Telefon: +355 4 223 6762

Në simpoziumin e organizuar nga nënkomisioni i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjeodetëve për Europën “EUREF”, i cili u mbajt në Gothenburg të Suedisë, më 23-26 maj 2023, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), u përfaqësua nga z. Oltjon Balliu, përgjegjës i sektorit të Kornizës Referuese Gjeodezike dhe z. Luçiano Kasneci specialist i këtij sektori. Qëllimi i këtij simpoziumi ishte mbulimi i aktiviteteve të EUREF të tilla si realizimi, mirëmbajtja dhe përdorimi i sistemeve europiane ETRS89, EVRS dhe Rrjetit Permanet Europian EPN si dhe mbështetja për vendet Ballkanit në zhvillimin e Kornizave Referuese Gjeodezike.

Përfaqësuesit e ASIG në prezantimet e tyre në këtë takim, sollën për të pranishmit informacion mbi statusin aktual të Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare dhe objektivat që ka ASIG në të ardhmen për ndërtimin dhe zhvillimin e 5 (pesë) rrjeteve kryesore që përbëjnë KRGJSH-në.

Gjithashtu në simpoziumin EUREF 2023 u miratuan rezolutat mbi:

  1. Përmisimin e konsistencës midis realizimit të fundit ETRS89, veçanërisht midis ETRF2014 dhe ETRF2020 duke njohur përftimet e harmonizimit të kornizave referencave të përdorura nga vendet brenda Evropës.
  2. Produktet (koordinatat dhe seritë kohore) e Kornizës Referencë EUREF të shprehen në realizimin e fundit të ITRS/IGS20.
  3. Arzhurnimi i metadatave të stacioneve referencë EPN (koordinatat dhe produktet troposferike) në mënyrë që të bëhet e mundur llogaritja e fushatës së tretë të rrjetit permanent EUREF “ EPN-Repro3” nga qendrat e analizave të EPN.

Twitter