Java e Inovacionit 2015 (High Tech Expo)
Java e Inovacionit në datat 11,12,13 Maj në Tirana Expo Center Me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike dhe Znj.Milena Harito,Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor bëhet pjesë e këtij eventi për të dytën herë.ASIG paraqiti shërbimet e tij për publikun si :
1) Gjeoportali
2) Projekti i Fotografimi Ajror & LIDAR
Qëllimi i këtij eventi ishte promovimi i Institucionit tonë si dhe prezantimi i shërbimeve tona në mënyrë që çdo qytetar,biznes apo institucion qeveritar të informohet për rëndësinë dhe funksionimin e tyre.Në këtë event ishte i pranishëm dhe Zëvendës Kryeministri Z.Niko Peleshi,Ministri Për Çeshtjet Vendore Z.Bledar Çuçi,Ministri i Shëndetësisë Z.Ilir Beqja.
Relacioni përmbledhës & Tabela me koefiçentat e transformimit
KRGJSH 2010
KRGJSH-2010
Korniza Rreferuese Gjeodezike Shqiptare që përdoret në Republikën e Shqipërisë është miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 669, datë 07.08.2013 dhe quhet:
“Korniza Rreferuese Gjeodezike Shqiptare 2010” ose shkurt (KRGJSH-2010), ku “2010” është indeksi që lidhet me “epokën” në të cilën janë përcaktuar koordinatat e pikave gjeodezike të monumentalizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.
KRGJSH -2010 do të përcaktohet duke u mbështetur në Kornizën Referues Gjeodezike Europiane. KRGJSH-2010 përdoret për të gjitha aplikacionet që lidhen me përdorimin e koordinatave në territorin e vendit. Lidhja midis KRGJSH-2010 dhe sistemeve të references koordinative klasike të përdorura në vendin tonë, deri në momentin e hyrjes në fuqi të KRGJSH-2010, bëhet duke përdorur parametrat e transformimit që llogariten për ç’do rast.
KRGJSH- 2010 përfshin: I.Parametrat gjeodezike bazë të përcaktuara në Sistemin Referues Gjeodezik 1980 (GRS- 80 ) të cilat janë:
1) Rrezja e ekuatorit të Tokës; a = 6 378 137m
2) Konstantja gravitacionale gjeocentrike e Tokës duke përfshirë edhe atmosferën; GM = 3 986 005 x 10-8 m3s-2
3) Faktori dinamik i figures së Tokës pa përfshirë baticën e qëndrushme; J2 = 108 263 x 10-8
4) Shtypja në pole e Tokës; 1/f = 298.257 222 101
5) Shpejtësia këndore e rotullimit të Tokës; ω = 7 292115.0 x 10-11rad.sek-1
II.Sistemin koordinativ gjeodezik ETRS 89. Realizimi ETRF200, Epoka 2010. III.Sistemin e lartësive. Sistem që realizohet nëpërmjet reperave të rrjetit shtetëror të nivelimit të përfshirë në Rrjetin Unik Europian të Nivelacionit (UELN) dhe të përcaktuara në Sistemin Referues Vertikal Europian (EVRS) me ndihmën e të dhënave për forcën e rëndesës të unifikuara në sistemin International Gravity Standardization Network 1971 (IGSN 1971). IV.Sistemin e koordinatave në plan. Sistemi i koordinatave në plan mundësohet nga dy Projeksione Hartografike: 1.Projeksioni Tërthor Zonal të Merkatorit (TMzn) për harta në shkallë më të madhe se 1 : 500 000; 2.Projeksioni Konik Konform i Lambertit (LCC) për harta në shkallë 1 : 500 000 dhe më të vogla; 3.Meridian qëndror që përdoret në të gjitha punimet civile është meridian: λ = 20 0 Gjatësi gjeografike lindore; 4. Shkalla e shformimit në meridian: 1; 5. Spostimi fals lindor: 500 000 m; 6. Spostimi fals veri: 0 m; <img src=”/images/epsg.png”
Twitter
Workshop “Grupi i Punës për Hidrografinë”
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) është i impenjuar seriozisht në krijimin e një infrastrukture kombëtare të gjeoinformacionit (NSDI) bazuar në direktivën INSPIRE të bashkimit europian.Në funksion të kësaj është krijuar grupi i përbashkët ASIG dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujrave me objektiv krijimin e standardeve dhe strukturës së të dhënave hidrografike si një nga temat kryesore të kësaj direktive.Mbi bazën e rezultateve dhe të kësaj eksperience do të trajtohen dhe temat e tjera që përfshihen nga anekset e kësaj direktive.
