Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor ( ASIG) morën pjesë në workshop-in e organizuar në datat 03-05 Prill 2018 në Monstar, Bosnie-Herzegovinë me temë: “Zhvillimi i NSDI dhe i direktivës INSPIRE” Në këtë workshop u diskutua mbi forcimin e kapaciteteve institucionale, organizative të organizatave pjesëmarrëse të Rajonit si zhvilluese, menaxhuese dhe kontribuese në platformën NSDI dhe impelmetimin e Direktivës INSPIRE. Përfaqësuesit e ASIG prezantuan situatën dhe rolin e Autoritetit Shtetëror për Informacion Gjeohapësinor në zhvillimin e NSDI dhe INSPIRE, si dhe rëndësinë, vizionin dhe ndikimin e këtij autoriteti në prodhimin e informacionit gjeohapësinor. Pikat kryesore që u diskutuan ishin:

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) morën pjesë në workshop-in e organizuar në kuadër të projektit “IMPULS” me temë: “Zhvillimi i proceseve të koordinimit dhe njohja në punë me modelet e shpërndarjes së të dhënave”. Në këtë workshop të mbajtur me 27-29 Mars, në Gavle të Suedisë, janë prezantuar arritjet e secilit shtet, pjesëmarrës i projektit “IMPULS”, në fushën e krijimit infrastrukturës së të dhënave gjeohapësinore, dhe veçanërisht roli dhe përgjegjësitë e strukturave koordinuese.

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor morën pjesë në workshop-in me temë “Menaxhimi i rreziqeve natyrore” i organizuar nga Misioni i Programit IPA DRAM në datat 26-27 Shkurt 2018, në ambientet Hotel Tirana International, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile. Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë workshop ishin:

1- Përshkrime të përgjithshme mbi konceptet e riskut, rreziqeve natyrore dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

2- Trajnim për plotësimin e të dhënave në programin e Desinventarit (versioni i ri i softit), i cili mundëson lidhjen e informacioneve për fatkeqësitë natyrore me pozicionimin gjeografik.

Anëtarët e EuroGeographics kanë nisur një grup ekspertësh për të forcuar angazhimin e tyre për të siguruar  dhe harmonizuar të dhënat dhe informacionet gjeohapësinore pan-Europiane  për Kopernikun.

Ky veprim bazohet në marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar më parë mes Shoqatës për Autoritetet Kombëtare të Kartografisë, Kadastrit dhe Regjistrimit të Tokave dhe Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA).

Rrjeti i sapokrijuar i Shkëmbimit të Njohurive të Kopernikut ” Copernicus Knowledge Exchange Network” (KEN) do të përmirësojë koordinimin dhe komunikimin midis dy organizatave, me fokus në lehtësimin e qasjes së të dhënave autoritative referente gjeohapësinore për përdorim në aktivitetet e iniciuara nga ZEE dhe iniciativa kryesore e Komisionit Evropian për vëzhgimin dhe monitorimin e Tokës . Ai gjithashtu do të vlerësojë kërkesat e shërbimeve të Kopernikut për të dhënat gjeohapësinore për të identifikuar boshllëqet e të dhënave dhe për të propozuar zgjidhje.

Nga eventi i organizuar në kuadër të Javës së Inovacionit 2017 në ambientet e Universitetit "Polis" ku u prezantua Gjeoportali i Ri Kombëtar i zhvilluar nga ASIG në përputhje me standardet europiane të direktivës INSPIRE, ku morën pjesë përfaqësues të Botës Akademike, përfaqësues të Instutucioneve Shtetërore si dhe përfaqësues të Subjekteve Private.