësisë Z.Ilir Beqja.

Twitter

KRGJSH 2010

KRGJSH-2010

Korniza Rreferuese Gjeodezike Shqiptare që përdoret në Republikën e Shqipërisë është miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 669, datë 07.08.2013 dhe quhet:

“Korniza Rreferuese Gjeodezike Shqiptare 2010” ose shkurt (KRGJSH-2010), ku “2010” është indeksi që lidhet me “epokën” në të cilën janë përcaktuar koordinatat e pikave gjeodezike të monumentalizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

KRGJSH -2010 do të përcaktohet duke u mbështetur në Kornizën Referues Gjeodezike Europiane. KRGJSH-2010 përdoret për të gjitha aplikacionet që lidhen me përdorimin e koordinatave në territorin e vendit. Lidhja midis KRGJSH-2010 dhe sistemeve të references koordinative klasike të përdorura në vendin tonë, deri në momentin e hyrjes në fuqi të KRGJSH-2010, bëhet duke përdorur parametrat e transformimit që llogariten për ç’do rast.

KRGJSH- 2010 përfshin: I.Parametrat gjeodezike bazë të përcaktuara në Sistemin Referues Gjeodezik 1980 (GRS- 80 ) të cilat janë:

1) Rrezja e ekuatorit të Tokës; a = 6 378 137m

2) Konstantja gravitacionale gjeocentrike e Tokës duke përfshirë edhe atmosferën; GM = 3 986 005 x 10-8 m3s-2

3) Faktori dinamik i figures së Tokës pa përfshirë baticën e qëndrushme; J2 = 108 263 x 10-8

4) Shtypja në pole e Tokës; 1/f = 298.257 222 101

5) Shpejtësia këndore e rotullimit të Tokës; ω = 7 292115.0 x 10-11rad.sek-1

II.Sistemin koordinativ gjeodezik ETRS 89. Realizimi ETRF200, Epoka 2010. III.Sistemin e lartësive. Sistem që realizohet nëpërmjet reperave të rrjetit shtetëror të nivelimit të përfshirë në Rrjetin Unik Europian të Nivelacionit (UELN) dhe të përcaktuara në Sistemin Referues Vertikal Europian (EVRS) me ndihmën e të dhënave për forcën e rëndesës të unifikuara në sistemin International Gravity Standardization Network 1971 (IGSN 1971). IV.Sistemin e koordinatave në plan. Sistemi i koordinatave në plan mundësohet nga dy Projeksione Hartografike: 1.Projeksioni Tërthor Zonal të Merkatorit (TMzn) për harta në shkallë më të madhe se 1 : 500 000; 2.Projeksioni Konik Konform i Lambertit (LCC) për harta në shkallë 1 : 500 000 dhe më të vogla; 3.Meridian qëndror që përdoret në të gjitha punimet civile është meridian: λ = 20 0 Gjatësi gjeografike lindore; 4. Shkalla e shformimit në meridian: 1; 5. Spostimi fals lindor: 500 000 m; 6. Spostimi fals veri: 0 m; <img src=”/images/epsg.png”

Twitter

Workshop “Grupi i Punës për Hidrografinë”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) është i impenjuar seriozisht në krijimin e një infrastrukture kombëtare të gjeoinformacionit (NSDI) bazuar në direktivën INSPIRE të bashkimit europian.Në funksion të kësaj është krijuar grupi i përbashkët ASIG dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujrave me objektiv krijimin e standardeve dhe strukturës së të dhënave hidrografike si një nga temat kryesore të kësaj direktive.Mbi bazën e rezultateve dhe të kësaj eksperience do të trajtohen dhe temat e tjera që përfshihen nga anekset e kësaj direktive.

Twitter

Strategic Biznes Plan të ASIG

Workshop me temë: “Përgatitjen e Strategic Biznes Plan të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG)”, organizuar nga kompania Magnum Opus Group (MOG) përgjegjëse për përgatitjen e SBP 5 vjecar të ASIG. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues nga Autoriteti Hartografik Norvegjez (Kartverket) si donatorë të projektit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore dhe përfaqesues nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).

Twitter

Donacioni nga qeveria Norvegjeze për krijimin e NSDI-së

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito nënshkroi sot, marrëveshjen për ndihmën prej 1.2 milion euro, të ofruar nga qeveria Norvegjeze, për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore (National Spatial Data Infrastructure, NSDI-së).

Kjo marrëveshje do të mundësojë së pari, ngritjen e Autoritetit Shqiptar të Infrastrukturës Gjeohapësinore si institucioni përgjegjës për implementimin e  direktives INSPIRE; Ndërtimin e Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH-2010) si referencë e standardeve europiane për “GIS-in Kombëtar”; Ndërtimin e “Gjeoportalit Kombëtar”, nëpërmjet të cilit do aksesohen të dhënat gjeohapësinore dhe shërbimet e lidhura me këto të dhëna.