Strategic Biznes Plan të ASIG
Workshop me temë: “Përgatitjen e Strategic Biznes Plan të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG)”, organizuar nga kompania Magnum Opus Group (MOG) përgjegjëse për përgatitjen e SBP 5 vjecar të ASIG. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues nga Autoriteti Hartografik Norvegjez (Kartverket) si donatorë të projektit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore dhe përfaqesues nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
Donacioni nga qeveria Norvegjeze për krijimin e NSDI-së
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito nënshkroi sot, marrëveshjen për ndihmën prej 1.2 milion euro, të ofruar nga qeveria Norvegjeze, për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore (National Spatial Data Infrastructure, NSDI-së).
Kjo marrëveshje do të mundësojë së pari, ngritjen e Autoritetit Shqiptar të Infrastrukturës Gjeohapësinore si institucioni përgjegjës për implementimin e direktives INSPIRE; Ndërtimin e Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH-2010) si referencë e standardeve europiane për “GIS-in Kombëtar”; Ndërtimin e “Gjeoportalit Kombëtar”, nëpërmjet të cilit do aksesohen të dhënat gjeohapësinore dhe shërbimet e lidhura me këto të dhëna.
Në përshëndetjen për të pranishmit, Ministrja Harito vlerësoi se “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk është vetëm shenjë e miqësisë dhe mbështetjes reciproke të qeverive të dy vendeve, por dhe një indikator për rëndësinë shumë të madhe që ka zhvillimi i infrastrukturës, përpunimi dhe përdorimi i të dhënave gjeohapësinore. »
Në këtë kontekst, Harito theksoi se krijimi i infrastrukturës kombëtare moderne të të dhënave gjeohapësinore NSDI me standarde Europiane, paraqitet si një domosdoshmëri, në kuadrin angazhimeve të qeverisë, në procesin e integrimit.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në mjediset e AKSHI-t, në tematikën « Shqipëria në axhendën dixhitale europiane ». Për palën norvegjeze kjo marrëveshje u firmos nga zoti Helge Onsrud, Drejtor nga Qendra për Zhvillimin, lidhur me të Drejtat e Pronësisë, pranë “Statens kartverk”.
Mbledhja e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor – BIG
Më datë 19.12.2014, u organizua mbledhja e BIG-ut me pjesëmarrjen e shumicës së anëtarëve të Bordit të Informacionit Gjeohapësinor – BIG . Mbledhja drejtohet nga Ministri i Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike, Znj.Milena Harito.
Rendi i ditës ishte prezantimi dhe vlerësimi i situatës ekzistuese të sistemit për informacionin gjeohapësinor, në kuadër të konsulencës që mundësohet nga Statens Karterk për realizimin e Biznes Planit Strategjik për ASIG nga konsulenti “MOG”.
Drejtori i Përgjithshëm i ASIG, Z.Çala parashtroi një informacion përmbledhës lidhur me punën dhe aktivitetin e ASIG gjatë vitit 2014, duke renditur disa nga arritjet më të rëndësishme: 1. Krijimi i Gjeoportalit për shkëmbimin e të dhënave gjeohapësionore, i cili aksesohet në adresën http://geoportal.asig.gov.al. 2. Hartimi i projektit të fotografimit ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë + Skanimin LIDAR, financuar nga Qeveria Shqiptare me një vlerë rreth 3 milion euro. 3. Skanimi i sipërfaqes detare nëpërmjet një projekti midis IGJU dhe Statens Kartvekt, me vlerë 1.2 milion euro. 4. Hartimi i projektit për rikonceptimin e kurikulës së degës së gjeodezisë pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. 5. Krijimi për herë të parë i VKM-së të fondit fizik për kompensimin nga AKKP, i hartëzuar për 23 200 ha, 23 400 rekorde dhe poligone. 6. Hartimi i Biznes Planit Strategjik të ASIG, nga konsulenti “MOG”. 7. Hartimi i projekteve teknike për ndërtimin e KRGJSH-së. Ministrja Znj. Milena Harito, falënderoi bashkëpunimin institucional për realizimin e projektit të fotografimit ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e Gjeoportalit, si një portal që ofron informacion të rëndësishëm për palët e interesuara. Nga përfaqësuesi i kompanisë “MOG”, Z. Dritan Agolli, u bë Prezantimi i Biznes Planit Strategjik për ASIG nëpërmjet një analize të detajuar të situatës ekzistuese dhe njëkohësisht parashikimet në vazhdim. Projekti i paraqitur është i ndarë në 4 faza: 1. Planifikimi – konceptimi i Projektit 2. Vlerësimi i situatës ekzistuese 3. Prespektivat dhe objektivat kyçe të BPS 4. Plani i menaxhimit dhe veprimit. Çdo fazë u shoqërua me një prezantim të detajuar nga konsulenti. Anëtarët pjesëmarrës bënë komente pozitive mbi prezantimin dhe rëndësinë e Biznes Planit Strategjik për ASIG dhe sugjerime lidhur me bashkëpunimin e mëtëjshëm ndërinstitucional.
