Telefon: +355 4 223 6762

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), mori pjesë në workshop-in e organizuar online, në kuadër të projektit EUROSEA, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian i cili ka për synim koordinimin në shkallë të gjerë, në kontinentin Evropian të agjencive kombëtare që menaxhojnë të dhënat oqeanografike dhe detare, duke kombinuar kapacitetet dhe përmbushur mangësitë ekzistuese në funksion të një sistemi vëzhgues ndërkombëtar.

Ky ishte edicioni i dytë i cili u zhvillua online më 4 dhe 5 maj në bashkëpunim me European Global Ocean Observing System (EuroGOOS). Nga ASIG morën pjesë në këtë workshop specialistë të sektorit të Kornizës Referuese Gjeodezike dhe sektorit të Infrastrukturës së Sistemeve CORS.

Gjatë këtij eventi u trajtuan çështjet e mëposhtme:

  • Pasqyra globale e rrjeteve, bazës së të dhënave dhe portaleve të të dhënave;
  • Statusi dhe mundësitë e ardhshme të teknikës GNSS-IR;
  • Rastet studimore të bazuara në të dhënat e matësve të baticës-zbaticës (Zona e Mesdheut);
  • Kontrolli automatik i cilësisë dhe përpunimit të të dhënave (në kohë reale dhe modaliteti i vonesës).

Grupi i specialistëve të ASIG që morri pjesë në këtë event u njoh me të rejat më të fundit, situatën e përgjithshme dhe angazhimet në të ardhmen duke vendosur gjithashtu kontakte me homologët e tjerë pjesëmarrës në këtë workshop.

Twitter