Projekti i Fotografimit Ajror

Bazuar në nevojat dhe kërkesat e shumë autoriteteve publike të cilat i janë  njohur si aktorë për përdorimin dhe përditësimin e tematikave të informacionit gjeohapësinore, ASIG propozoi një fotografim të ri ajror i cili do të shërbejë si hartë-bazë e unifikuar për të gjithë Territorin Shqiptar.Qeveria Shqiptare me  vendim të K.ZH.T. Nr.14, datë 23.9.2014, botuar në fletore zyrtare nr.147/2014 me titull “Krijimi I Sistemit të të dhënave Gjeohapësinore” faza e parë, mori vendimin për realizimin e këtij projekti duke e finacur këtë projekt.

Fotografimi Ajror, do të jetë padyshim i dobishëm për njohjen e gjendjes aktuale të veçorive gjeografike shqiptare dhe formulimin e planeve kombëtare lidhur me territorin. Përveç kësaj, është e mundur të kryhen kërkime shkencore dhe të analizohen situata të rëndësishme, duke krahasuar ortofoton ekzistuese të vitit 2007 dhe ato të zhvilluara rishtazi në vitin 2015,

si: erozioni bregdetar, fondi pyjor, zhvillimi i burimeve minerale, ndryshimet e përdorimit të tokës, p.sh. nga tokë bujqësore në zonë e banimit, nga pyll në tokë bujqësore; ndërtesa të reja dhe humbja e ndërtesave, fatkeqësi natyrore, p.sh. rrëshqitjet e tokës apo zjarret në pyje, zbatimi i sistemit të regjistrimit të popullsisë, të sistemit kombëtar të adresave, etj. duke prodhuar Modelin Dixhital të Terrenit, nëpërmjet skaninimit të teritorit (DTS) dhe Ortofoto  RGB/ CIR të cilat do të prodhohen për herë të parë në Shqipëri në këtë trajtë.

Kjo do të jetë faza e parë e krijimit të sistemit të të dhënave gjeohapësinore për të mbështetur zhvillimin dhe menaxhimin rajon

Zona e projektit është 28748 Km katrorë,që përfaqëson sipërfaqen e përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Zona e projektit do të jetë e ndarë në 3 lote kryesore me saktësi të ndryshme për fotografimin ajror, skanim LIDAR, krijimin DTM dhe DTS nga skanim LIDAR dhe prodhimin ortofoto  

NrLOTZONESIPERFAQE (km2)Fotogradi Ajrore dhe AT (GSD në metra)Ortofoto
1LOT 1Zonë Urbane1 0280.08Nga fotografitë ajrore me GSD 0.08
2LOT 2Zonë Rurale10 3400.20Nga fotografitë ajrore me GSD 0.20
3LOT 3Zonë Malore17 3800.35Nga fotografitë ajrore me GSD 0.35

NrLOTZONESipërfaqe (km2)Skanimi LiDAR dhe prodhimi DTM
1LOT 1Zonë Urbane1 0285 pikë/m2
2LOT 2Zonë Rurale9 9602 pikë/m2
3LOT 3Zonë Malore17 3491 pikë/m2

Ndarja e Lote-ve për Fotografimin Ajror

  Ndarja e Lot-ve të Skanimit me teknologjine LIDAR

TERMA REFERENCE (TOR)

 “ PROJEKTET TEKNIKE PËR RRJETET E KOMBINUARA GJEODEZIKE TË KRGJSH-2010”

Twitter

Projekti i KRGJSH

 

Një nga Prioritetet dhe  projektet më të rëndësishme të ASIG  është implementimi  I KRGJSH-2010.

