
Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor morën pjesë në takimin e 135-të teknik të Open Geospatial Consortium, “OGC Connect Helsinki 2026”, i zhvilluar në Helsinki, Finlandë, nga 1–4 qershor 2026.
Tema kryesore e këtij edicioni ishte “Interoperable Systems, Real-World Impact”, me fokus në ndërtimin e sistemeve të hapura, të besueshme dhe të ndërveprueshme.
Ky aktivitet bëri bashkë institucione publike, kompani, organizata ndërkombëtare dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e standardeve gjeohapësinore, ndërveprueshmërisë së të dhënave, Digital Twins, GeoAI dhe teknologjive të reja që mbështesin transformimin digjital.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet përfaqëson një mundësi të rëndësishme për ASIG në ndjekjen e zhvillimeve më të fundit ndërkombëtare dhe forcimin e angazhimit për harmonizimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor me standardet dhe praktikat më të mira të OGC-së.




