
Vijojnë trajnimet me stafet teknike të njësive të qeverisjes vendore me qëllim ofrimin e njohurive në përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe aplikimeve GIS, në funksion të krijimit, përditësimit dhe publikimit të të dhënave gjeohapësinore në Gjeoportalin Kombëtar si dhe njohuri mbi produktet e përftuara nga projekti Shërbimi Satelitor.
Ekspertët e Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor zhvilluan sot trajnimin me stafin teknik të Bashkisë Fier ku morën pjesë përfaqësues nga:
- Drejtoria e Projekteve të Infrastrukturës;
- Drejtoria e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit;
- Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit;
- Drejtoria e Sistemit të Adresave, Transportit Publik dhe Sinjalistikës Rrugore;
- Drejtoria e Administrimit të Fondit Pyjor, Kullotave dhe Mbrojtjes së Mjedisit;
- Drejtoria e Programimit dhe Kontrollit të Punëve Publike dhe Investimeve.




