Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor nga sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin dhe sektori i Gjeoportalit Kombëtar morën pjesë në workshop-in “Digital Innovation Profile for Albania” (DIP).
Ky workshop u organizua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me ekspertët e Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacionit të International Telecommunication Union (ITU), dhe kishte si qëllim krijimin e një Profili Digjital Inovativ i cili synon të sigurojë një vlerësim të saktë të kapacitetit të ekosistemit të vendit tonë për të ndihmuar palët e interesuara të eksplorojnë në rrjedhën e inovacionit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe të mbështetur nga Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Në këtë workshop dy ditor ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve publike dhe botës akademike të cilët diskutuan mbi:
- Vlerësimin dhe rishikimin e mundësive në ekosistem që zhbllokojnë burimet kritike thelbësore për transformimin digjital,
- Analizimin dhe kuptimin e veprimeve specifike të kërkuara nga secili grup interesi për të mbështetur udhëtimin sipërmarrës.
- Prioritizimin e veprimeve, politikave, platformave dhe programeve kryesore të nevojshme për të adresuar boshllëqet në ekosistem.
Duke diagnostikuar saktësisht kapacitetin e vendit për inovacionin digjital, synohet të zhvillohen projekte konkrete që e pozicionojnë Shqipërinë si një lider digjital në rajon. Kjo nismë parashikon një ekosistem ku inovatorët kanë akses në burimet, programet dhe mundësitë e nevojshme për të ndërtuar komunitetet e tyre, duke përshpejtuar arritjen e agjendës kombëtare të zhvillimit.