Telefon: +355 4 223 6762

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në rolin e autoritetit publik përgjegjës për temën “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar informacionin gjeohapësinor për shtresën “ALBGaz”.

Rrjeti i shpërndarjes së Gazit – ALBGaz përfaqëson  rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Shqipërisë. Nënshtresat e publikuara për këtë shtresë janë:

  • Pajisje makineri;
  • Pika evidentimi;
  • Puseta;
  • Tubacioni;
  • Pajisje stacioni;
  • Pika evidentimi stacione;
  • Godina e stacioneve;
  • Tubacione të brendshme.

Këto të dhëna janë përftuar nga Raporti i vlerësimit të aseteve, i realizuar nga konsulentë të kontraktuar, të specializuar për dhënien e shërbimeve të tilla. Të dhënat disponohen dhe administrohen nga ALBGaz. Data modeli i këtyre të dhënave është konform standardit të miratuar me VKM-në nr. 998, datë 09.12.2020, Për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: “Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare””, ndërsa saktësia e të dhënave është deklaruar dhe përftuar nga krijuesi i të dhënës.