Retreat në Bylis

ASIG zhvilloi më 03 Tetor 2024, në qytetit antik të Bylisit një retreat me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe motivimin mes kolegëve në një mjedis ku ndërthuret antikiteti dhe inovacioni.

Ky aktivitet ishte një mundësi shumë e mirë për të forcuar marrëdhëniet, për të rritur kreativitetin në ekip, për t’u larguar nga ambienti i zakonshëm i punës dhe për të krijuar një atmosferë relaksuese, e cila mund të gjenerojë ide të reja.

Një ditë e kaluar në natyrë, e mbushur me aktivitete dhe diskutime mbi arritjet dhe sfidat për të ardhmen, duke identifikuar mënyrat se si mund të punojnë më mirë së bashku.

 

Ky proces njohjeje kontribuon në motivimin e stafit të ri dhe integrimin e tyre në dinamikat e institucionit tonë, duke e bërë më të lehtë arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Trajnim me stafin teknik të Bashkive Tepelenë e Memaliaj

U zhvillua sot në ambientet e bashkisë Tepelenë trajnimi me stafet teknike të bashkive Tepelenë e Memaliaj .

Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:

  • Përdorimi dhe funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
  • Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Trajnim me stafet teknike të Bashkive Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull

Vijojnë trajnimet për rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit nga ekspertët e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG). U zhvillua sot, në ambientet e Bashkisë Gjirokastër, trajnimi i radhës me pjesëmarrjen e stafeve teknike  të bashkive Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull nga:

  • Drejtoria e Shërbimit Urban;
  • Drejtoria e Administrimit të Ujërave, Pyjeve, Kullotave dhe Livadheve;
  • Njësia e Integrimit Evropian, Koordinimit dhe Ndihmës së Huaj;
  • Sektori i bujqësisë.

Trajnim me stafin teknik të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

U zhvillua sot në ambientet e sallës Europa, nga ekspertët e Drejtorisë së GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin  Gjeohapësinor (ASIG), trajnimi i dedikuar  për përfaqësuesit e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, mbi përdorimin e funksionaliteteve të Gjeoportalit Kombëtar.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim morën njohuri mbi:

  • Përdorimin e moduleve dhe funksionaliteteve të reja të sistemit të përmirësuar të Gjeoportalit Kombëtar;
  • Përdorimin e shtresave bazë për krijimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga aplikimet GIS, duke përdorur shërbimet e rrjetit të Gjeoportalit Kombëtar;
  • Asistencën teknike për kërkesat specifike në lidhje me sistemet dhe të dhënat e gjeoinformacionit.

 

Trajnim me stafet teknike të bashkive Mat, Klos e Mirditë

U zhvillua sot në ambientet e bashkisë Mat trajnimi me stafet teknike të bashkive Mat, Klos  dhe Mirditë. Ekspertët e ASIG patën mundësi ti ofronin të pranishmëve njohuri dhe informacion më të zgjeruar mbi:

  1. Funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  2. Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
  3. Produktet e përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes ASIG dhe ASHK

U nënshkrua sot në ambientet e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG),  marrëveshja e bashkëpunimit me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Ky hap siguron shkëmbimin në kohë reale të të dhënave gjeohapësinore, jo vetëm për parcelat kadastrale dhe ndërtesat, por pjesë e hartave të cilat do të publikohen në Gjeoportalin Kombëtar do të jenë edhe parcelat  pyjore e kullotat.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është trajnimi sistematik i stafeve për të garantuar përdorimin efektiv të të dhënave gjeohapësinore. Përmirësimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i të dhënave do të rrisë transparencën dhe aksesin për publikun e gjerë.

 

Trajnim me stafet teknike të Bashkive Pogradec dhe Prrenjas

Në vijim të nismës së ndërmarrë nga ASIG me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore, u zhvillua dje më 19.09.2024 trajnimi me stafet teknike të Bashkive Pogradec dhe Prrenjas.

Ekspertët e ASIG patën mundësi ti ofronin të pranishmëve njohuri dhe informacion më të zgjeruar mbi:

  • Përdorimin dhe funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
  • Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor

Takim në kuadër të projektit mes AKMC dhe JICA

U zhvillua sot në ambientet e ASIG një takim pune në kuadër të projektit që po zhvillohet mes AKMC dhe JICA “Mbi Ndërtimin e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë (NbS) për Zvogëlimin e Risqeve nga Fatkeqësitë (DRR)”.

Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i ASIG znj. Vilma Tomço, Drejtori i Drejtorisë së Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing z. Dritan Prifti dhe ekspertët e JICA-ës Aknobu Sembo dhe Tomoyuki Ueda.

Fokus i këtij takimi ishin objektivat për vitin e  parë të këtij projekti dhe kontributi i ASIG në realizimin e tyre, si dhe asistenca e drejtpërdrejtë në “Ndërtimin e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS)”.

 

Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Devoll dhe Pustec

Vijojnë trajnimet në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ASIG me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore. Ekspertë të ASIG zhvillua dje më 18.09.2024 trajnimin me stafet teknike të Bashkive Devoll dhe Pustec.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin punonjës teknik të;

  • Drejtorisë  së Bujqësisë, Mbrojtjes së Tokës dhe Konsumatorit,
  • Drejtorisë  së Mbrojtjes së Territorit dhe Mjedisit,
  • Drejtorisë  së Pyjeve dhe Mjedisit,
  • Drejtorisë  së Planifikimit të Territorit,
  • Drejtorisë  së Urbanistikës.

Takim mes Drejtorit të Përgjithshëm të ASIG dhe shkencëtares izraelite Dr. Shimrit Maman

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), znj. Vilma Tomço mirëpriti në një vizitë në ambientet e ASIG,  Dr. Shimrit Maman, Shkencëtare dhe Drejtuese e Shërbimit të Imazheve Tokësore dhe Planetare, si dhe Drejtuese e UN-SPIDER Israel Regional Support Office e shoqëruar nga Sh. S. znj. Galit Peleg, Ambasadore e Izraelit në Shqipëri dhe Këshilltari për Ekonominë në Ambasadën e Izraelit z. Klajdi Heta.

Znj. Tomço e njohu znj. Maman me misionin dhe arritjet e ASIG në krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor (NSDI), në Republikën e Shqipërisë. Të pranishmit patën mundësi gjithashtu të njihen me veprimtarinë e gjerë të dr. Maman si udhëheqëse e programeve të larmishme në arsim, programeve zhvillimore për shkencën si dhe përfshirjen e saj  në ekipin  kërkimor i cili ka udhëhequr nanosatelitin e parë Izraelit, lëshuar në hapësirë më 15 shkurt, 2017.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen ide mbi mundësi bashkëpunimi midis ASIG dhe institucioneve homologe në Izrael.