“Korniza Referuese Gjeodezike” apo shkurt KRGJSH, ashtu sikurse është përcaktuar në ligjin nr. 72/2012, Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor”, është baza mbi të cilën mbështetet përcaktimi unik tredimensional i pozicionit të një pike në tokë dhe përbëhet nga:

 a) Parametrat themelorë gjeodezikë;

 b) Sistemi i koordinatave gjeodezike;

 c) Sistemi i lartësive;

 ç) Sistemi i koordinatave në plan, i cili mbështetet te koordinatat gjeodezike dhe në projeksionin hartografik;

 d) Rrjeti gravimetrik;

 dh) Sistemi i emërtesave.

Implementimi  I KRGJSH do të garantojë një referencë hapësinore unike e cila do të mundësojë  realizimin e sistemeve ndërvepruese të gjeoinformacionit,  të cilat nga ana e tyre do të mundësojnë mbledhjen, ruajtjen, përditësimin dhe përdorimin e informacionit me standarte europiane aq të nevojshëm për vendimmarrje në nivel qendror, lokal si dhe në nivel  biznesi.

Në pesë vitet e ardhshme,,KRGJSH do të realizojë për herë të parë në Shqipëri, matjete gravimetrike Absolute në tre pika (Shkoder, Tiranë, Sarandë); do te materializohet në terren nëpërmjet ndërtimit dhe mirëmbajtjes së pikave gjeodezike të cilat duhet të jenë të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e vendit duke formuar kështu rrjetet modern  Gjeodezik të Republikës së Shqipërisë.

Ky rrjet I ri do të jetë baza unike  gjeodezike e Republikës së Shqipërisë  e cila do të përfshijë rrjetet e mëposhtme:

a) Rrjetin shtetëror GPS;

b) Rrjetin shtetëror të nivelimit;

c) Rrjetin shtetëror gravimetrik;

d) Rrjetin e stacioneve mareografike;

e) Rrjetin e stacioneve magnetometrike;

Projektimi, ndërtimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i rrjeteve përbërëse të KRGJSH-së, të kombinuara midis tyre dhe në përputhje me standartet që kërkon integrimi europian i vendit, do ti mundësojë Shqipërisë krijimin e bazës unike për përcaktimin e pozicionit tredimensional të pikave të ndryshme në sipërfaqen e tokës, mbi sipërfaqe dhe nën sipërfaqen e saj duke siguruar arritjen e saktësisë së nevojshme për të garantuar referencën hapësinore për të gjitha GIS-et që do të përfshihen në “GIS-in Kombëtar” si dhe për gjithë gamën e gjerë të përdoruesve që mbështeten në shkencën e gjeodezisë, në infrastrukturën dhe produktet e saj, për të studjuar dinamikën e ndryshimeve të Tokës.

Ndërtimi i KRGJSH-së, do të mundësojë realizimin e një elementi thelbësor të Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Gjeohapësinore (NSDI) dhe do të shmangë përfundimisht shpenzimet e dubluara për gjeoreferencim, pasaktësitë dhe konfuzionin që egziston aktualisht në Shqipëri lidhur me këtë proces teknik të rëndësishëm.

 

Twitter

Albanian Space System

Ditën e mërkurë më datë 5 korrik 2023, në ambientet e “Maritim Hotel Plaza” në Tiranë, u organizua nga Ministria e Mbrojtjes eventi “Albanian Space System”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Z. Edi Rama.

Skuadra e satelitëve e kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Znj. Vilma Tomço, në bashkëpunim me Autoritetet Publike Përgjegjëse, përfituese të projektit me satelitët, sollën për të pranishmit produktet e krijuara nga mbledhja dhe përpunimi i imazheve të dy satelitëve “Albania 1” dhe Albania 2”, me një mbulim mbi 13 mijë kilometra katrorë.

Ekspertë nga ASIG, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezantuan këto produkte për të evidentuar përfitimet në kosto logjistike dhe analitike, burime njerëzore, si dhe shkurtimin e kohës së vendimmarrjes për implementimin e protokolleve të emergjencave civile dhe jo vetëm.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij vuri theksin në rëndësinë që ka ky projekt për vendin tonë, vëmendjen dhe përkushtimin që Qeveria Shqiptare po tregon për mbarëvajtjen e tij, si dhe koordinimin e të gjitha Autoriteteve Publike Përgjegjëse për bashkërendimin e punës me ASIG.