Njoftim – Gjeoportali Kombëtar
NJOFTIM
“Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor – ASIG referuar ligjit 72/2012, krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”
Në kuadër të këtij detyrimi ligjor, ASIG ka publikuar Gjeoportalin Kombëtar i cili është një hap shumë i rëndësishëm në krijimin e infrastrukturës së të dhënave gjeohapësinore dhe do i mundësojë publikut dhe përdoruesve të këtyre të dhënave,
të zbulojë, shikojë dhe të aksesojë, përdorë në mënyrë shumë të thjeshtë të dhënat gjeohapësinore .
Ky Gjeoportal është një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të Qeverisjes së Hapur (OGP), që në thelb ka politikën e të dhënave të hapura për qytetarët, duke u ofruar shërbime larg burokracisë dhe afër cilësisë. Gjeoportali kombëtar do të shërbejë për bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër të eficiencës në shërbim të qytetarit. Po ashtu është një hap i nevojshëm në ngritjen e Infrastrukturës së të Dhënave Gjeohapësinore (NSDI), një prioritet në realizimin e direktivës të Bashkimit Europian mbi të dhënat gjeohapësinore (INSPIRE) dhe afrimit të Shqipërisë me Axhendën Dixhitale Europiane.
Gjeoportali Kombëtar është në fazën fillestare të strukturimit të tij, duke kryer një harmonizim të të dhënave gjeohapësinore, në mënyrë që ato të jenë sa më të plota, të sakta dhe të përditësuara. Përdoruesve të interesuar rreth këtyre informacioneve gjeohapësinore (qytetarë, studiues, etj.), u sugjerojmë që të dhënat e marra nga gjeoportali, ti verifikojnë dhe ti konfirmojnë sërish në institucionet përkatëse, për të pasur një informacion zyrtar dhe të përditësuar.
Adresa e portalit: http://geoportal.asig.gov.al/
Projekti i Fotografimit Ajror
Bazuar në nevojat dhe kërkesat e shumë autoriteteve publike të cilat i janë njohur si aktorë për përdorimin dhe përditësimin e tematikave të informacionit gjeohapësinore, ASIG propozoi një fotografim të ri ajror i cili do të shërbejë si hartë-bazë e unifikuar për të gjithë Territorin Shqiptar.Qeveria Shqiptare me vendim të K.ZH.T. Nr.14, datë 23.9.2014, botuar në fletore zyrtare nr.147/2014 me titull “Krijimi I Sistemit të të dhënave Gjeohapësinore” faza e parë, mori vendimin për realizimin e këtij projekti duke e finacur këtë projekt.
Fotografimi Ajror, do të jetë padyshim i dobishëm për njohjen e gjendjes aktuale të veçorive gjeografike shqiptare dhe formulimin e planeve kombëtare lidhur me territorin. Përveç kësaj, është e mundur të kryhen kërkime shkencore dhe të analizohen situata të rëndësishme, duke krahasuar ortofoton ekzistuese të vitit 2007 dhe ato të zhvilluara rishtazi në vitin 2015,
si: erozioni bregdetar, fondi pyjor, zhvillimi i burimeve minerale, ndryshimet e përdorimit të tokës, p.sh. nga tokë bujqësore në zonë e banimit, nga pyll në tokë bujqësore; ndërtesa të reja dhe humbja e ndërtesave, fatkeqësi natyrore, p.sh. rrëshqitjet e tokës apo zjarret në pyje, zbatimi i sistemit të regjistrimit të popullsisë, të sistemit kombëtar të adresave, etj. duke prodhuar Modelin Dixhital të Terrenit, nëpërmjet skaninimit të teritorit (DTS) dhe Ortofoto RGB/ CIR të cilat do të prodhohen për herë të parë në Shqipëri në këtë trajtë.
Kjo do të jetë faza e parë e krijimit të sistemit të të dhënave gjeohapësinore për të mbështetur zhvillimin dhe menaxhimin rajon
Zona e projektit është 28748 Km katrorë,që përfaqëson sipërfaqen e përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.
