Ky njoftim synon të përzgjedhë profesionistë nga sektorët e industrisë së dronëve, lëvizshmërisë urbane, menaxhimit të inovacionit dhe zhvillimit të startup-eve nga zona e Programit INTERREG SOUTH ADRIATIC (Puglia, Shqipëria dhe Mali i Zi), për të marrë pjesë në aktivitete të specializuara trajnimi.
Konkretisht, 16 pjesëmarrës: 6 nga Mali i Zi, 5 nga Italia dhe 5 nga Shqipëria.
Ky trajnim do të zhvillohet në datat 7-10 Korrik 2025, në Podgoricë, Mali i Zi.
Si pjesë e projektit SOFTMOVE, kjo iniciativë synon të forcojë kapacitetet rajonale në menaxhimin, zhvillimin dhe promovimin e modeleve inovative të biznesit dhe partneriteteve publik-private në fushën e teknologjive të dronëve dhe lëvizshmërisë ajrore urbane.
Ky trajnim i synuar do të përqendrohet në menaxhimin, zhvillimin e biznesit, kornizat rregullatore dhe zbatimin praktik të teknologjive të dronëve, duke i pajisur pjesëmarrësit me aftësi dhe njohuri praktike thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit dhe integrimin e lëvizshmërisë inteligjente.
Projektit SOFTMOVE përfshin partnerët e mëposhtëm:
- Distretto Tecnologico Aerospaziale (DTA);
- DigitalDen (DD);
- Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
Gjatë sesioneve, ekspertët do t’u japin mësim pjesëmarrësve nga zona e pranueshme e Programit INTERREG SOUTH ADRIATIC (Puglia, Shqipëria dhe Mali i Zi) mbi temat:
- Nga ideja, në treg – Inovacioni;
- Startup-et dhe modelet e biznesit;
- Ndërtimi i një gjuhe të përbashkët për lëvizshmërinë ajrore urbane;
- Hartimi i rrugëve bashkëpunuese për zbatim;
- Korniza rregullatore,
- Praktikat më të mira.
bojana.tosic@digitalden.me dhe nina.milic@digitalden.me