Video informuese mbi paraqitjen tre dimensionale (3D) të ndërtesave në Gjeoportalin Kombëtar

 

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor në kuadër të projektit për krijimin e hartës bazë topografike 1:2 000, ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar paraqitjen 3D të ndërtesave për zonën urbane Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Me realizimin e paraqitjes 3D, ASIG ju vjen në ndihmë të gjithë të interesuarve për të eksploruar qytetet tashmë edhe në lartësinë e tyre si nga ana vizuale ashtu edhe për llogaritje e aplikime të ndryshme.

Përdorimi i këtij aplikacioni i lejon përdoruesit të përfshihet në një perspektivë krejtësisht të re që konsiston në njohuri dhe vizualizime më të detajuara dhe të sakta mbi veçoritë fizike të një zone, duke përfshirë informacionin dhe paraqitjen reale të relievit të tokës, lartësinë dhe dizajnin e ndërtesave, veçoritë ujore, rrugët dhe informacionin topografik, studime mbi ndërtimet masive si dhe analiza të ndryshme mjedisore. Këto detaje do të jenë të dobishme për një gamë të gjerë aplikimesh.

Për t’iu njohur më shumë me mënyrën e përdorimit të këtij aplikacioni më poshtë gjeni videon informuese të përgatitur nga ASIG.

Video informuese mbi paraqitjen3D të ndërtesave

 

 

Përdorimi i shërbimeve satelitore për evidentimin e dëmeve nga zjarri

Ekspertët e ASIG, në mbështetje të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) me qëllim vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga ngjarja e fatkeqësisë natyrore nga zjarri i cili preku zonën e Peshtanit në Fier, gjatë muajit Korrik 2023, realizuan hartën e mëposhtme tematike.

Falë teknologjisë së avancuar dhe inteligjencës artificiale kjo hartë ju vjen në ndihmë ekspertëve përkatës për analizimin dhe vlerësimin e zonës së prekur nga zjarri, sipërfaqeve të djegura si dhe bimësisë së dëmtuar.

Shërbimi satelitor për AKMC-Zjarret.

Twitter

Organizohet workshop-i me temë “Përdorimi i imazheve hiperspektrale”

Në kuadër të implementimit të projektit “Monitorimi i territorit me teknologji të avancuar”, Drejtoria e Përpunimit të Informacionit të Territorit me Teknologji të Avancuar (DPITTA) pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me ekspertët e kompanisë Satellogic, organizuan në datat 12-14 shtator workshop-in me temë “Përdorimi i imazheve hiperspektrale”..

Ekspertët e Satellogic gjatë këtyre tre ditëve i njohën më nga afër stafin e DPITTA si dhe stafet teknike të autoriteteve publike përgjegjëse, përftuese të këtij projekti nga MBZHR, AKMC, AISM, AMBU, AZHBR, AKM me imazhet hiperspektrale me 29 banda si dhe;

  • Karakteristikat e imazheve Hiperspektrale
  • Specifikimet e imazheve Hiperspektrale
  • Paketa e dorëzimit
  • Menaxhimi i imazheve Hiperspektrale
  • Procesimi i imazheve Hiperspektrale
  • Produkte të përftuara nga imazhet Hiperspektrale
  • Përdorimi i imazheve Hiperspektrale

Me fokus në rritjen e kapaciteteve tona teknike dhe dhënien e asistencës së duhur autoriteteve publike përgjegjëse, ASIG vijon punën për krijimit e produkteve të përftuara nga imazhet satelitore në varësi të Use Case-ve të ndryshme për fushat që mbulojnë autoritetet publike përgjegjëse pjesëmarrëse në këtë workshop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *