Telefon: +355 4 223 6762

U zhvillua sot më datë 25 qershor 2026, ASIG, në bashkëpunim me ASPA  trajnimi me temë “Aplikimet e Imazherisë Satelitore për Përmirësimin e të Dhënave Gjeohapësinore”, në kuadër të forcimit të kapaciteteve profesionale të administratës publike në fushën e gjeoinformacionit. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me integrimin e të dhënave satelitore me sistemet GIS për krijimin e hartave tematike dhe zhvillimin e analizave hapësinore. Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të imazherisë satelitore për identifikimin, analizimin dhe përmirësimin e të dhënave gjeohapësinore, në funksion të nevojave institucionale.

Nëpërmjet shembujve praktikë u trajtuan zbatimi i indekseve spektrale dhe metodave të klasifikimit për interpretimin e vegjetacionit, trupave ujorë, ndërtimeve dhe ndryshimeve në mbulesën e tokës. Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën me analizën e ndryshimeve territoriale në kohë dhe përdorimin e produkteve gjeohapësinore për mbështetjen e vendimmarrjes në planifikim territorial, menaxhim mjedisor dhe monitorim të fenomeneve natyrore.

Trajnimi synoi rritjen e aftësive praktike të pjesëmarrësve për përdorimin e të dhënave satelitore si burim i vlefshëm informacioni për analizë, përditësim të të dhënave dhe vendimmarrje të bazuar në evidencë.