Më shumë njohuri për stafet teknike të Bashkive Vlorë dhe Selenicë përgjatë ditës së djeshme, në përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe aplikimeve GIS, në funksion të krijimit dhe publikimit të të dhënave gjeohapësinore në Gjeoportalin Kombëtar si dhe ofrimit të njohurive mbi produktet e përftuara nga projekti Shërbimi Satelitor.
Ekspertët e ASIG gjatë këtij trajnimi diskutuan me të pranishmit tematikat e lidhura me:
- Përdorimin e moduleve dhe funksionaliteteve të reja të sistemit të përmirësuar të Gjeoportalit Kombëtar si: moduli i editorit, moduli i gjeoreferimit, funksionalitetet e hartës, katalogu i metadatave, shërbimet e rrjetit, etj.
- Përdorimin e shtresave bazë për krijimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga aplikimet GIS duke përdorur shërbimet e rrjetit të Gjeoportalit Kombëtar.
- Asistencën teknike të kërkesave specifike në lidhje me sistemet dhe të dhënat në fushën e gjeoinformacionit.
- Harmonizimin dhe standardizimin e të dhënave gjeohapësinore sipas temave të gjeoinformacionit.