Në përshëndetjen për të pranishmit, Ministrja Harito vlerësoi se “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk është vetëm shenjë e miqësisë dhe mbështetjes reciproke të qeverive  të dy vendeve, por dhe një indikator për rëndësinë shumë të madhe që ka zhvillimi i infrastrukturës, përpunimi dhe përdorimi i të dhënave gjeohapësinore. »
Në këtë kontekst, Harito theksoi se krijimi i infrastrukturës kombëtare moderne të të dhënave gjeohapësinore NSDI me standarde Europiane, paraqitet si një domosdoshmëri, në kuadrin angazhimeve të qeverisë, në procesin e integrimit.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në mjediset e AKSHI-t, në tematikën « Shqipëria në axhendën dixhitale europiane ». Për palën norvegjeze kjo marrëveshje u firmos nga zoti Helge Onsrud, Drejtor nga Qendra për Zhvillimin, lidhur me të Drejtat e Pronësisë, pranë “Statens kartverk”.

Mbledhja e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor – BIG

Më datë 19.12.2014, u organizua mbledhja e BIG-ut me pjesëmarrjen e shumicës së anëtarëve të Bordit të Informacionit Gjeohapësinor – BIG . Mbledhja drejtohet nga Ministri i Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike, Znj.Milena Harito.

Rendi i ditës ishte prezantimi dhe vlerësimi i situatës ekzistuese të sistemit për informacionin gjeohapësinor, në kuadër të konsulencës që mundësohet nga Statens Karterk për realizimin e Biznes Planit Strategjik për ASIG nga konsulenti “MOG”.

Drejtori i Përgjithshëm i ASIG, Z.Çala parashtroi një informacion përmbledhës lidhur me punën dhe aktivitetin e ASIG gjatë vitit 2014, duke renditur disa nga arritjet më të rëndësishme: 1. Krijimi i Gjeoportalit për shkëmbimin e të dhënave gjeohapësionore, i cili aksesohet në adresën http://geoportal.asig.gov.al. 2. Hartimi i projektit të fotografimit ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë + Skanimin LIDAR, financuar nga Qeveria Shqiptare me një vlerë rreth 3 milion euro. 3. Skanimi i sipërfaqes detare nëpërmjet një projekti midis IGJU dhe Statens Kartvekt, me vlerë 1.2 milion euro. 4. Hartimi i projektit për rikonceptimin e kurikulës së degës së gjeodezisë pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. 5. Krijimi për herë të parë i VKM-së të fondit fizik për kompensimin nga AKKP, i hartëzuar për 23 200 ha, 23 400 rekorde dhe poligone. 6. Hartimi i Biznes Planit Strategjik të ASIG, nga konsulenti “MOG”. 7. Hartimi i projekteve teknike për ndërtimin e KRGJSH-së. Ministrja Znj. Milena Harito, falënderoi bashkëpunimin institucional për realizimin e projektit të fotografimit ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e Gjeoportalit, si një portal që ofron informacion të rëndësishëm për palët e interesuara. Nga përfaqësuesi i kompanisë “MOG”, Z. Dritan Agolli, u bë Prezantimi i Biznes Planit Strategjik për ASIG nëpërmjet një analize të detajuar të situatës ekzistuese dhe njëkohësisht parashikimet në vazhdim. Projekti i paraqitur është i ndarë në 4 faza: 1. Planifikimi – konceptimi i Projektit 2. Vlerësimi i situatës ekzistuese 3. Prespektivat dhe objektivat kyçe të BPS 4. Plani i menaxhimit dhe veprimit. Çdo fazë u shoqërua me një prezantim të detajuar nga konsulenti. Anëtarët pjesëmarrës bënë komente pozitive mbi prezantimin dhe rëndësinë e Biznes Planit Strategjik për ASIG dhe sugjerime lidhur me bashkëpunimin e mëtëjshëm ndërinstitucional.

 

 

Twitter

Njoftim – Gjeoportali Kombëtar

NJOFTIM

“Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor – ASIG referuar ligjit 72/2012, krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”

Në kuadër të këtij detyrimi ligjor,  ASIG ka publikuar Gjeoportalin Kombëtar i cili është një hap shumë i rëndësishëm në krijimin e infrastrukturës së të dhënave gjeohapësinore dhe do i mundësojë publikut dhe përdoruesve të këtyre të dhënave,

të zbulojë, shikojë dhe të aksesojë, përdorë në mënyrë shumë të thjeshtë të dhënat gjeohapësinore .

Ky Gjeoportal është një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të Qeverisjes së Hapur (OGP), që në thelb ka politikën e të dhënave të hapura për qytetarët, duke u ofruar shërbime larg burokracisë dhe afër cilësisë. Gjeoportali kombëtar do të shërbejë për bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër të eficiencës në shërbim të qytetarit. Po ashtu është një hap i nevojshëm në ngritjen e Infrastrukturës së të Dhënave Gjeohapësinore (NSDI), një prioritet në realizimin e  direktivës të Bashkimit Europian mbi të dhënat gjeohapësinore  (INSPIRE)  dhe afrimit të Shqipërisë me Axhendën Dixhitale Europiane.

Gjeoportali Kombëtar është në fazën fillestare të strukturimit të tij, duke kryer një harmonizim të të dhënave gjeohapësinore, në mënyrë që ato të jenë sa më të plota, të sakta dhe të përditësuara. Përdoruesve të interesuar rreth këtyre informacioneve gjeohapësinore (qytetarë, studiues, etj.), u sugjerojmë që të dhënat e marra nga gjeoportali, ti verifikojnë dhe ti konfirmojnë sërish në institucionet përkatëse, për të pasur një informacion zyrtar dhe të përditësuar.

Adresa e portalit: http://geoportal.asig.gov.al/

Twitter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *