Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Tiranë

Ekspertët e ASIG zhvillua sot seancën e dytë të trajnimit me stafet teknike të Bashkisë Tiranë me pjesëmarrje nga:

  • Njësitë Administrative në përbërje të Bashkisë Tiranë;
  • Drejtoria e Inovacionit, Zhvillimit dhe GIS-it;
  • Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik;
  • Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve të Punëve Publike;
  • Drejtoria e Transportit dhe Trafikut Rrugor;
  • Drejtoria e Objekteve në Bashkëpronësi dhe Fondit të Komuniteteve.

Të pranishmit gjatë këtij trajnimi patën mundësi të njihen më nga afër me:

1. Funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;

2. Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;

3. Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

ASIG merr pjesë në konferencën hapëse të projekti “SOFTMOVE”

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), i përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ASIG znj. Vilma Tomço dhe z. Dritan Prifti, Drejtor i Drejtorisë së Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing, mori pjesë sot në konferencën e mbajtur me rastin e nisjes së projektit  me tematikë: “U- Space dhe UAS: Mundësitë dhe sfidat për zonën IPA”, të mbajtur në Bari të Italisë.

Pjesë e ekipit pjesëmarrës në këtë konferencë nga Shqipëria ishin gjithashtu edhe RIC EIT Albania të përfaqësuar nga Dr. Leidi Moisiu dhe SKAITECH me drejtues z. Arbi Bamllari.

Projekti “SOFTMOVE” i cili bazohet në objektivat e programit Interreg IPA,  synon të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar, për një zhvillim të qëndrueshëm të territoreve të përfshira me synimin e para-anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Kjo konferencë ishte e organizuar në tre sesione kryesore ku të pranishmit mes prezantimesh dhe diskutimesh patën mundësi të njihen me impaktet e projektit dhe partnerët që do të përfshihen në këtë projekt, informacione mbi epokën U-Space dhe UAS (Unnamed Areal System) si dhe  dëshmitë e bashkëpunimin ndërkufitar mes palëve të interesuara.

Trajnim me stafin teknik të bashkive Cërrik dhe Belsh

Në vijim të nismës së ndërmarrë nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) me qëllim rritjen e kapaciteteve 💪 të stafeve teknike të bashkive të vendit, u zhvillua dje më 📆 27.05.2024, trajnimi me stafet teknike të bashkive Cërrik dhe Belsh, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga:

  • Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit;
  • Drejtoria e Ndihmës Juridike dhe Zhvillimit të Territorit;
  • Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve, Mjedisit dhe Pronave Publike.

Trajnim me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve

Ekspertë të ASIG nga  sektorët e GIS-it Kombëtar, Sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin dhe Sektori i Përpunimit të Imazherive Satelitore,  ditën e  premte më 24.05.2024, në ambientet e sallës Europa zhvilluan trajnimin për përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit me përfaqësues të  Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin si më poshtë:

  • Njohje me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit;
  • Prezantim mbi produktet e përfituara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Zhvillohet workshop-i me temë “Pricing and open data”

Në ambientet e Hotel, Butik Padam, u organizua në datat 23-24 Maj, në kuadër të projektit SPATIAL II, workshop-i me temë: “Pricing and open data”.

Në këtë workshop morën pjesë ekspertë të fushës së marketingut nga Autoriteti Holandez i Kadastrës, drejtues të projektit SPATIAL II si dhe përfaqësues nga të gjitha drejtoritë teknike të ASIG.

Fokusi i këtij workshop-i ishte ofrimi i njohurive të reja nga ekspertët holandez me qëllim organizimin e një marketingu sa më të plotë dhe cilësor të produkteve të ASIG.

Gjatë zhvillimit të këtij workshop-i përfaqësuesit e ASIG patën mundësi të njihen me praktikat më të mira të përcjella nga ekspertët holandez në fushën e marketingut të të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore si dhe demonstrimin e drejtpërdrejt të shembujve konkret me produkte të ASIG.

Drejtori i Përgjithshëm i ASIG znj. Vilma Tomço ndoqi nga afër prezantimet e gjetjeve nga grupet e punës gjatë e këtij workshop-i, ku dhe përgëzoi ekspertët holandez dhe stafin e ASIG për rezultatet e arritura gjatë këtij workshop-i dy ditor.

Trajnim me stafet teknike të bashkive Vlorë dhe Selenicë

Më shumë njohuri për stafet teknike të Bashkive Vlorë dhe Selenicë përgjatë ditës së djeshme, në përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe aplikimeve GIS, në funksion të krijimit dhe publikimit të të dhënave gjeohapësinore në Gjeoportalin Kombëtar si dhe ofrimit të njohurive mbi produktet e përftuara nga projekti Shërbimi Satelitor.

Ekspertët e ASIG gjatë këtij trajnimi diskutuan me të pranishmit tematikat e lidhura me:

  • Përdorimin e moduleve dhe funksionaliteteve të reja të sistemit të përmirësuar të Gjeoportalit Kombëtar si: moduli i editorit, moduli i gjeoreferimit, funksionalitetet e hartës, katalogu i metadatave, shërbimet e rrjetit, etj.
  • Përdorimin e shtresave bazë për krijimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga aplikimet GIS duke përdorur shërbimet e rrjetit të Gjeoportalit Kombëtar.
  • Asistencën teknike të kërkesave specifike në lidhje me sistemet dhe të dhënat në fushën e gjeoinformacionit.
  • Harmonizimin dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore sipas temave të gjeoinformacionit.

Trajnim me stafin teknik të bashkisë Himarë

Në vazhdën e trajnimeve me stafet teknike të njësive të qeverisjes vendore, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) zhvilloi trajnimin me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të Bashkisë Himarë.

Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga;

  • Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve, Kullotave dhe Ujitjes;
  • Drejtoria e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes;
  • Drejtoria e Menaxhimit të Aseteve;
  • Drejtoria e Burimeve Njerëzore.

Trajnim mbi gjeoinformacionin me agjenci në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

U zhvillua sot në ambientet e sallës EUROPA trajnimi me agjenci në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP) dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB).

Ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) trajtuan me të pranishmit tematikat e mëposhtme:

1. Përdorimi i funksionaliteteve të Gjeoportalit Kombëtar (aksesimi i ortoimazherive, shkarkimi i tyre, sistemimi i të dhënave sipas specifikave të secilit institucion, krijimi i hartave për përdorime të ndryshme, identifikimi i treguesve mjedisorë, përditësimi i të dhënave etj.),

2.  Përpunimi i imazheve satelitore për qëllime të ndryshme mjedisore,

3.  Standardizimi i të dhënave gjeohapësinore.

Trajnim me stafet teknike të Bashkive Mallakastër, Patos dhe Roskovec

 

Vijojnë trajnimet në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ASIG me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore. Ekspertët e ASIG zhvilluan dje trajnimin me stafet teknike të Bashkive Mallakastër, Patos dhe Roskovec.

Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:

    1. Njohja me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
    2. Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
    3. Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

       

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *