Publikimi i Ortofoto 2015

ASIG ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar Ortofoton 2015 për zonat urbane, e cila ju vjen në ndihmë planeve rregullese në vend, procesit të legalizimit dhe përmirësimit të të dhënave të hartës së pasurive të paluajtshme.

Ortofoto RGB

 Ortofoto CIR

Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor- BIG, datë 28.01.2016

Në mbledhjen e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG) të datës 28.01.2016 nën drejtimin e Ministres së Shtetit për Inovacion

dhe Administraten Publike Znj.Milena Harito, ASIG prezantoi një produkt të rëndësishëm të informacionit gjeohapësinor , Ortofoto 2015 për zonat urbane ,si fazë e parë e një investimi të Qeverisë Shqiptare.

Gjithashtu në mbledhje u miratuan dy dokumente të rëndësishëm që lidhen me Standardet Shtetërore për Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri për temat:

  • -Parcelat Kadastrale. 
    -Ndërtesat

Tema të rëndësishme të diskutimit në BIG ishin prezantimi I termave të referencës për “Gjeoportalin Kombëtar” dhe implementimi i projekteve të KRGJSH-së për vitin 2016 (faza e parë).

Në fokus të takimit ishte edhe prezantimi mbi nismat e autoriteteve përgjegjëse ,në fushën e gjeoinformacionit, për vitin 2016 dhe informimi I ASIG-ut për to.

Twitter

WorkShop i Projektit IMPULS. Tiranë 17-19 Nëntor 2015

  Në datat17-19 Nëntor 2015 , në kuadër të projektit “Impuls” që sponsorizohet nga agjencia “SIDA” e Qeverisë Suedeze u zhvillua Workshop për Grupet e Punës 2,3,4 dhe 5 në Tiranë, që kishte për qëllim ngritjen profesionale të stafeve që merren me të dhënat gjeohapësinore në vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet projektit Impuls, KE do të monitorojë implementimin e Direktivës INSPIRE në vendet e rajonit të Ballkanit dhe do të asistojë njëkohësisht me eksperincën e saj nëpërmjet Agjencisë Suedeze “Lantmateriet” (Mapping , Cadaster and Property Registration Authority) dhe “State Geodesy Authority” i Kroacisë, Agjencitë e këtyre vendeve.

 

 

 

 

Twitter

Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor- BIG, datë 22.10.2015

Në mbledhjen e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor (BIG) të datës 22.10.2015 në drejtim të Ministrit të Shtetit për Inovacion

Znj.Milena Harito, ASIG prezantoi disa dokumenta të rëndësishëm që lidhen me Standardet Shtetërore për Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri për temat:

-Kufijtë e Njesive Administrative.
-Parcelat Kadastrale. 
-Ndërtesat.

Gjithashtu u diskutua dhe miratua Drafti VKM për “Përcaktimin e rregullave të hollësishme për krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e metadatave” për informacionin gjeohapësinor në Shqipëri.

Në këtë mbledhje u theksua, rëndësia që ka miratimi dhe implementimi I këtyre standardeve nga Autoritetet Shtetërore përgjegjëse dhe impakti që do të kenë në rritjen e cilësisë së prodhimit të informacionit gjeohapësinor.

Twitter

Mbledhje e Bordit për Informacionin Gjeohapësinor- BIG, datë 16.07.2015

Më  datë 16.07.2015,ora 09:00, pranë  Godines “Ish-Inima” Kati II (Salla Europa), Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë,

u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit të Informacionit Gjeohapësinor –BIG, me pjesmarrjen e shumicës së së anëtarëve të tij. Mbledhja u drejtua nga znj. Milena Harito Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Në mbledhje u diskutuan dhe u miratuan sipas rendit të ditës këto çështje:

  1. Planit Strategjik 5 vjecar për ASIG,  prezantuar nga  përfaqësuesi i “MOG”, z. Dritan Agolli.
  2. Kërkesa për komente mbi termat e referencës për krijimin e Sistemit Shqiptar të Informacionit të Pyjeve, paraqitur nga Drejtori i Drejtorisë së Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit.
  3. Projekt VKM “Për planifikimin dhe realizimin e fotografimit ajror  të territorit të Republikës së Shqipërisë”, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.
  4. Dokumenti “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të infrasrukturës së informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema Hidrografia” dhe projekt VKM-ja përkatëse, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.
  5. Ecuria e projektit për Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.
  6. Të dhënat e publikuara në Gjeoportalin Kombëtar të Informacionit Gjeohapësinor, paraqitur nga përfaqësues të ASIG.

Twitter