Zona e projektit do të jetë e ndarë në 3 lote kryesore me saktësi të ndryshme për fotografimin ajror, skanim LIDAR, krijimin DTM dhe DTS nga skanim LIDAR dhe prodhimin ortofoto
Nr | LOT | ZONE | SIPERFAQE (km2) | Fotogradi Ajrore dhe AT (GSD në metra) | Ortofoto |
1 | LOT 1 | Zonë Urbane | 1 028 | 0.08 | Nga fotografitë ajrore me GSD 0.08 |
2 | LOT 2 | Zonë Rurale | 10 340 | 0.20 | Nga fotografitë ajrore me GSD 0.20 |
3 | LOT 3 | Zonë Malore | 17 380 | 0.35 | Nga fotografitë ajrore me GSD 0.35 |
Nr | LOT | ZONE | Sipërfaqe (km2) | Skanimi LiDAR dhe prodhimi DTM |
1 | LOT 1 | Zonë Urbane | 1 028 | 5 pikë/m2 |
2 | LOT 2 | Zonë Rurale | 9 960 | 2 pikë/m2 |
3 | LOT 3 | Zonë Malore | 17 349 | 1 pikë/m2 |
Ndarja e Lote-ve për Fotografimin Ajror
Ndarja e Lot-ve të Skanimit me teknologjine LIDAR
TERMA REFERENCE (TOR)
“ PROJEKTET TEKNIKE PËR RRJETET E KOMBINUARA GJEODEZIKE TË KRGJSH-2010”
Projekti i KRGJSH
Një nga Prioritetet dhe projektet më të rëndësishme të ASIG është implementimi I KRGJSH-2010.
“Korniza Referuese Gjeodezike” apo shkurt KRGJSH, ashtu sikurse është përcaktuar në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor”, është baza mbi të cilën mbështetet përcaktimi unik tredimensional i pozicionit të një pike në tokë dhe përbëhet nga:
a) Parametrat themelorë gjeodezikë;
b) Sistemi i koordinatave gjeodezike;
c) Sistemi i lartësive;
ç) Sistemi i koordinatave në plan, i cili mbështetet te koordinatat gjeodezike dhe në projeksionin hartografik;
d) Rrjeti gravimetrik;
dh) Sistemi i emërtesave.
Implementimi I KRGJSH do të garantojë një referencë hapësinore unike e cila do të mundësojë realizimin e sistemeve ndërvepruese të gjeoinformacionit, të cilat nga ana e tyre do të mundësojnë mbledhjen, ruajtjen, përditësimin dhe përdorimin e informacionit me standarte europiane aq të nevojshëm për vendimmarrje në nivel qendror, lokal si dhe në nivel biznesi.
Në pesë vitet e ardhshme,,KRGJSH do të realizojë për herë të parë në Shqipëri, matjete gravimetrike Absolute në tre pika (Shkoder, Tiranë, Sarandë); do te materializohet në terren nëpërmjet ndërtimit dhe mirëmbajtjes së pikave gjeodezike të cilat duhet të jenë të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e vendit duke formuar kështu rrjetet modern Gjeodezik të Republikës së Shqipërisë.
Ky rrjet I ri do të jetë baza unike gjeodezike e Republikës së Shqipërisë e cila do të përfshijë rrjetet e mëposhtme:
a) Rrjetin shtetëror GPS;
b) Rrjetin shtetëror të nivelimit;
c) Rrjetin shtetëror gravimetrik;
d) Rrjetin e stacioneve mareografike;
e) Rrjetin e stacioneve magnetometrike;
Projektimi, ndërtimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i rrjeteve përbërëse të KRGJSH-së, të kombinuara midis tyre dhe në përputhje me standartet që kërkon integrimi europian i vendit, do ti mundësojë Shqipërisë krijimin e bazës unike për përcaktimin e pozicionit tredimensional të pikave të ndryshme në sipërfaqen e tokës, mbi sipërfaqe dhe nën sipërfaqen e saj duke siguruar arritjen e saktësisë së nevojshme për të garantuar referencën hapësinore për të gjitha GIS-et që do të përfshihen në “GIS-in Kombëtar” si dhe për gjithë gamën e gjerë të përdoruesve që mbështeten në shkencën e gjeodezisë, në infrastrukturën dhe produktet e saj, për të studjuar dinamikën e ndryshimeve të Tokës.
Ndërtimi i KRGJSH-së, do të mundësojë realizimin e një elementi thelbësor të Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Gjeohapësinore (NSDI) dhe do të shmangë përfundimisht shpenzimet e dubluara për gjeoreferencim, pasaktësitë dhe konfuzionin që egziston aktualisht në Shqipëri lidhur me këtë proces teknik të rëndësishëm.