Trajnim me stafin teknik të Bashkisë Fier

 

Vijojnë trajnimet me stafet teknike të njësive të qeverisjes vendore me qëllim ofrimin e njohurive në përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar dhe aplikimeve GIS, në funksion të krijimit, përditësimit dhe publikimit të të dhënave gjeohapësinore në Gjeoportalin Kombëtar si dhe njohuri mbi produktet e përftuara nga projekti Shërbimi Satelitor.

Ekspertët e Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor zhvilluan sot trajnimin me stafin teknik të Bashkisë Fier ku morën pjesë përfaqësues nga:

  • Drejtoria e Projekteve të Infrastrukturës;
  • Drejtoria e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit;
  • Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit;
  • Drejtoria e Sistemit të Adresave, Transportit Publik dhe Sinjalistikës Rrugore;
  • Drejtoria e Administrimit të Fondit Pyjor, Kullotave dhe Mbrojtjes së Mjedisit;
  • Drejtoria e Programimit dhe Kontrollit të Punëve Publike dhe Investimeve.

Vijojnë trajnimet me institucionet publike

 

Sot në ambientet e sallës EUROPA, ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), vijuan trajnimet për përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga institucionet publike të:

  •  Autoritetit Rrugor Shqiptar;
  •  Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore;
  • Autoritetit Portual Durrës;
  • Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin:

  •  Njohja me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit;
  • Prezantimi i produkteve të përftuara nga projekti i Shërbimit Satelitor.

Leksion i hapur me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit

Ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nga Drejtoria e Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing zhvilluan më 09.05.2024, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, leksionin e hapur me temë: “Monitorimi i territorin me teknologji të avancuar”.

Në këtë leksion morën pjesë pedagogë dhe studentë të Departamentit të Gjeodezisë të cilët u njohën dhe diskutuan mbi temat e më poshtme:

  1. Parimet Bazë të Remote Sensing,
  2. Koncepte të përgjithshme mbi satelitët Albania 1 dhe Albania 2,
  3. Aplikimet e shërbimeve të të dhënave satelitore,
  4. Vështrim i përgjithshëm i ecurisë së projektit,
  5. Analizimi i Imazherisë Satelitore.

 

Trajnim me përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare

Sot në ambientet e sallës EUROPA ekspertë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nga sektorët e GIS-it Kombëtar, Sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin dhe Sektori i Përpunimit të Imazherive Satelitore zhvilluan trajnimin për përdorimin e produkteve të gjeoinformacionit me përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare.

Tematikat e trajtuara në këtë trajnim ishin si më poshtë:

  • Njohje me funksionalitetet e Gjeoportalit Kombëtar;
  • Mbledhja e të dhënave sipas temave të gjeoinformacionit;
  • Prezantim mbi produktet e përfituara nga projekti i Shërbimit Satelitor.
     <  

Trajnim me stafin teknik të bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë

Në vijim të nismës së ndërmarrë nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit, u zhvillua dje trajnimi me stafet teknike të bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga:

 

  • Drejtoria e Politikave Urbane;
  • Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit;
  • Drejtoria e Urbanistikës;
  • Drejtoria e Kadastrës Urbane dhe Menaxhimi i Aseteve Publike;
  • Bordi i Kullimit.

 

   

 

ASIG merr pjesë në workshop-in “Digital Innovation Profile for Albania”

Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nga sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin dhe sektori i Gjeoportalit Kombëtar morën pjesë në workshop-in “Digital Innovation Profile for Albania” (DIP).

Ky workshop u organizua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me ekspertët e Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacionit të International Telecommunication Union (ITU), dhe kishte si qëllim krijimin e një Profili Digjital Inovativ i cili synon të sigurojë një vlerësim të saktë të kapacitetit të ekosistemit të vendit tonë për të ndihmuar palët e interesuara të eksplorojnë në rrjedhën e inovacionit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe të mbështetur nga Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Në këtë workshop dy ditor ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve publike dhe botës akademike të cilët diskutuan mbi:

  • Vlerësimin dhe rishikimin e mundësive në ekosistem që zhbllokojnë burimet kritike thelbësore për transformimin digjital,
  • Analizimin dhe kuptimin e veprimeve specifike të kërkuara nga secili grup interesi për të mbështetur udhëtimin sipërmarrës.
  • Prioritizimin e veprimeve, politikave, platformave dhe programeve kryesore të nevojshme për të adresuar boshllëqet në ekosistem.

Duke diagnostikuar saktësisht kapacitetin e vendit për inovacionin digjital, synohet të zhvillohen projekte konkrete që e pozicionojnë Shqipërinë si një lider digjital në rajon. Kjo nismë parashikon një ekosistem ku inovatorët kanë akses në burimet, programet dhe mundësitë e nevojshme për të ndërtuar komunitetet e tyre, duke përshpejtuar arritjen e agjendës kombëtare të zhvillimit.

   

Trajnim me stafin teknik të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës

Vijojnë trajnimet me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive të vendit, nga ekspertët e ASIG të sektorëve të GIS-it Kombëtar, Sektorit të Standardeve për Gjeoinformacionin dhe Sektorit të Përpunimit të Imazherive Satelitore.

U zhvilluan këto ditë trajnime me stafet teknike të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.

   

Realizimi i fotografimit 360° të gjeoreferencuar, të rrjetit rrugor kombëtar dhe zonave urbane

Në kuadër të mbulimit me fotografim 360° gradë të rrjetit rrugor kombëtar, është realizuar fotografimi 360 ° i aksit rrugor Vorë – Kepi i Rodonit dhe është publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.

Fushat ku mund të përdoret ky produkt janë: dokumentimi fotografik i etapave të ndërtimit të veprave të infrastrukturës, objekteve të ndryshme arkitektonike dhe hapësirave publike, kontrolli dhe mirëmbajtja e akseve rrugore, kontrolli i investimeve të kryera në akse rrugore (sinjalistikë, gjelbërim, ndriçim, etj.), përcaktimi i zonave që kërkojnë ndërhyrje në kuadër të mirëmbajtjes, promovimi i turizmit apo evidentimi i objekteve social – ekonomike.

 

 

 

Video mbi realizimin e fotografimit 360° të gjeoreferencuar në rrugët kombëtare dhe zonat urbane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *