Menjëherë pas hapjes së aksit rrugor Thuman-Kashar, autosdrada e parë e kategorisë A në Shqipëri, ASIG realizoi realizoi fotografimin 3600 të këtij aksi, me qëllim përfshirjen e tij në fondin e akseve rrugore kombëtare të mbuluara me fotografi panoramike të gjeoreferencuara me teknologjinë e avancuar me kamera Street View 360°.
Aksi i mbuluar me fotografim ka një gjatësi prej 50 km (në të dy drejtimet) dhe është publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.
U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).
Drejtuesit e këtyre dy institucioneve Znj. Vilma Tomço, Drejtor i Përgjithshëm i ASIG dhe Znj. Arlinda Hoti, Drejtor i Deleguar i ASPA nënshkruan në ambientet e ASIG këtë marrëveshje bashkëpunimi dy palëshe, e cila përfaqëson një hap thelbësor në rritjen e aftësive teknike në fushën e gjeoinformacionit brenda Administratës Publike të Shqipërisë.
Në sajë të këtij bashkëpunimi synohet;
Ofrimi e programeve të përbashkëta të trajnimit, duke marrë parasysh ekspertizën e kombinuar të këtyre institucioneve;
Zhvillimi i kurrikulave në fushën e gjeoinformacionit, për të përmbushur nevojat specifike të profesionistëve të Administratës Publike.
Rritja e kapaciteteve, në sajë të organizimit të programeve të trajnimeve për të forcuar kompetencat e punonjësve të Administratës Publike në fushën e gjeoinformacionit.
Ky bashkëpunim i bazuar në kuadrin ligjor, siguron zbatimin efektiv dhe përfitimin reciprok për të dy institucionet. ASIG dhe ASPA janë të përkushtuar për të avancuar aftësitë e sektorit publik përmes zgjidhjeve inovative dhe të integruara të fushës së gjeoinformacionit.
Drejtues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, zhvilluan sot, në ambientet e Sallës Europa një takim informues me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe Agjencisë Kombëtarë të Mbrojtjes Civile (AKMC), në kuadër të projektit “Për ngritjen e kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFIS) dhe zgjidhje të bazuara në natyrë për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive (Nbs_DRR)”.
Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të JICA të shoqëruar nga stafi i AKMC prezantuan ekipin bazë i cili do të angazhohet në zbatimin e këtij projekti, për tu njohur në këtë mënyrë me institucionet kryesore zbatuese të kësaj nisme, duke shënuar kështu dhe fillimin e aktiviteteve të projektit.
Mes stafeve teknike të Bashkive Dibër dhe Bulqizë në trajnimin e realizuar më 25 Qershor 2024, në mjediset e Bashkisë Dibër, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre në përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit.
Gjatë këtij trajnimi ekspertët e ASIG patën mundësi ti njihni të pranishmit më shumë me;
1. Funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
2. Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
3. Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
Me qëllim krijimin e fotografive panoramike të gjeoreferencuara të akseve rrugore kombëtare me teknologjinë e avancuar, me kamera Street View 360°, dhe përditësimin e tyre të vazhdueshëm, ASIG ka realizuar fotografimin dhe publikimin në Gjeoportalin Kombëtar të akseve rrugore:
“Kalimash – Qafë Mali – Bajram Curr – Valbonë – Qafë Morinë – Qafë Prush – Has – Kukës”,
Gjatësia e aksit të mbuluar me fotografi 360° është 286 km.
2. “Kalldrun – Koplik – Razëm – Theth”
Gjatësia e aksit të mbuluar me fotografi 360° është 85 km.
Me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore, ekspertë të ASIG zhvilluan sot trajnimin me stafet teknike të Bashkive Kukës dhe Has.
Nisur nga interesi dhe kërkesat gjithnjë e në rritje për produktet e gjeoinformacionit në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga ASHK – Drejtoria Vendore Kukës, ASHK Zyra vendore Tropojë, dhe përfaqësues të stafeve teknike të Bashkive Kukës dhe Has si më poshtë:
Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit;
Vijojnë trajnimet në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ASIG me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të njësive të qeverisjes vendore. U zhvilluan sot trajnimi me stafet teknike të Bashkive Delvinë, Konispol dhe Finiq.
Ekspertët e ASIG patën mundësi ti ofronin të pranishmëve njohuri dhe informacion më të zgjeruar mbi:
Përdorimin dhe funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
Stafet teknike të Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Civile, Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Kullotave dhe Drejtorisë së Projekteve në Bashkinë Sarandë zhvilluan sot më 18.06.2024, në ambientet e kësaj bashkie, nën asistencën e ekspertëve të ASIG trajnimin mbi;
Përdorimin dhe funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
Mbledhjen e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit për: Njësitë administrative dhe fshatrat në përbërje të tyre (rendi 4 dhe 5), Rrjeti i transportit rrugor lokal;
Prezantimin e produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) është partner në projektin SOFTMOVE, një projekt i bashkë financuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021-2027, dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumenteve të Para-Antarsimit (IPA III) si një program bashkëpunimi ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Partnerët e projektit SOFTMOVE janë ASIG, DTA Distretto Tecnologico Aerospaziale (IT) dhe NVU Digital Den.
SOFTMOVE synon të ndërtojë marrëdhënie bashkëpunimi dhe partneritete ndërkombëtare që promovojnë përdorimin e dronëve, me fokus në operacionet dhe zbatimin e shërbimeve inovative ajrore dhe përdorimin e shërbimeve hapësinore, në mënyrë që të mund t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve në qytetet e ardhshme (smart city), të zonës IPA. Njohuritë dhe ngritja e kapaciteteve janë thelbësore për të përmirësuar aftësitë e zonës së Adriatikut Jugor në përdorimin e teknologjive të dronëve dhe për të propozuar zgjidhje për problemet e qyteteve inteligjente. Zhvillimi i njohurive mbi sistemet ajrore pa pilot do të jetë në gjendje të gjenerojë një ndikim pozitiv ekonomik në industrinë vendase, falë pjesëmarrjes aktive të bizneseve fillestare dhe SME-ve që do të jenë në gjendje të bashkojnë teknologjitë dhe aftësitë ndërdisiplinore.
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) priti në një takim pune Autoritetin Rajonal të Baseneve Lumore të Kosovës i cili në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore në Shqipëri ishin pjesë të aktivitetit që u zhvillua në Tiranë, në datat 10 dhe 11 qershor 2024, në kuadër të takimit të dytë për shkëmbimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale ndërmjet AMBU dhe ARBLK.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e përfaqësuesve të Autoritetit Rajonal të Baseneve Lumore të Kosovës me të gjitha nismat dhe bashkëpunimet e suksesshme të realizuara mes ASIG dhe AMBU.
Ekspertët e ASIG iu prezantuan atyre të dhënat dhe informacionet gjeohapësinore të publikuara në Gjeoportalin Kombëtar si frut i bashkëpunimit mes ASIG dhe AMBU.
Gjithashtu me interes të veçantë për miqtë nga Kosova ishin edhe produktet e ASIG të përftuara nga projekti i shërbimit satelitor, ku Drejtori i Drejtorisë së Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing i njohu më nga afër me ecurinë e deritanishme të këtij projekti.