Programi i Aktiviteteve të ASIG

Një nga përgjegjësitë themelore të ASIG është krijimi dhe administrimi Gjeoportalit Kombëtar si dhe garantimi i aksesit të publikut dhe subjekteve të intersuara në përputhje  me dispozitat e ligjit 72/2012. Ky Gjeoportal është një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të Qeverisjes të Hapur (OGP), që në thelb ka politikën e të dhënave të hapura për qytetarët, duke u ofruar shërbime larg burokracisë dhe afër cilësisë. Gjeoportali Kombëtar do të shërbejë për bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër të eficiencës në shërbim të qytetarit.

Duke qenë  një nga prioritetet e qeverisë shqiptare,  referuar edhe kuadrit ligjor rregullues i cili tashmë është plotësuar edhe me amendimet që u bënë së fundmi, fokusi do të jetë zhvillimi i këtyre shërbimeve online.Në këtë kuadër ASIG ka organizuar disa aktivitete si më poshtë:

       

27.10.2016    –   Mbledhje BIG

10.11.2016    –   Takim pranë ALUIZNI-t Lezhë mbi përdorimin e Hartës Unike Dixhitale në procesin e LEGALIZIMEVE

08.02.2017    –   Workshop Metadata dhe cilësia e të dhënave

09.02.2017    –   Workshop Metadata dhe cilësia e të dhënave

22.02.2017    –   Nënshkrimi i marrëveshjes me JICA për kadastrën dixhitale

09.03.2017    –   Mbledhje BIG

21.03.2017    –   Takim me flotën detare të Durrësit.Krijohet infrastruktura e hartave dixhitale detare! Bazë për zhvillim e porteve dhe turizmit detar si çdo vend i Mesdheut dhe për  të patur kufij detarë të saktë.  

05.04.2017    –   ASIG merr pjesë në Konferencën e 8-të Infocom World Albania

12.04.2017    –   Takim mbi  Përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar në Bashkinë Durrës.

24.05.2017    –   Mbledhje BIG

15.05.2017    –  Prezantimi I Gjeoportalit të ri Kombëtar

14.06.2017    –  CLOSING EVENT  Në kuadër të mbylljes me sukses të projektit të bashkëpunimit mes Qeverisë Norvegjeze dhe asaj Shqiptare në lidhje me  krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republiken e Shqipërisë

Twitter

Mbledhja e rradhës e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor

Nga mbledhja e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor (BIG) në datë 09.03.2017 ku ASIG prezantoi disa dokumenta të rëndësishme që lidhen me Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri, u diskutuan dhe miratuan:

  • Standartet Shtetërore për Specifikimet teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri :Tema ‘Rrjete e Transportit’.
  • Standartet Shtetërore për Specifikimet teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri: Tema ‘Gjeologjia’.
  • Rregullat uniforme për krijimin dhe administrimin e informacionit gjeohapësinor.

Gjithashtu u prezantua:

  • Zhvillimi i projektit të Kadastrës Ujrave per temën ‘Hidrografia’
  • Ecuria e mbledhjes dhe përpuniminit të të dhënave gjeohapësinore për temën ‘Emërtimet Gjeografike’.

Twitter

Marrëveshje bashkëpunimi midis ASIG dhe JICA

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nënshkroi më datë 25.01.2017 procesverbalin mbi dakortësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit me JICA (Japan International Cooperation Agency) për projektin mbi “Informacionin Gjeohapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në zonën me intensitet të lartë zhvillimi Tiranë-Durrës”.
Ky projekt parashikon krijimin e hartave dixhitale në shkallë të mëdha për trekëndëshin ekonomik Tiranë-Vorë-Durrës sipas metodikave dhe standardeve bashkëkohore të përdorura në Japoni, si dhe transferimin e teknologjisë, ku përfshihen infrastruktura harduerë dhe softuerë, si dhe trajnimi i punonjësve të ASIG. Nga ky projekt përveç ASIG janë përfitues të gjitha autoritetet publike qendore dhe lokale të cilat kanë si bazë të aktiviteteve të tyre informacionin hartografik. 

Twitter

Përdorimi i Hartës Unike Dixhitale rriti numrin e legalizimeve

Znj. Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, vizitoi zyrat e ALUIZNI-it në Lezhë, ku vuri në dukje se përdorimi i Hartës Unike Dixhitale 

ka rritur numrin e lejeve të legalizimit.

Falë përdorimit të kesaj harte dhe investimeve të qeverisë, nga 1300 legalizime në 7 vjet që janë bërë  para vitit 2013,kanë arritur të bëhen mbi 4000 legalizime në 2 vjet.

Ajo evidentoi rëndësinë e dixhitalizimit të të dhënave shtetërore dhe hapjen e tyre për publikun në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, rëndësinë e hartës unike dixhitale në zgjidhjen e problemeve të akumuluara dhe shërbimeve të shpejta e cilësore ndaj qytetarit.

Z. Lorenc Çala, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor vuri në dukje rolin e  informacionit gjeohapësinor bazuar në standardet europiane dhe të përditësuar, për të ndihmuar qeverinë në vendimmarrje të drejta në funksion të publikut. Si dhe rolin e gjeoinformacionit në zgjidhjen e problemeve të akumuluara të Shtetit Shqiptar në fushën e pronësisë.

Twitter

Mbledhje e BIG date 27.10.2016

Në mbledhjen e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor (BIG) të datës 27.10.2016, ASIG prezantoi dy dokumenta të rëndësishëm që

lidhen me Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri. U diskutua dhe u miratua dokumenti: -Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri. Tema :Emërtimet gjeografike. Gjithashtu u diskutua dhe u miratua dokumenti: -Rregullat e Ndërveprueshmërisë së të Dhënave, Grupeve të të Dhënave dhe Shërbimeve Gjeohapësinore.

Twitter

Matjet gravimetrike absolute në Shqipëri.

Përshëndetje të gjithëve !

ASIG dëshiron të japë një lajmë të mirë për të gjithë komunitetin Gjeodezik.
Kanë filluar matjet gravimetrike absolute në Shqipëri.

Këto matje bëhen për herë të parë në vendin tonë dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm dhe fundamental për shkencën aplikative të Gjeodezisë në Shqipëri.

Janë përzgjedhur tre stacione për të kryer këto matje në bashkëpunim me Inst. e Gjeoshkencave, Departamenti i Sizmikës, në stacionin e Shkodrës,Tiranës dhe Sarandës. Aktualisht kanë përfunduar matjet në Shkodër dhe përgatiten për të matur dhe dy të tjerat. Matjet po kryhen nga BEV Austri, me mbështetje financiare nga Qeveria Norvegjeze.
ASIG po koordinon të gjitha punimet si përfituese për palën shqiptare.

Për më shumë informacion do të mbetemi në kontakt.

Twitter

Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor- BIG, datë 21.07.2016

Në mbledhjen e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG) të datës 21.07.2016

nën drejtimin e Ministres së Shtetit për Inovacion dhe Administraten Publike Znj.Milena Harito,

ASIG prezantoi një dokument të rëndësishëm mbi Standardet Shtetërore për Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri për temat:

  • Sistemi i Adresave

Gjithashtu në mbledhje u prezantua dokumenti mbi “Mbledhjen dhe Përditesimin e të Dhënave Gjeohapësinore të Autoriteteve Publike

Në këtë mbledhje u theksua, rëndësia që ka miratimi dhe implementimi i standardeve nga Autoritetet Shtetërore përgjegjëse dhe impakti që do të ketë në rritjen e cilësisë së prodhimit të informacionit gjeohapësinor.

Twitter

Vizita e Kryeministrit në ambjentet e ASIG

Me rastin e çeljes së javës së Inovacionit, u organizua në mjediset e Godinës së Inovacionit ceremonia  e përurimit të projektit “Innovation Hub”, në të cilin mori pjesë edhe Kryeministri SH.T.Z. Edi Rama.

Gjithashtu në këtë kuadër, Kryeministri vizitoi edhe ambientet e punës së Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor- ASIG, ku u njoh me arritjet e këtij institucioni në misionin e tij për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor.

Twitter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *