Trajnim me stafin teknik të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës

Vijojnë trajnimet me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit, nga ekspertët e ASIG të sektorëve të GIS-it Kombëtar, Sektorit të Standardeve për Gjeoinformacionin dhe Sektorit të Përpunimit të Imazherive Satelitore.

U zhvilluan këto ditë trajnime me stafet teknike të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.

   

Realizimi i fotografimit 360° të gjeoreferencuar, të rrjetit rrugor kombëtar dhe zonave urbane

Në kuadër të mbulimit me fotografim 360° gradë të rrjetit rrugor kombëtar, është realizuar fotografimi 360 ° i aksit rrugor Vorë – Kepi i Rodonit dhe është publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.

Fushat ku mund të përdoret ky produkt janë: dokumentimi fotografik i etapave të ndërtimit të veprave të infrastrukturës, objekteve të ndryshme arkitektonike dhe hapësirave publike, kontrolli dhe mirëmbajtja e akseve rrugore, kontrolli i investimeve të kryera në akse rrugore (sinjalistikë, gjelbërim, ndriçim, etj.), përcaktimi i zonave që kërkojnë ndërhyrje në kuadër të mirëmbajtjes, promovimi i turizmit apo evidentimi i objekteve social – ekonomike.

 

 

 

Video mbi realizimin e fotografimit 360° të gjeoreferencuar në rrugët kombëtare dhe zonat urbane

Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Elbasan

Në vazhdën e trajnimeve me stafet teknike të njësive të qeverisjes vendore, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) zhvilloi trajnimin me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafit teknik të Bashkisë Elbasan.

Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga;

  1. Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit,
  2. Drejtoria e Emergjencave Civile,
  3. Drejtoria e Bujqësisë dhe Menaxhimit të Pyjeve,
  4. Drejtoria e Projektimit.

   

Takim mes ASIG dhe përfaqësuesve të biznesit në fushën e turizmit, të Qarkut Gjirokastër

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), znj. Vilma Tomço zhvilloi një takim me një grup përfaqësuesish të 75 bizneseve që operojnë në fushën e turizmit në Qarkun Gjirokastër.

Qëllimi i këtij takimi ishte evidentimi, diskutimi dhe koordinimi për zgjidhjen e një sërë problematikash që lidhen me përditësimin e të dhënave infrastrukturore në sistemin maps.


Të ndodhur në prag të fillimit të sezonit turistik lind nevoja për një orientim sa më të saktë të turistëve dhe vizitorëve, duke evituar në maksimum keqinformimin e tyre me informacione të pa përditësuara, referuar edhe investimeve të shumta të kohëve të fundit në infrastrukturën rrugore.

ASIG ka prioritet bashkëpunimin me të gjithë aktorët dhe institucionet, duke garantuar përditësimin e të dhënave në rang kombëtar.

   

Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Lezhë

Vijojnë trajnimet për rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit nga ekspertët e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG). U zhvillua sot, në ambientet e Bashkisë Lezhë, trajnimi i radhës me pjesëmarrjen e stafeve teknike të:
  • Drejtorisë së Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës,
  • Drejtorisë së Administrimit të Aseteve dhe Kadastrës,
  • Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturës, Transportit dhe Mjedisit,
  • Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban.
   

Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Durrës

Vijojnë trajnimet për rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit nga ekspertët e Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG). U zhvillua dje më 28.03.2024, në ambientet e Bashkisë Durrës, trajnimi i radhës me pjesëmarrjen e stafeve teknike të:

    • Drejtorisë së Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit;
    • Drejtorisë së Projekteve dhe Infrastrukturës Publike;

Sektorit të pronave publike dhe menaxhimit të aseteve.

   

Praktikë mësimore në ASIG

 

Një grup studentësh të vitit të parë Master Profesional, profili Gjeomatikë, Fakulteti i Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës, zhvilluan dje një praktikë mësimore në ambientet e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).

Ekspertët e Sektorit të Fotogrametrisë të ASIG i njohën studentët me teknologjinë që ASIG disponon për rilevimin fotogrametrik 3Dimensional, u shpjeguan atyre hapat që duhen të ndiqen për krijim e një projekti Fotogrametrik, teknikat e rilevimit Fotogrametrik 3 Dimensional dhe rilevimi me metodën Niveli 2 i detajeve (level of details 2, LOD2).

Takim mes ASIG dhe pedagogëve të Departamentit të Gjeodezisë

 

Në ambientet e sallës Europa u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm znj. Vilma Tomço dhe një grupi profesorësh të Departamentit të Gjeodezisë, në Fakultetin të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Universitetit Politeknik të Tiranës, në funksion të realizimit të doktoraturave të cilat kanë të bëjnë me Referencat Gjeodezike Horizontale dhe Vertikale.

Gjatë këtij takimi u diskutua situata aktuale e rrjeteve përbërëse të KRGJSH-së si dhe njohja me realizimin për herë të parë në Republikën e Shqipërisë të llogaritjes së gjeodit gravimetrik “ALB-Geoid23.v1”.

Përfaqësuesit e ASIG shprehën gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me kandidatët për doktorantë nga ky departament.