Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor morën pjesë në Workshopin e organizuar nga UNECE, Eurostat dhe UN-GGIM Europe, me temë “Integrimi i të dhënave gjeohapësinore dhe statistikore”, i cili u zhvillua më 04-05 Tetor 2023, në Beograd. Ky workshop ishte i fokusuar në prezantimin dhe ndarjen e praktikave inovative, nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencive kombëtare gjeohapësinore dhe statistikore, në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar duke pëdorur standarde të përbashkëta, si dhe identifikimin e fushave për bashkëpunimet e ardhshme.

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, nga sektorët e Standardeve për Gjeoinformacionin dhe Sektori i Përpunimit të Imazheve Satelitore, morën pjesë në Konferencën Rajonale për Kadastrën dhe Infrastrukturën e të Dhënave Gjeohapësinore e cila u zhvillua në Beograd, në datat 04 - 06 Shtator 2023.

 

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në role drejtuese, morën pjesë në eventin e organizuar nga “Agjencia e Regjistrit të Tokës dhe Hartografisë”, të Kadastrës hollandeze, në datat 05-07 Shkurt, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të nisjes së projektit “Fuqizimi i aksesit profesional në informacionin për tokën, “SPATIAL II” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore AMBU organizoi më 15 Nëntor 2019 në ambientet e Grand Hotel, Tiranë, workshop-in në kuadër të projektit “Për krijimin e platformës institucionale dhe rregullatore për qeverisjen dhe funksionimin e Kadastrës Kombëtare të Burimeve Ujore në Shqipëri” ku morën pjesë edhe përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nga sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin dhe sektori i GIS-it Kombëtar.